Pyjet janë thelbësore për jetën në Tokë, shtëpi për kafshët dhe bimët, përballojnë reshjet, nxjerrin oksigjenin, marrin dioksidin e karbonit dhe ndihmojnë në nivelimin e temperaturave.
Ambjentalistët po shqetësohen për humbjen e sipërfaqes pyjore, ku 10.000 vite më parë më shumë se gjysma e hapësirës toksore ishte mbu,luar nga pyjet dhe tani më shumë se 1/3 e tyre është prerë dhe zhdukur në ndihmë të agrokulturës dhe shtimit të numrit të njerëzve.
Disa nga shtetet si SHBA, Kinë, Indi dhe Europa kanë nisur programe për të mbjellë pemë në masë dhe ka ndihmuar të mbushet një pjesë e asaj çfarë ka mbetur nga pyjet.
Vetëm kjo pjesë e historisë nuk mjafton. Ndonëse, vendet e pasura po tentojnë të mbjellin pemë në shtëpitë e tyre, po vazhdojnë të konsumojnë dhe të dëmtojnë pyjet nëpër vendet e varfra.
Një studim nga Instituti i Kërkimeve Humane dhe Natyrore në Japoni i publikuar me 29 mars, paraqet hartën me vendndodhjen dhe shtrirjen e hapësirave të shpyllëzuara. Në raport bëhet ndërlidhja midis hapësirave pyjore të humbura dhe zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare gjatë viteve 2005-2015. Instituti llogariti se kërkesa e lartë vendeve të pasura për produkte konsumi shkaktoi shpyllëzimet në vendet jashtë kufinjve të tyre dhe sidomos të vendeve tropikale.
Në vendet e G7, sipërfaqja e mbjellë me pemë është rritur, por shkaktuan dëmtim të 20.000 kilomtera2 të pyjeve në botë, vetëm në vitin 2015.
Çdo shtet ka një “justifikim” për shpyllëzimin e shkaktuar diku tjetër. Kërkesa e Japonisë për pambuk dhe fara susami ka dëmtuar pyjet në brigjet e Tanzanisë. “Nepsi” i Gjermanisë për kakao ka shpyllëzuar pyjet e Ganës dhe Bregut të Fildishtë. Kërkesa e Kinës për lëndë drusore dhe gomë ka dëmtuar pyjet e Indokinës. SHBA-ja është përgjegjëse për dëmtimin e hapësirave të gjelbërta në Kamboxhia, ku merr drurin, në Liberi ku merr gomën, në Guatemala ku merr frutat e njoma dhe të thata dhe në Brazil nga ku merr sojën dhe mishin.
Shpërndarja e shpyllëzmit është me rëndësi. Pylli i Amazonës, ndodhur në Brazil është streha e mbi 40% të bimëve tropikale në botë dhe e 15% të biodiversitetit.
Ambjentalisët shprehen se shkatërrimi i pyjeve të Amazonës nuk mund të zbutet nëse mbillet pemë diku tjetër. Më mirë të priten 14 pemë në një pyll boreal në Norvegji se sa 2 pemë në Amazonë. Ata thonë se pyjet e reja nuk e thithin karbonin si të vjetrat, pasi janë më të shkurtra.
Krijuesit e raportit, sqarojnë se vendet e pasura nuk duhet vetëm të ndalojnë shpyllëzimin në territorin e tyre, por të kenë kujdes edhe me tregtinë ndërkombëtare.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se mund të konsideronte përmirësimin e marrëdhënies më Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, nëse ai do të ndalonte shkatërrimin e Amazonës.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.