Lidhjet midis televizionit BBC dhe qeverisë britanike kanë qenë gjithmonë delikate. Ngjarjet e fundit shkojnë deri tek familja mbretërore. Më 20 maj BBC-ja kërkoi falje publike për një intervistë të kryer me princeshë Dianën në vitin 1996 me gazetarin Martin Bashir, i cili e kishte mundësuar këtë intervistë nëpërmjet mashtrimeve. BBC premtoi rishikim dhe përmirësim të politikave editioriale të saj.
Sa më shumë BBC fokusohet te sulmet e qeverisë aq më shumë britanikë po informohen nga SHBA-ja. Më shumë se 6 nga 10 britanikë janë regjistruar në platformat vizive amerikane.
Nga 4 orë TV që shikonin britanikët më parë, tani shikojnë më pak se 3 dhe pjesën më të madhe e shpenzojnë në internet dhe jo televizion tradicional.
BBC është përshtatur mirë me mediat e reja, është më e përdorura pas Google, Facebook dhe Youtube. Në vitin 2007, televizioni britanik nxorri në treg platformën iPlayer, njëkohësisht me Netflix. Atëherë, iPlayer kishte më shumë përdorues se ndonjë platformë tjetër. Në vitin 2019, njerëzit nuk shpenzonin as një orë të plotë të shikonin produktet e BBC-së.
Pagesa vjetore për të është, 229 dollarë, aq sa përtë paguar, Netflix, Disney+ dhe të teprojnë ca para për të blerë kokoshka.
BBC është i vetmi televizion që shërben edhe si transmetues dhe si burim informacioni. Vitin e kaluar 70% e britanikëve me akses në internet thanë se kishin marrë vesh rastësisht lajmet e BBC-së. “Pa dyshim, BBC mbetet burimi i vetëm i informacioneve për Mbretërinë e Bashkuar”,-tha Rasmus Nielsen i Institutit Reuters.
Korporata është akoma e fortë krahasuar me të tjerë që nuk mundën t’i bënin ballë krizave. 86% e britanikëve thonë se janë të kënaqur me shërbimet publike të informacionit kundrejt, 50% dhe 61% në Itali, Spanjë dhe Francë.
Analistët thonë se ndonëse Boris Johnson nuk e dëshiron BBC-në, nuk e largon dot sepse do të ketë pasoja. Të moshuarit, të cilët përbëjnë masën e votës konservatore, mbeten të varur nga BBC. Dhe vlerësimet e shëndetshme të z. Johnson tregojnë se ai nuk i detyrohet asnjë favor Z. Murdoch (drejuesit të BBC), i cili ka lobuar prej kohësh që korporata të shkurtohet.
Megjithatë, ndërsa shumëllojshmëria e argëtimit nga transmetuesit rritet, një taksë e detyrueshme për të financuar komedinë dhe dramën duket e çuditshme. Në epokën e shikimit linear, transmetuesit e shërbimit publik duhej të ndërthurnin lajmet me tarifat më të lehta për t’i bërë njerëzit të akordoheshin.
Prisni një BBC më të vogël dhe më të orientuar drejt lajmeve në të ardhmen – dhe drejtojeni fajin, ose atributet, jo qeverisë, por Hollywood.
Burimi:The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.