Treg

Paaftësia dhe emigracioni, arsyet kryesore të papunësisë në Shqipëri

Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit për vitin 2021, mungesa e forcës së punës  në vendin tonë vjen nga paaftësia e aplikantëve, 45% e tyre.

Rreth 38% e mungesës në tregun e punës në Shqipëri raportohet se është pasojë e nivelit të lartë të emigracionit që ka krijuar një boshllëk të tillë.

Pagat aspak të konkurrueshme në tregun e punës, zënë 7% të arsyeve se pse tregu i punës  në Shqipëri është i paplotësuar.

Përqindja më e madhe e njerëzve të paaftë për punë si faktor ndikues në papunësi raportohet në Mal të Zi me 51% dhe në Maqedoninë e Veriut me 50%.

Paga jokonkurruese si arsye e nivelit të papunësisë raportohet në nivelin më të lartë në rajon në Serbi, me 19%. Ndërsa emigracioni si faktor ndikues  vlerësohet më i lartë në Bosnjë, me 50%.

Sipas dy skenarëve të Institutit të Studimeve  në Vjenë, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit deri në vitin 2050.

Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% në Mal të Zi deri në 35% në Ukrainë.

Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, shkalla e papunësisë në vendin për moshat +15 vjeç arriti në nivelet e pothuajse 12%, rritje me 0.5% nga e njëjta periudhë e vitit 2020.

Guvernatori i BSH-së, z.Gent Sejko njoftoi se punësimi është fusha që ende nuk është rimëkëmbur që nga nisja e pandemisë dhe po tregon përparim të ngadaltë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë