Pas takimi të parë, midis diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u bë e qartë se takimi nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse nuk do të ishte për Presidentin Trump. Dhe për këtë arritje, kreu i Shtëpisë së Bardhë meriton Çmimin Nobel për Paqen.
Është e vërtetë se nuk e dimë ende nëse samiti i përbashkët mes dy Koreve do të sjellë marrëdhënie më të mira ndërmjet dy të përçara nga lufta, apo nëse Kim Jong-un do të pranojë të dorëzojë arsenalin e vogël të armëve bërthamore.
Nuk duhet të besojmë në mënyrë naive asnjë premtim të diktatorit korean pa prova të verifikueshme, pasi e tij, premtimet e tij mund të zgjasin aq sa zgjat një plak prej dëbore në gusht.
Por qëndrimi i ashpër i Presidentit Trump kundër prodhimit të armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut dhe suksesi i tij në miratimin e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara, të cilat kanë dëmtuar vazhdimisht ekonominë e vendit komunist, shkuan përtej pritshmërive, duke e detyruar Kim Jong-un të ulej në tryezën e negociatave.
Nga ana tjetër, gatishmëria e Presidentit Trump për të mbajtur një samit të përbashkët me liderin korean në javët e ardhshme, nxiti diktatorin të njoftonte ndalimin e testimin e armëve bërthamore, duke mbyllur një stacion bërthamor, që përdorej për testimet nëntokësore.
Në vitin 2009, Presidenti Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqe për … um … për … le të themi, për mbajtjen e fjalimeve të mira dhe thurjen e planeve të mëdha për ta bërë botën një vend më të mirë.
Megjithatë, në vitin 2015, ish-sekretari i Institutit Nobel, pranoi se çmimi prestigjioz iu dha para kohe presidentit Obama, për arritjet që instituti shpresonte se do të arrinte ish-presidenti amerikan dhe jo për atë që kishte realizuar në të vërtetë.
Në kundërshtim me të, Presidenti Trump ka arritje konkrete në samitin e së premtes mes dy Koreve dhe takimin e tij të ardhshëm me Kim.
Nuk jam Polianna. E kuptoj se Kim nuk do të pranojë kurrë që të heqë dorë nga të gjitha armët e tij bërthamore, megjithëse ai mund të bjerë dakord të kufizojë programet e tij ushtarake dhe një serë veprimesh të tjera që do ta bënin Korenë e Veriut një vend më pak të rrezikshme për fqinjët e tij dhe për në SHBA-në.
E kuptoj se ekziston çdo arsye për të besuar se samiti ndër-korean nuk ishte asgjë më shumë se një marifet gjigant i mjeshtërve të PR-itnë skenën botërore. Por i japin Presidentit Trump meritat që i takojnë, pasi
Ai ka shmangur me sukses kërcënimet më të mëdha: mundësinë e një lufte me Korenë e Veriut ku mund të përdoreshin edhe armët bërthamore, e për pasojë duke vrarë miliona njerëz. Kjo nuk është një arritje e vogël dhe me siguri e meriton çmimin Nobel për Paqen.
Përveç vendosjes së një synimi për të punuar për spastrimin e të gjithë Gadishullit Korean nga armët bërthamore , Kim dhe Moon thanë se do të kërkonin bisedime me SHBA për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koreve, nëpërmjet një traktati paqeje. Lufta përfundoi në vitin 1953 pas vendosjes së një armëpushimi dhe kjon do të thotë se Veriu dhe Jugu mbesin teknikisht në luftë.
A do të ketë një traktat të vërtetë paqeje midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së?
Nuk e dimë, por jemi shumë më pranë këtij qëllimi se kurrë.
Dhe realisht, vë bast se Kim nuk do të përpiqet kurrë ta hapë dyert e vendit të tij, në mënyrë kuptimploteë
Samiti që sapo u zhvillua, të paktën për mua, është ekuivalenti gjeopolitik i një prej filmave të Bill Murray, Pheniani bën premtime të mëdha, por nuk ndodh asgjë më shumë përveç negociatave që nuk të çojnë asgjëkund. Babai i Kim bëri të njëjtën gjë gjatë samiteve të ngjashme në vitin 2000 dhe 2007, madje edhe fotografitë duken gati identike.
Por me gjithë ndershmërinë, edhe nëse është kështu, kujt i intereson? Madje kjo është diçka që pritej, sepse strategjia e Koresë së Veriut është e qartë. Premtoji botës paqe për ca kohë dhe ndalu derisa bota të ketë një problem më të madh për t’u marrë. Ka funksionuar në të kaluarën dhe ka shumë gjasa të funksionojë përsëri.
Por asnjë nga këto nuk ka rëndësi. Ne duhet të përqendrohemi në rezultatet që Presidenti Trump ka arritur deri tani. Dhe nëse do të përdornim frazaologjinë e tij, ato janë “madhështore”.
Administra e Presidentit Trump ia doli të përmbante ushtarakisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht, Korenë e Veriut. Duke qenë se ka një ekonomi me vlerë vetëm 14 miliardë dollarë në vit dhe është sa një e treta e madhësisë së Etiopisë, Koreja e Veriut është një problem që mund të menaxhohet.
Është e rëndësishme ta dimë këtë, edhe nëse nuk jemi në gjendje ta bindim Kim Jong-un që heqë dorë nga të gjitha armët bërthamore. Ndonëse samiti ndër-korean nuk do të ndryshojë gjjthçka, ne duhet të shohim pozitive të asaj që është arritur . Rreziku nga Pheniani, megjithëse nuk është zhduukur tërësisht ,tani mund të mbahet nën kontroll. Falë Presidentit Trump.
Presidenti Trump ka arritur gjëra të mëdha në skenën botërore. Për të gjitha këto arsye, them t’i jap Çmimin Nobel për Paqen, dhe nëse do të ishte e mundur, Instituti Nobel duhet t’i marrrë Presidentit Obama çmimin e tij./Fox News/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.