Bizneset më të mëdha në botë po shkonin mirë deri sa erdhi Covid-19, por tani po shkojnë edhe më mirë. Top 50 kompani shtuan kapitalin e tyre në treg me 4.500 trilionë dollarë, sa 28% e PBB-së globale. Para tri dekadash kjo shifër nuk arrinte as 5%.
Kjo është vetëm një përllogaritje se si firmat më të mëdha në botë po dominojnë tregjet. Kjo i hapi rrugë politikbërësve të vendosin taksa më të larta për kompanitë me fitime marramendëse.
Por kompanitë e mëdha kanë vendosur kufire më të larta dhe paguajnë më pak taksa se disa dekada më parë. Niveli median i taksës së tyre nga 35% në 1995 është ulur në 17% në 2020. Gjithashtu ata paguajnë më pak tatim fitim, nga 9% në vitet 90′ në 3% në 2020-n.
Vendimet e fundit të Joe Biden mbi rritjen e taksave synojnë të reduktojnë pabarazitë dhe ekonminë informale. Sipas FMN-së gjatë vitit 2019, 40% e deklarimit për investime të huaja ishin thjesht kompani fantazmë që investonin në “guask” dhe nuk kishin asnjë aktivitet ekonomik.
Rreth viteëve 90′ nuk kishte asnjë kompani kineze në top 50, vitin e shkuar kishte 8 të tilla. Rritja e prezencës së Kinës ka lënë mënjanë Europën, e cila nga 15 kompani në top 50 tashmë ka vetëm 7.
Kompanitë teknologjike kanë zënë vendin më të madh. Kanë rënë ndjeshmë kompanitë e lëndëve djegëse. Rritja e kompanive tëknologjike ka sjellë kaos midis qeverive dhe autoriteteve rregullatore.
Politika është e shqetësuar se fuqia e kompanive ka arritur në nivele antidemokratike dhe nëse dështojnë në ndryshimin e saj, do të përballen me pasoja populiste nga në shoqëri radikale e shkatërruar nga pabarazitë e pasurisë me orientim urban-rural.
Shqetësimet më të mëdha janë për kompanutë e teknologjisë lidhur me të drejtën dhe lirinë e fjalës dhe mbledhjes së të dhënave personale.
Shumë nga këto kompani, përfshirë Alibaba dhe Amazon punësojnë njerëz jo shumë të kualifikuar me paga të ulëta. Kompani të tjera kanë një strukturë të tillë që u rriten fitimet pa nevojën e rritjes së stafit punëtor.
Fitimi i këtyre kompanive po rritet shumë shpejt duke zënë vend në treg dhe duke e dominuar atë.
Fitime të shumta, punonjës të paktë, taksa të lehta, kompanitë po dalin si rivalë edhe të politikave monetare e fiskale. Gjatë vitit 2020, kompanitë “po uleshin” mbi paratë e tyre që kishin stok.
Gjithsesi dinamizmi monetar dhe qëndrimi në lartësi nuk do të thotë që do të jenë gjithmonë aty.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.