Biznes

Pandemia e ka “shndërruar” Kishën në një fitues që i merr të gjitha

Zoti kaloi një periudhë të mirë gjatë pandemisë. Vizitat tek Jezusi u rritën. Arqipeshkvi i Caterbury-t pritet të ketë rreth 5 milionë ndjekës nëpërmjet takimit online, radio dhe televizion: Më shumë nga ç’e panë Jezusin drejtpërdrejtë duke bërë mrekullinë me peshqit dhe verën dhe pothuajse aq sa një numri i njerëzve në një koncert gjigand të Elton John. Ndërkohë që në situatë normale kjo shifër shkon deri më 2.5 mijë njerëz.

Që nga fillimi i pandemisë, kishat kanë përdorur ftesat e njerëzve publikë për të shtuar numrin e ndjekësve të tyre online. Një kishë  në Mbretëtinë e Bashkuar mori një të dielë Princin William dhe arriti 40 milionë dëgjues apo shikues gjatë meshës online. Vitin e kaluar gjithashtu adresa në rrjet e Vatikanit pësoi rritje katërfishe nga ndjekësit.

Ndërkohë, e gjithë shpërndarja dhe numrat e lartë të audiencës duken si problem. Pasi një shifër e madhe e ndjekësve mund të jetë qoftë për shkak të një personazhi të famshëm të ftuar, qoftë për shkak të algoritmeve të platformave në rrjet.

Kështu thotë një specialist i ekonomisë fetare në Kaliforni. “Shumë nga këta ndjekëse vijnë nga mbledhjet dhe takimet me njerëz të famshëm. Ne i quajmë “furnizues” këta lloj ndjekësish,” tha ai.

Kishat duket se përfitojnë dhe të dëmtohen njëkohësisht nga ky fenomen. Kryetari i Katedrales së Caterbury, u bë personazh në internet, kur gjatë meshës online macja e tij iu fsheh poshtë pelerinës.

“Ai që ka, më shumë do të marrë”… Por ekonomistët e fesë në këtë rast bien dakord se “Ai që nuk ka, do t’i merret dhe ajo”. Në një kishë të vogël në Northumberland, prifti këtë Pashkë priti vetëm 120 njerëz në lidhjen online. Disa nuk kanë mundësinë dhe mjetet, ndërsa disa të moshuar nuk pranojnë të futen online nga frika se do të përgjohen.

Teknologjitë shpeshherë përçajnë tregjet e vjetra. Në shekullin e 16, një teknologji përçarëse qe shtypshkronja, që vetë Martin Luter e quajti si një dhuratë nga Zoti. Një mjet që ndihmoi në tërheqjen e autoritetit të kishës nga vetë ajo dhe përshpejtoi Reformimin Protestant. Rezultati qe një “treg fetar” më i madh ku çmimi i parasjës po ulej, më pak indulgjenca e më shumë shpëtime.

Gjatë pandemisë kishat u përshtatën në një modernizim të pamësuar. Ato shkurtuan orët e meshave. “Tregtuesit” e petës dhe verës përshtatën shërbimet dërguese ku besimtarët mund t’i marrin ato në shtëpi.

Nga ana tjetër, peshkopi i kishës Kingdom në Londër, nxorri në shitje pako anti-Covid me “vaj kundër murtajës” për 91 sterlina: Kisha u vu nën hetim.

Jo çdo gjë mund të arrihet online. Zoti, si shef ekzekutiv, nuk e përdor dot Zoom-in. Në të nuk bëhen dot rrëfimet. Reformimi i ri është akoma në ditët e para dhe nuk dihet si do të shkojë, por Dora e Zotit dhe Dora e Padukshme duket se bashkëpunojnë shumë mirë.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë