Për vitesh, ishulli grek i Lesbos ishte streha ime sekrete. Si shkrimtare zakonisht unë punoj edhe kur vizitoj vende të bukura, duke ndjekur një orar të rreptë dhe duke marrë shënime gjatë gjithë kohës.
Zora O’Neill -BBC
Por në këtë ishull idilik, fiks përballë brigjeve të Turqisë, nuk doja të bëja asgjë tjetër përveçëse të haja sardelet e pjekura në skarë dhe të shihja diellin tek lindte dhe perëndonte në detin e Egjeut.
Megjithatë, Lesbosi nuk është vendi im, por atdheu i tim shoqi. Pjetri dhe familja e tij greko-amerikane kishin vizituar Lesbosin që nga viti 1992 dhe që ateherë nuk ishin larguar kurrë që aty
Në vitin 2015, Pjetri dhe unë bëmë një udhëtim veror në Greqi duke u parë me sytë tanë mijëra refugjatët që iknin nga lufta në Siri, Irak e Afganistan dhe filluan të vinin në brigjet e Lesbosit, duke pushtuar edhe tituj ndërkombëtarë.
Varkat e tyre prej gome, ishin të tejmbushura me njerëz, të cilët kishin zbarkuar të hutuar në fshatin tonë ose në brigjet e tjera të ishullit.
Unë flas arabisht dhe kam vizituar disa herë Sirinë, prandaj propozova të ndihmoja. Pjetri, i frikësuar mu lut që të mos shkonim, por mora me qira një makinë dhe u nisa
Kampet e tranzitit ishin mbushur me mijëra njerëz prisnin të merrnin letrat e regjistrimit nga policia, por unë arrita të shkoja pranë tyre pas pesë kthesave të gabuara.
Kara Tepe kishte strehuar kryesisht sirianë dhe irakianë, por më shumë se një kampi, i ngjante një parku të madh makinash. U bashkova me një grup femrash që po gatuanin makarona për drekë dhe kishin ardhur aty në mënyrë vullnetare, si unë. Arabishtja ime ndihmoi në kontrollin e turmave dhe shpërndarjen e ushqimit.
Në fund të pasdites, ndihesha mjaft mirë që ndihmova një familje afgane, e cila ishte orientuar për në Kara Tepe, por duhet të shkontë në një kamp tjetër që strehonte emigrantët nga Afganistani.
Por disa sekonda pasi mbërritëm, më kaploi një ndenjë trishtmi, teksa pashë muret e larta, roje në çdo cep dhe telat me rroba që dukeshin sikur kishin fund.
Ky nuk ishte Lesbosi që njihja.
Disa muaj më vonë, u ktheva sërish në ishull. Që nga vera, kisha ndihmuar në krijimin e një rrjeti të madh vullnetarësh. Kisha punuar disa ditë në një kamp dhe u mësova gjithçka që dija për Lesbosin, shkrova një udhëzues dhe ndërtova një hartë për këdo që donte të punonte si vullnetar në ishull.
Situata ishte bërë më e zymtë dhe më komplekse, prandaj shkova në Lesbos për të forcuar rrjetin e vullnatarëve, për të përditësuar udhëzuesit dhe për të mbështetur me aq më mundesha, refugjatët.
Gjatë muajve të fundit, Lesbosi ishte kthyër në strehën e vetme për sirianët, irakianët dhe afganët që ikin nga lufta
Ndërkohë që trageti nga Athina po hynte në port, projekti im i vullnetarëve mu duk papritur si budallallëk. Nuk dija asgjë për këtë vend, do të udhëtoja në një rrugë plot të paprituta, do të punoja në një kamp dhe do të gjeja një mënyrë për t’u qëndruar pranë mijërave familjeve që u kishin shpëtuar vdekjes.
E vetmja gjë që dija ishte se kishte vetëm një mënyrë për të shuar ankthin tim: të ecja përpara.
Disa ditë pasi mbërrita në ishull, e gjeta veten duke pirë çaj me një vullnetar, një emigrant australian që jetonte prej vitesh në Skala Eressos. Papritur na u bashkuan dhjetëra refugjatë duke na treguar përvojat e tyre të dhimbshme.
Lesbosi tani ishte kthyer një shkollë e madhe për të gjithë njerëzimin
Gjithkush në Lesbos kishte vizatuar harta dhe udhëzues dhe përshtatur jetën e tyre të mëparshme me situatën aktuale, duke vendosur si, kur dhe ku të ndihmojnë refugjatët e shkatërruar nga lufta.
Për familjen afgane, familjen kurde dhe qindra e mijëra të tjerë që kanë kaluar ose janë ndaluar Lesbos, ishulli ishte shënuar përgjithmonë në hartat e jetës së tyre. Ky ishull nuk është më vendi i burrit tim. Tanimë ai është edhe streha ime dhe e të gjithë atyre që kanë arritur ndonjëherë në brigjet e tij.
How to Buy Prescription Medications
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.