Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të aplikojë teknologjinë në identifikimin e votuesve më 25 prill nëse njëra prej palëve nuk bie dakord me zgjidhjen që do të ofrojë ky institucion pas bisedimeve me kompaninë e vetme me të cilën është në bisedime për realizimin e këtij procesi.
“Nëse njëra palë ka besim tek zgjidhja që ne do të ofrojmë dhe pala tjetër jo, ne nuk do ta aplikojmë. Është me rëndësi që të gjitha palët politike ta pranojnë, kuptojnë dhe ndjehen të qeta për këtë teknologji. Nuk mund të fillojmë zbatimin e këtij sistemi nëse njëra prej palëve thotë se ne kemi dyshime”, deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Aktualisht KQZ është në fazën e bisedime me kompaninë “Smartmatic International Holding B.V”, që ka ofruar këtë shërbim kundrejt 20 mln eurove. Celibashi tha se palët kanë rënë dakord parimisht dhe brenda javës tjetër pritet që të nënshkruhet kontrata.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve doli në një konferencë për shtyp për të folur mbi përgatitjet që po bën ky institucion për zgjedhjet e 25 prillit. Veç identifikimit elektronik ai foli për dekriminalizimin, votën e diasporës dhe aktivitetet e ndaluara 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
Kreu i KQZ-së bëri një raportim të denoncimeve dhe raportimeve të aktiviteteve nga institucionet shtetërore. Ai tha se janë 311 institucione qendrore e vendore që raportojnë në mënyrë periodike aktivitetet e tyre, 27 kallëzime nga të cilat 5 janë trajtuar dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi dhe verifikimi.
Celibashi nënkuptoi se shumë institucione nuk e kanë kuptuar Kodin Zgjedhor dhe kufizimet e përcaktuara në të.
“Kodi nuk ndalon veprimtarinë e institucioneve në përditëshmërinë e tyre, por disa kufizime që administrata të keqpërdorë asetet e veta dhe stafin. Ka të bëjë me veprimtaritë për të cilat janë vendosur në mënyrë të posaçme fonde përtej buxhetit të parashikuar nga institucioni. Akti ndalon të gjitha aktivitetet për të cilat janë vënë fonde në dispozicion rishtazi. Nuk jemi në pozitën për të dhënë miratime për çdo kërkesë për aktivitet financiar, apo angazhim financiar të institucioneve publike. Nuk e ka këtë tagër KQZ dhe as Komisioneri Shtetëror”, u shpreh ai.
Se cilat janë veprimtaritë e ndaluara, Celibashi tha se ato janë të qarta.
“Si shpërndarja e lejeve të legalizimit dhe çdo titull pronësie, vizitat, promovimi i dhënies së çelësave të shtëpive dhe banesave apo dokumenteve që pasqyrojnë fitimin e të drejtave nga qytetarët. Institucionet përgjegjëse duhet ta vazhdojnë këtë punë, por persona të tjerë që nuk kanë lidhje me këtë punë nuk kanë pse të jenë pjesë dhe promovues të këtyre rasteve”, sqaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në lidhje me dekriminalizimin, afatet e dorëzimit të listës me kandidatura nga ana e partive, apo koalicioneve janë drejt përfundimit. Celibashi u bëri thirrje partive që të sigurojnë që emrat e tyre të jenë të pastër, pasi tha se në lidhje me këtë proces ky institucion është edhe nën vëzhgimin e imtësishëm të ndërkombëtarëve.
“Ka një vëmenendje të shtuar të publikut dhe të faktorit ndërkombëtar në këtë çështje. Uroj që partitë politike të kenë të gjithë kujdesin që në listë të prezantojnë persona dinjitozë për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe nga rekordet në ligjin penal të jenë të pastra. Kemi të gjithë vëmendjen në këtë çështje dhe nuk do të ketë asnjë tolerim, nëse verifikohen raste të personave që kanë rekorde në ligjin penal që i skualifikojnë për të qenë kandidatë për deputetë”, deklaroi ai.
Sa i takon votës së diasporës, Ilirjan Celibashi tha se drafti i propozuar nga KQZ u është dorëzuar për konsultime partive politike dhe përfaqësuesve të diasporës. Ai u shpreh i bindur se brenda javës së ardhshme do të ketë dakordësi edhe për këtë çështje.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.