Kisha Ortodokse Serbe po kthehet në mjetin e një loje të pamëshirshme politike nga Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç për ta vënë qeverinë e Malit të Zi nën kontrollin e tij.
Një vit më, qeveria e re në Podgoricë filloi negociatat mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet midis komunitetit më të madh fetar në vend dhe shtetit. Qeveritë e njëpasnjëshme nën kontrollin e Presidentit aktual Milo Gjukanoviç nënshkruan marrëveshje të ngjashme me komunitetet fetare më të vogla në vend (katolik, islamik dhe hebre), por jo me Kishën Ortodokse, me të cilin shteti malazez pati një marrëdhënie gjithnjë e më konfrontuese në dekadën e fundit.
Në javën e fundit të majit, përpjekja e Vuçiç për të marrë nën kontroll qeverinë e Malin e Zi u bë me ashpër se kurrë. Ndërkohë që nisej në një vizitë zyrtare në Serbi, kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç u përball me një sërë presionesh mediake por edhe politike nga partia pro-serbe në pushtet, Fronti Demokratike.
Qëllimi i këtyre sulmeve ishte ta detyronte Krivokapiç të nënshkruante një marrëveshje në Beograd që e vinte Kishën Ortodokse malazeze nën syrin komandues të Vuçiç dhe jo të Malit të Zi. Po aq problematik ishte fakti që teksti i marrëveshjes nuk ishte parë nga partnerët kryesorë në koalicionin qeverisës të Malit të Zi dhe as nuk ishte diskutuar me popullsinë e gjerë.
Meqenëse pjesa tjetër e qeverisë malazeze do ta kishte jashtëzakonisht të vështirë të mbështeste diktatin e presidentit serb dhe nëse kryeministrit nënshkruante marrëveshjen në Beograd, me shumë mundësi qeveria do të përballej me një mocion mosbesimi.

Por, pavarësisht nga fuqia e tij e konsiderueshme, presidenti serb nuk ishte në gjendje të ndërhynte në punët e brendshme të Malit të Zi. Me mbërritjen në Beograd në mbrëmjen e 27 majit, Krivokapiç befasoi presidentin serb me një deklaratë sfiduese duke njoftuar se marrëveshja e propozuar nga Vuçiç të nënshkruhet në Malin e Zi në 30 tetor të vitit 2021.
I zemëruar në shuplakën diplomatike të Krivokapiç, regjimi i Vuçiç përshpejtoi fushatën e shpifjeve kundër kryeministrit malazez. Disa ditë më vonë, krerët e Frontit Demokratik pro-serb njoftuan se do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për qeverinë malazeze. Paralelisht, zyra e Patriarkut Serb lëshoi një njoftim për shtyp duke dënuar “refuzimin” e Krivokapiç për të nënshkruar marrëveshjen. Sikur të mos mjaftonte kjo, të gjitha mediat malazeze të kontrolluar nga Beogradi raportuan se kryeministri Krivokapiç do të arrestohej nga Prokurori i Përgjithshëm sapo të kthehej nga Serbia për tradhti kombëtare, duke thënë se marrëveshja e propozuar nga Vuçiç ishte në interes të Malit të Zi. Lajmi rezultoi të mos ishte i vërtetë dhe ishte një tjetër mjetet presioni për ta detyruar kryeministrin të nënshkruante marrëveshjen në fjalë.
“Me ‘Jo’ të tij për Vuçiçin, Krivokapiç i demonstroi kreun serb se “Mali i Zi nuk është Mitroviça e Veriut, as Republika e Srpska”, shkruante së fundmi gazeta malaze “Vijesti”.
Por që nga mesi i vitit të kaluar, figura të caktuara të Frontit Demokratik filluan të përdornin frazën “bota serbe”, duke iu referuar ish republikave jugosllave ose territoreve me popullsi të konsiderueshme kanë filluar promovimin e idesë së bashkimit të disa republikave jugosllave nën udhëheqjen e Vuçiç.

Regjimi serb mbështeti në mënyrë agresive kandidatët e Frontit Demokratik në zgjedhjetlokale në qytetet malazeze të Niksiç dhe Novi në mars dhe maj të këtij viti por edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Vuçiç po ashtu kritikoi vendimin e Krivokapiç për të filluar procedurën e shkarkimit të ministrit të kabinetit Vladimir Leposaviç pasi ky i fundit mohoi publikisht gjenocidin nga forcat serbe në Srebrenicë.
Ndërhyrja e egër e regjimit serb në punët e brendshme të Malit të Zi filloi që me propozimin e ligjit për Lirinë Fetare nga Gjukanoviç në dhjetor 2019, duke çuar në tensione të forta etnike në Podgoricë.
Ligji për Lirinë Fetare ishte padyshim një nga gabimet më të mëdha të Gjukanoviç. Kushdo që e këshilloi ta shtynte atë ishte arkitekti i rënies së tij. Duke filluar valën e protestave të kryesuar nga Kisha Ortodokse, ligji i diskutueshëm mbi fenë i dha fund mbretërimit tridhjetë vjeçar të partisë së tij mbi Malin e Zi.
Pavarësisht nga fati i qeverisë aktuale malazeze, përpjekjet e fundit nga Beogradi zyrtar për të vendosur me forcë rrjedhën e ngjarjeve në Malin e Zi përmes instrumentalizimit të Kishës Ortodokse mund të kthehen në bumerang, duke dëmtuar imazhin e Vuciç për aq kohë sa udhëheqësit politke në Podgoricë sfidojnë direktivat e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




