“Më duket se edhe gruan time nuk e njoh kaq mirë sa Bonuçin”. Këto ishin fjalët e Xhorxhio Kielinit në fund të ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës në gjysmëfinalen e Euro2020 të fituar nga italianët. Përveç shakasë, fraza ka edhe një të vërtetë të madhe në mes.
Një jetë së bashku të Juventusi dhe kombëtarja e italiane e kanë bërë këtë dyshe mbrojtëse unike në botë, të pandashme dhe të frikshme për rivalët. Por cili është sekreti i kësaj dyshje?
Bonuçi pa Kielnin nuk funksionon dhe as Kielini pa Bonuçin.
“Ata e kuptojnë njëri-tjetrin pa folur fare. Kur kanë kaluar së bashku gjithë këto situata, ata e dinë se çfarë të bëjnë. Njëri e di se çfarë do të ndodhë dhe si do të veprojë tjetri në një situatë të caktuar. Plotësojnë njëri-tjetrin”, thotë Andrea Barzalji, që me Antonio Conten formonte treshen e mbrojtjes të pakalueshme të Juventusi së bashku me Bonuçin dhe Klielinin.
Kielinin e përfshin te lloji i mbrojtësve në zhdukje.
“Xhorhxio është lloji i mbrojtësit që ka nevojë të ndjejë kontakt me kundërshtarin. Përdor inteligjencën, por edhe fuqinë fizike për t’i mohuar kundërshtarit hapësirën. Këta lloj mbrojtësisht janë të rrallë këto ditë, sepse vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjera. Nuk dua të them se është i fundit i mbrojtësve të mëdhenj italianë, por ai është pjesë e kësaj tradite”, vlerëson Barzajli Kielinin.
Bonuçin si më modern.
“Për kontrast, Bonuçi është një mbrojtës më modern. Është më i aftë që të lexojë ndeshjen, të kuptojë situatat. Është ai lloj lojtari që Pep Guardiola, predikuesi më i madh i mbrojtjësave modernë, që e përshkoi Bonuçin si mbrojtësi i tij i preferuar i të gjitha kohërave”, vijon më tej ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane.
Këto janë cilësitë fizike, por pas nuk mbetet pa vlerësuar nga Barzajli as përgatitja e tyre mendore, që sipas ish-mbrojtësit është arsyeja që luajnë ende në nivele kaq të larta, pavarësisht se së bashku kanë një moshë totale prej 70 vjeç.
“Profesionalizmi, përkushtimi, përgatitja fizike e mendore dhe mbi të gjitha nuhatja se kur dhe si duhet sakrifikuar. Këto janë sekretet e sukseseve të tyre”, thotë ai.
“Bëmat” e dy qendërmbrojtësve italianë brenda në fushë janë aq të përhapura, sa një pjesë e tyre është edhe në kufijtë e të pabesueshmesh, si historia e hudhrës në rastin e Bonuçit në vitin 2014.
Në 2014-n, para se Juventusi të luante ndaj Romës në një ndeshje vendimtare për titullin e Serisë A, Leonardo Bonuçi hëngri një tufë hudhra. Ideja ishte e përgatitësit fizik dhe mendor të skuadrës, Alberto Ferrarini, që më vonë do të shpjegonte.
“Qindra vite më parë, ushtarët hanin hudhra për të qenë të fortë, të shëndetshëm dhe të vëmendshëm”, tha ai, duke shpjeguar se ky ishte qëllimi se përse iu dhanë Bonuçit.
Por, pati edhe një efekt tjetër. Ferrarini udhëzoi Bonuçin që t’u qëndronte sa më afër Xhervinjos dhe Francesko Totit, dy sulmuesit më të rrezikshëm të Romës. Plani funksionoi. Juventusi fitoi 3-2 ndaj Romës dhe Bonuçi shënoi golin e fitores.
Kjo historia kristalizon idenë e përgjithshme se nuk ka asgjë që Bonuçi dhe Kielini nuk do të bënin në shërbim të fitores, si te Juventusi, ashtu edhe Italia, që u përforcua edhe me atë tërheqje prej fanele që Kielini i bëri anglezit Saka në shtesën e takimit, duke ja hedhur paq me një karton të verdhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.