Bota

Tensionet arrijnë kulmin: Rusia dëbon diplomatë gjermanë, suedezë dhe polakë

Rusia ka dëbuar sot një sërë diplomatësh nga Gjermania, Suedia dhe Polonia për pjesëmarrjen në protestat në mbështetje të armikut politik të Putinit, opozitarit Alexei Navalny.

Dënimi dhe burgosja e Navalny duket se i ka çuar marrëdhëniet BE-Rusi në prag të kolapsit, me diplomatët që nuk përjashtojnë përkeqësimin e tyre. Përjashtimi i diplomatëve erdhi pas takimit të parë të  Përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josef Borrell me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë, gjatë së cilit klima politike dukej veçanërisht e rëndë.

“Ishte e sigurt që marrëdhëniet tona janë shumë të tensionuara dhe çështja Navalny po na çon në një nga pikat më të ulëta,” tha Përfaqësuesi i Lartë i BE, i cili gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të rivalit të tij të burgosur Vladimir Putin. “Në vitet e fundit, marrëdhënia jonë është vulosur nga dallime thelbësore dhe mungesë besimi,” shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus shkoi aq larg sa e quajti BE një “partner jo të besueshëm”, duke theksuar se vendi i tij dhe BE ishin në kampe rivale për shumë çështje. Ai parashikoi që çdo zhvillim i ri në marrëdhëniet dypalëshe do të kishte “pasoja të paparashikueshme”. “Problemi ynë kryesor është mungesa e normalitetit në marrëdhëniet Rusi-BE, është një gjendje morbide që nuk i shërben askujt,” tha ai, duke shprehur dëshirën për një diskutim “të ndershëm” me Borrell.

Vihet re se Rusia ka karakterizuar si “ndërhyrje” në punët e saj të brendshme kritikat e Perëndimit për persekutimin e Navalny, si dhe shtypjen brutale të demonstratave në mbështetje të tij. Në fakt, Kremlini i përshkroi deklaratat e djeshme nga presidenti Joe Biden si “retorikë agresive”. Moska kurrë nuk e ka pranuar që Navalny u helmua nga agjentë shtetërorë dhe as nuk ka pranuar rezultatet e testeve laboratorike europiane që identifikuan helmimin, duke e cilësuar një komplot perëndimor.

Sa i përket BE, ajo ka denoncuar helmimin e Navalny gushtin e kaluar në Siberi, duke miratuar sanksione të synuara kundër zyrtarëve të lartë rusë dhe duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të tyre.

Është sigurt, megjithatë, se përveç çështjes Navalny, çështja gazsjellësit Nord Stream 2 është në krye të agjendës së bisedimeve Borrell dhe Lavrov, pasi presioni ndaj Berlin po rritet nga partnerët europianë dhe SHBA-ja. /Burimi:AP/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë