A janë koalicionet e mëdha që përfshijnë dy partitë kryesore të një sistemi parlamentar, të mira për demokracinë? Në Gjermani dhe Austri, partitë kanë arritur koalicione të mëdha në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për ndryshime të mëdha institucionale, por kjo strategji cilësohet mjaft e rrezikshme për demokracitë e pakonsoliduara. Edhe se qeveria e madhe, sic njihet nga ekspertët, ka qënë e suksesshme në Gjermani, në Austri kjo praktikë cilësohet e dështuar, mes kritikave se ka rritur klientelizmin dhe ka ulur përfaqësimin e qytetarëve.
Përse qeveria e madhe është e suksesshme në Gjermani?
Koalicioni qeverisës në Gjermani ka qeverisur vendin prej dy mandatesh legjislative dhe ka sjellë përmirësimin e klimës ekonomike dhe politike në vend. Gjashtë muaj pas zgjedhjeve legjislative të Gjermanisë në 24 Shtator 2017, një qeveri e përkohshme kryesoi vendin derisa më në fund me Angela Merkel, e rizgjedhur si kancelare, arriti të rinovonte koalicionin me Partinë Social Demokratike si dhe partinë simotër CSU. Ky rezultat ishte befasues, pasi lideri i partisë SPD Martin Schulz kishte përjashtuar rinovimin e koalicionit të madh menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Megjithatë, pas një sërë diskutimesh me Merkel, ku kancelarja i shprehu i dëshirën e saj për ndërmarrjen e reformave të tjera të mëdha shtetërorë, Schulz duket se i zgjati sërish dorën e bashkëpunimit.
Koalicioni mes dy partive të mëdha në Gjermani ka rezultuar në praktikë mjaft i suksesshëm. Gjermania ka tanimë rritjen më të madhe ekonomike të bllokut, ka përmirësuar klimën tregtare në vend falë stabilitetit ekonomik dhe është vendi me rritjen më të madhe të vendeve të punës, duke punësuar mijëra punëtore nga Europa Lindore.
Megjithatë, rasti i Gjermanisë është mjaft i ndryshëm dhe më kompleks, pasi shtetet luajnë role shumë më qendrore në Gjermani sesa në politikën austriake. Këto koalicione në nivelin federal gjerman kanë ndodhur vetëm tre herë (përfshirë qeverinë 2013–21), dhe të dy koalicione të mëparshme që përfunduan pas një mandati të vetëm.

Marrëveshja e koalicionit e të dy partive të mëdha lindi që në fillim me një listë të përbashkët detyrash kryesore të reja, pasi kriza e vazhdueshme e Eurozonës mund të ketë bërë që CDU të parashikojë nevojën për ndryshime të mëtejshme kushtetuese për të çuar përpara propozimet fiskale, ekonomike ose ato të bashkimit bankar. Por ishte pesha e kombinuar e ideve si të majta ashtu edhe të djathta që përshpejtoi disa herë zgjidhjen e problemeve madhore. Koalicioni i madh i vitit 2005 nuk ishte zgjedhja e preferuar e partive por u perceptua si opsioni i vetëm i zbatueshëm për të ndërtuar një kabinet të qëndrueshëm. Sfida e vetme e madhe e përqafuar nga të dy partitë ishte ndërmarrja e një reforme kushtetuese për pushtetin federal. Ndërsa ishte e kufizuar, kjo reformë uli përqindjen e ligjeve dhe vendimeve që kërkojnë miratimin e Bundestangut dhe kështu zbuti “dorën e hekurt” që mund të kishin dy partitë e mëdha mbi shtetet federale.
Politikat e kancelares Angela Merkel për shpëtimin e Eurozonës u mbështetën nga SPD dhe të Gjelbrit, të cilët nxorën dekrete për shpëtimin e sektorit privat si dhe për marrjen e fuqisë punëtore nga Europës Jugore.
Por kriza e refugjatëve do të nxirrte në pah jo vetëm përçarjet mes dy partive por edhe nevojën për një opozitë të fuqishme që mund të shtynte qeverinë të tërhiqej nga disa vendime që nuk kishin mbështetje popullore. Koalicioni i madh gjerman miratoi dy dekrete për pranimin e azilkërkuesve, në shtator të vitit 2015 dhe janar të vitit 2016. Kundërshtimi i n jë pjesë të madhe të publikut për pranimin e qytetarëve dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit ulën besueshmërinë e qeverisë tek shumë votues. Sfidat më serioze ndaj koalacionit kanë ardhur nga CSU (partia motër Bavareze e CDU), e cila ka bllokuar dekrete të tjera thelbësore për të protestuar ndaj politikës së qeverisë për refugjatët. Ajo gjithashtu ka kërcënuar të sfidojë këto politika para gjykatës kushtetuese.
Koalicioni i madh gjerman ka tanimë një mbizotërim të fortë në Bundestag, prej 80 për qind (503/630 vende), pavarësisht se 72 për qind e votuesve e preferuan që Merkel të lidhje koalicion me alternativën e vetme në dispozicion, duke kundërshtuar bashkëpunimin me partinë e dytë më të madhe. Nevoja për një opozitë të fuqishme reflektohet në fakt edhe nga rritja e partisë së ekstremit të djathtë, AfD dhe partisë së të Gjelbërve, të cilët janë tanimë forca e tretë më e madhe në Gjermani.

