Nga Jeremy Cliffe – Unë jam pro-europian, por… ”Ata që janë në favor të projektit europian shpesh fillojnë të flasin për problemet me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian në këtë mënyrë. Shumica e europianëve nuk pranojnë të flasin për “nacionalizmin e vaksinave” dhe ministrat i vënë gishtin njëri-tjetrit për dështimin e kësaj fushate. Vetë BE-ja e ka pranuar se ishte e ngadaltë në arritjen e marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike edhe pse ngurron t’u kërkojë falje vendeve anëtare. Pro-europianët kanë të njëjtën frikë se në një epokë të trazuar në të cilën një projekt i unionit europian gjendet nën presion, krijohet atmosfera më e rrezikshme politike për fuqizimin e liderëve nacionalistë.
Megjithatë, fushata e vaksinimit të Bashkimit Europian nuk ka nevojë për kritikat e euroskeptikëve që qytetarët ta kuptojnë se po dështon. Më 31 janar Franca vaksinoi 4,560 njerëz. Britania, një vend me popullsi të ngjashme, pasuri, nivel të centralizimit dhe fuqi farmaceutike, kishte vaksinuar 319,038. BE ka vaksinuar rreth tre në çdo 100 njerëz; Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar rreth 14. Unë njoh miq dhe të afërm të moshave të ngjashme në Britani që janë vaksinuar. Njoh 10 të afërm që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, por asnjë në Gjermani, ku punoj dhe jetoj.
Jo, BE nuk do të shkojë drejt kolapsit. Por ajo do të përballet me shumë sfida gjatë muajve të ardhshëm, pasi një sërë vendesh anëtare po shkojnë drejt zgjedhjeve. Por shumë qytetarë do të vdesin nga mungesa e vaksinave. Dhe justifikimet për këtë tragjedi europiane janë të papranueshme.
Koronavirusi e detyroi Bashkimin Europian të bashkëpunonte në një fushë në të cilin Brukseli, ka pak përvojë, shëndetin publik , duke u munduar të bindte 27 vendet anëtare të vinin solidaritetin të parin, në mënyrë që vendet e varfra të kishin akses ndaj vaksinave.
Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen, u konsultua me vendet anëtare dhe u pajtua për çmimet për doze. Por shqetësimet në lidhje me lëvizjet anti-vaksinimit i penguan autoritetet të bënin presion tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të dhënë autorizime emergjente për miratimin e vaksinës. Motoja e BE-së gjatë muajve të fundit ka qënë e thjeshtë: vaksinimi është një maratonë, jo një vrapim i shpejtë.
Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por nuk vlen në garën për sigurimin e vaksinave. Pasi kuptoi pranverën e kaluar se BE do të kishte nevojë të blinte vaksina si një shtet i vetëm, Komisioni duhet të kishte lëvizur me shpejtësi të rrufeshme për të kërkuar një kontroll më të madh mbi koston dhe shpërndarjen e vaksinave nga vendet anëtare dhe të vinte EMA në gatishmëri për autorizim urgjent. Unioni kaloi muaj të tërë duke u grindur për vaksinat që duhej të merrte, të cilat varionin nga 10 euro deri në 30. Dhe fushata e vaksinimit është nga njëra anë një garë shpejtësie: më shumë njerëz të vaksinuar më shpejt do të thotë më pak vdekje. Por ajo është gjithashtu një maratonë, pasi variantet e reja ndoshta do të kërkojnë fushata ta vazhdueshme vaksinimi për të gjitha vitet që do të vijnë.
Ashtu siç duhet të flasim për shtrembërimin e fakteve nga nacionalistët dhe eurofobët, është e drejtë të flasim edhe për dështimet e Brukselit zyrtar. Ngurrimi dhe gabimet e njëpasnjëshme tani do të delegjitimojnë argumentet e politikanëve. Ato do t’i lejojnë po ashtu udhëheqësit e BE të dobësojnë unionin duke bërë gabime të shmangshme pa u ndëshkuar.
BE nuk është një super shtet totalitar, por një strukturë politike shumë partiake, që bën gabime. E rendësishme është që ato të rregullohen tani në mënyrë që të parandalohen në të ardhmen.
Shumë pro-evropianë hezitojnë ta bëjnë këtë sepse kanë frikë nga sulmet ndaj projektit europian. Në sytë e tyre, të kritikosh Brukselin, ose udhëheqësit pro-evropianë, si Emmanuel Macron ose Angela Merkel, do të thotë të lëshosh pe para nacionalistëve. Liderët europianë kanë tendencën të argumentojnë se BE ka ruajtur paqen që nga viti 1945, duke e përdorur edhe si një burim i legjitimitetit në 2021, dhe duke qortuar eurofobët sa herë që ata pranojnë se bashkimi është i gabueshëm.
Megjithatë, ajo që euroskeptikët nuk pranojnë është se BE është ende si një shtëpi gjysmë e përfunduar, qoftë kur flasim për Eurozonën, qoftë kur flasim për tregun e përbashkët, emigracionin apo në politikën e jashtme. BE duhet të marrë një vendim, të lëvizë përpara ose të bëjë një hap prapa, por nuk mund të qëndrojë në vend. Ndoshta unioni duhet të fillojë me krijimin e strukturave federale që mund të zgjidhin problemet e përbashkëta, duke shuar edhe rivalitetet e shtet-kombeve. Shpesh më bën përshtypje që, se si një pro-europian që kundërshtojnë ndërtimin e një bashkimi federal dhe ndonjëherë pajtohem me euroskeptikët se disa cështje vijnë përpara Bashkimit Europian. Ajo për të cilën të gjithë bien dakord është se që po i afrohemi një udhëkryqi, por jo për rrugën që duhet të ndjekim.
Stërgjyshërit e vajzës sime gjermano-britanike ishin në anët e kundërta në dy luftëra të njëpasnjëshme botërore; prindërit dhe gjyshërit e saj u rritën në një kontinent në paqe. Kështu që unë e kuptoj vizionin mbrojtës të shumë zyrtarëve kur projekti që e bëri të mundur këtë progres është nën sulm të vazhdueshëm nga euroskeptikët.
Megjithatë, asgjë nga ato nuk është shumë e mirë nëse vajza ime rritet në një kontinent jofunksional. Tolerimi i dështimeve të tilla si dështimi i fushatës së vaksinimit tregon se po shkon drejt këtij skenari. Nuk është pro evropiane ta mbulojmë këto gabime. Më mirë të flasim hapur për dështimet dhe të kërkojmë ndryshime se sa të shohim BE të shkojë drejt kolapsit dhe të rrimë duarkryq.
Jeremy Cliffe është redaktor i gazetës “New Stateman”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




