Udhëheqësit europianë ndodhet nën presion për shkak te shpërndarjes së ngadaltë të vaksinave e në vendet anëtare, me opinionib publik që po kërkon blerjen e vaksinave shtesë jashtë mekanizmit të përbashkt të BE-së.
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron ndienë nevojën për të mbrojtur qasjen e bllokut për të blerë dhe shpërndarë së bashku vaksinat këtë javë, pasi numri i të vaksinuarve në union është shumë i ulët se ai i Izraelit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
Kancelarja gjermane pranoi të martën në mbrëmje se vendet e tjera po vaksinonin më shpejt, por tha se strategjia e ngadaltë por kolektive e BE kishte qenë e duhura. “Në tërësi, nuk mendoj se diçka ka shkuar keq,” tha Merkel.
Presidenti i Francës gjithashtu tha se përparimi “mund të duket i ngadaltë” krahasuar me vendet e tjera, por shtoi se strategjia e miratuar me Gjermaninë dhe BE-në ishte më e mira.
Të dy liderët kryesore të BE-së përsëritën zotimin e tyre se vaksina do t’u ofrohej të gjithë të rriturve që dëshironin atë deri në fund të verës. Shtetet anëtare të BE-së deri më tani kanë vaksinuar vetëm 3% të popullsisë, krahasuar me 59% në Izrael, 15% në MB dhe 10% në SHBA-në.
Vendet e BE janë në faza të ndryshme në luftën e tyre me koronavirusin, pasi disa vende si Italia dhe Polonia janë duke hequr kufizimet dhe të tjera, si Gjermania dhe Holanda që janë ende në karantinë, kryesisht për shkak të shqetësimeve për variantet e reja.
Franca, ndërkohë, shpreson të shmangë një bllokim të tretë kombëtar pasi numri i rasteve mbetet i qëndrueshëm, por relativisht i lartë, ndërsa Portugalia është goditur nga një valë shkatërruese dhe të mërkurën pranoi mjekë, infermierë, ventilorë dhe shtretër nga Gjermania.
Sidoqoftë, kritikat për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave të BE-së janë duke u rritur, sidomos në Gjermani, ku media dhe politikanët po sulmojnë Merkel dhe aleaten e saj presidenten e komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Vendimi i BE për të blerë dhe shpërndarë kolektivisht vaksinat gëzonte mbështetje të gjerë në parim, kryesisht për shkak të përvojës së bllokut në valën e parë të virusit kur disa shtete anëtare bllokuan eksportet e pajisjeve mbrojtëse.
Një qasje e ngjashme me vaksinat do të kishte bërë që vendet e pasura të tilla si Gjermania, Franca dhe Holanda të ecnin me shpejtësi drejt vaksinat, ndërsa vendet si Kroacia dhe Sllovakia do të kishin mbetur shumë prapa, theksoi këtë javë ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb.
“Shtetet e vogla të BE nuk do të kishin praktikisht asnjë fuqi negociuese,” shkroi Stubb në Tëitter. “Shtetet e mëdha do të kishin gllabëruar dozat”, tha ai, “Çelësi është të koordinosh”.
Por komisioni, i cili nuk kishte përvojë në një prokurim publik në këtë shkallë, i trajtoi negociatat me kompanitë prodhuese më shumë si bisedat tregtare me të cilat është më i njohur, duke u përqëndruar në çmimin dhe çështjet e përgjegjësisë sesa të siguronte një maksimum të dozave brenda një kohë të shkurtër.
Kjo çoi në porosi të vonuara dhe, më pas, në mungesa të furnizimit me vaksina. Vonesat janë shtuar edhe nga procesi më i gjatë i miratimit nga rregullatori europian të barnave.
Vendet që kanë ecur më mirë përfshijnë Danimarkën, Irlandën, Spanjën dhe Italinë, të gjitha këto kanë dhënë të paktën një dozë në më shumë se 3.5% të popullsisë së tyre. Ato që kanë ecur më mirë përfshijnë Holandën, Austrinë dhe Francën, me më pak se 2.5% të popullsisë së vaksinuar.
Emmanuel Rivière, drejtori i sondazheve ndërkombëtare në Kantar, tha se shumë evropianë ishin “të ngatërruar midis dëshirës për t’u vaksinuar dhe një nevoje për t’u bindur se është e sigurt”. Ai citoi një sondazh që tregon se ndërsa shumica e të anketuarve në 27 vendet anëtare thanë se donin të vaksinoheshin, vetëm 23% e donin ta merrnin dozën e parë menjëherë, dhe 29% që preferonin ta merrnin në gjysmën e dytë të 2021-it. Më shumë se 60% e europianëve mendonin se vaksinat”po zhvilloheshin, testoheshin dhe autorizoheshin shumë shpejt” për të qenë të sigurta.
“Të vepruarit së bashku ishte zgjedhja e duhur për BE, megjithëse u bënë gabime të shmangshme,” thotë Reviere. “Në vend që të përfshihen në një lojë faji, vendet anëtare dhe kompanitë farmaceutike tani duhet të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.