Të Gjelbrit kanë tejkaluar konservatorët e kancelares Angela Merkel për t’u bërë partia më e populloreb në Gjermani, sipas një sondazhi të publikua të shtunën, ndërsa partnerët e saj të koalicionit Socialist PSD pësuan një rënie rekord. Sondazhi, duke pyetur votuesit se cilën parti do të mbështesnin në një zgjedhje kombëtare, tregoi të Gjelbrit me 27% mbështetje, një pikë përpara bllokut konservator të Merkel CDU / CSU. Këto shifra kanë bërë që shumë analistë të parashuikojnë që konservatorët e Merkel të bëjnë koalicion me të Gjelbërit, duke nxjerrë PSD në opozitë pas 8 vitesh.
Pse dështoi në Austri?
Në Austrinë e pasluftës, një “koalicion i madh” midis Partisë Social Demokrate të Austrisë (SPÖ) dhe Partisë Popullore Konservatore të Austrisë (ÖVP) ka qenë standard që nga Lufta e Dytë Botërore. Nga 31 qeveri që kanë marrë detyrën që nga viti 1945, 20 kanë qenë koalicione të mëdha, duke përfshirë njëmbëdhjetë qeveri radhazi nga 1945 në 1966. Koalicionet e mëdha qeverisën përsëri nga viti 1987 në 2000 dhe 2007 deri në 2017. Por kjo praktikë mori fund me ardhjen në pushtet të kancelarët Sebastian Kurz, i cili zgjodhi që qeverinë e parë ta formonte me një parti të ekstremit të djathtë dhe qeverinë e dytë me të Gjelbërit. Ndërkohë që ishte ministër i jashtëm i një koalicioni të madh, Kurz ishte ndër të paktit që pranoi se kjo praktikë në Austri kishte dështuar.
Në Austri, klientelizmi dhe fillimisht ashpërsia dhe më pas tërheqja e koaliconit nga disa politika shkatërroi mbështetjen për partitë kryesore. Ndërkohë që në Gjermani koalicionet e mëdha janë përdorur për reforma madhore, të paktën deri në vitin 2013, në Austri qeveritë e mëdha nuk sollën ndryshime madhore por i dhanë më shumë pushtet qeverisë qendrore. Para se Kurz të merrte detyrën, koalicioni i madh austriake gëzonte një mbështetje të përgjithshme prej 46 për qind të votave, ndërkohë që qeveria gjermane kishte 80 për qind mbështetjeje.

Koalicionet e mëdha austriake ulën debatet për çështje të rëndësishme si “përfaqësimin” (hapjen e demokracisë) dhe “llogaridhënien”. Krizës së Eurozonës, e cila paraqiti një sfidë të paparë për sa i përket rinovimit institucional, ishte sfida e parë e madhe e Austrisë pas Luftë së Ftohtë. Të dyja si Gjermania ashtu edhe Austria arritën shpejt një konsensus midis dy partive më të mëdha, por në Austri politikat u kundërshtuan nga partitë e tjera të vogla dhe vetë qeveria nuk ishte e bindur për politikat fiskale për shpëtimin e Greqisë, të ndërmarra nga Gjermania.
Gjatë krizës së Eurozonës, koalicioni i Austrisë ka qëndruar i fjetur, duke u mundur të ndjekë Gjermaninë në politikat pro-kursimit për shtetet e goditura nga kriza. Kjo bëri që partitë populiste të fitonin terren, pasi kur debati për çështjet ekonomike ngushtohet, debati mund të zhvendoset në politikën e identitetit, në të cilën populistët kanë përparësi të konsiderueshme, avantazhe që shfrytëzohen më mirë kur partitë në pushtet fillojnë të mos pajtohen me njëra tjetrën.
Më pas populistët shfrytëzuan krizën e refugjatëve. Qeveria austriake fillimisht ndoqi një politikë shumë të ngjashme me Gjermaninë, duke marrë rreth 90,000 azilkërkues, numrin më të lartë në Europë. Por koalicioni i madh i Austrisë ndryshoi shpejt kurs mes kritikave të populistevë se formimi i një koalicioni të madh ka rritur klientelizmin dhe fuqinë vendimmarrëse të qeverisë, e cila nuk po dëgjonte më zërin ne qytetarëve. Ndryshe nga kriza e Eurozonës, qytetarët u përçanë, me shumë qytetarë austriakë dhe gjermanë që sinjalizuan një kulturë mikpritëse ’dhe të tjerët reaguan me ankth, veçanërisht pasi një numër i madh i refugjatëve mbërritën në qindra qytete dhe fshatra në të dyja vendet.
Ndërsa indinjimi i publikut rrit, koalicioni austriak u përpoq të kufizonte hyrjen e refugjatëve, duke ndërtuar disa gardhe të reja kufitare. Pasi u sfidua në gjykatë nga partitë liberale, qeveria austriake miratoi një ligj emergjence që i lejonte zyrtarët të përpunonin kërkesat e azilit në kufi. Ndërsa vazhdoi të humbte popullaritetin, duke bërë që kancelari të jepte dorëheqjen në maj të vitit 2016, pushtetin e mori Kurz, i cili refuzoi me çdo kusht idenë e një koalicioni të madh. /Cambridge.ORG/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




