Ne rrjet

Epoka e Trump nëpër kopertinat e “The Economist”

The Economist ka publikuar 13 kopertina të revistës të presidencës së Trump ndër vite

Mandati i Donald Trump përfundoi sot. Historia e kësaj presidence ka qenë thellësisht e paparashikueshme në shumë drejtime, duke nisur me faktin që ajo thjesht ndodhi. Por natyra e administratës së tij nuk ka befasuar askënd: kaosi dhe përçarja ka karakterizuar si kandidaturën e tij dhe kohën që ka drejtuar.

Trump ka qenë në kopertinën e The Economist shumë herë në të kaluarën e pesë viteve; kjo zgjedhje reflekton dramën dhe esencën dhe mandatin e tij.

5 shtator 2015: Washington, kemi një problem

Kur Trump bëri publik kandidimin e tij për president në qershor 2015, të sofistikuarit u tallën. Edhe pas kryesimit për javë të tëra të sondazheve për nominimin republikan, shumë syresh e kishin të vështirë ta merrnin atë seriozisht. Por mundësia që ai mund të fitonte zgjedhjet për president nuk ishte tashmë një shaka. “Demagogët në shtete të tjera i kanë fituar zgjedhjet,” shkruante The Economist në kopertinën e parë dedikuar Trump, “dhe nuk ka ndonjë arsye bindëse pse Amerika të mund të ishte gjithmonë immune ndaj këtij fenomeni.”

12 nëntor 2016: Epoka e Trump

Trump fitoi presidencën amerikane në 9 nëntor  2016. Një fushatë që nuk mori parasysh rregullat elektorale përfundoi në në triumf, dhe hutoi bërësit e sondazheve gjatë procesit. Një epokë paqartësie shenjoi ai aleatët, ashtu edhe kundërshtarët e Amerikës.

Në kopertinën e The Economist për liderin për çështjen e javës, do të diskutohej nëse presidenti i  45-të i Amerikës do të kthehej në një figurë më e zbutur në drejtimin e zyrës së tij se ç’kishte qenë deri në atë kohë. Konkluzioni i revistës ishte pesimist. “Ne ishim thellësisht skeptikë nëse ai do të ishte një president i mirë—për shkak të politikave të tij, temperamentit të tij dhe kërkesave të politikës së zyrës.”

4 shkurt 2017: Një kryengritës në Shtëpinë e Bardhë

Kur Trump bëri inagurimin si president më 20 janar 2017, pyetja që u ngrit ishte nëse politikat normale do të zëvendësoheshin me diçka ndryshe. Dy javë më vonë, pyetja ishte e qartë. Administrata e re ndaloi qytetarët kishte ndaluar qytetarët e shtatë kombeve kryesisht myslimanë të hynin në Amerikë për 90 ditë, Ai kishte lënë Partneritetin Trans-Paqësor, një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe po kërkonte një rinegociim të NAFTA. Kaosi nuk ishte diçka për tu shmangur. Ishte një parim qeverisës.

13 maj 2017: Trumponomiks

Në maj 2017 The Economist intervistoi Trump për qasjen ekonomike. Disa prej politikave të tij ngjanin sikur përkrahnin më shumë tek eksportet: shkurtimi i taksave dhe premtimin për derregullim për të rritur ekonominë dhe tregun e kapitalit. Por në qasjen e tij për nacionalizëm ekonomik, Trumponomics nuk ishte gjë tjetër veçse një qasje shumë familjare duke e njohur atë.

19 gusht 2017: Pas Charlottesville

Tre muaj më vonë, supermacistët e bardhë dhe kundër-protestuesit u përplasën në Charlottesville, Virginia. Heather Heyer, një protestues, u vra teksa një supremacist i bardhë,  u burgos për jetë sepse hipi me makinë mbi viktimën. Trump, kritikoi neo-Nazistët  dhe vrasësin, duke akuzuar “të dyja palët”. E djathta ekstreme u ndje e inkurajuar. Qe e pazakontë, The Economist nuk komentoi me asnjë fjalë mbi atë kopertinë.

10 mars 2018: Kërcënimi për tregtinë botërore

Çdo president që prej kohës së Jimmy Carter janë përpjekur të vendosin tarifa proteksioniste për importet. Por si asnjë pararadhës i tij, Trump ishte një skeptik i pashoq i tregtisë së lirë. Tarifat e tij ndaj importit të çelikut dhe aluminit, të bazuara mbi sigurinë kombëtare, rrezikuan luftën tregtare me aleatët e ngushtë. Trump gjithashtu çaloi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të  sistemit të Organizatës Botërore të Tregtisë. Ai nuk arriti të hidhte në erë sistemin tregtar shumëpalësh. Por ai e vuri në rrezik.

21 prill 2018: Çfarë ndodhi me Partinë Republikane?

Në prill 2018 The Economist u ankua për marrjen e Partisë Republikane nga Trump. Parimi i organizimit të partisë, shkruante asokohe The Economist, ishte bërë besnikëri – jo ndaj një programi ideal ose legjislativ, por ndaj një njeriu dhe tërbimit të bazës së saj të votuesve. Pasojat ishin qeverisja impulsive, denoncimi i kundërshtarëve si tradhtarë. Qortimi më i mirë, citonte revista asokohe, do të ishte disfata në kutinë e votimit; por përgjegjësia ishte gjithashtu tek republikanët që e dinin se Trump ishte i keq për Amerikën.

9 qershor 2018: Politika e Jashtme e Amerikës

Trump shkoi në Singapor në qershor 2018 për një takim me Kim Jong Un, diktatorin e Koresë së Veriut, duke gjetur një marrëveshje për të deknulearizuar gadishullin Korean. Të gjithë presidentët përpiqen të  shfrytëzojnë fuqinë e madhe të Ameriës, por qasja e lartë transaksionare—ndonjëherë, si me diktatorin Kim, trazoi fuqitë ndërkombëtare, shpesh duke u përpjekur ti bullizonin ata—ishte një shenjë për nisje të rrezikshme.

28 gusht 2018: Mbi ligjin?

Bindja e  Paul Manafort, ish menaxheri i fushatës së Trump, për taksat dhe mashtrimet bankare ndodhi më 21 gusht 2018, në të njëjtën ditë që Michael Cohen, avokati i tij i dikurshëm, u deklarua fajtor mes të tjerash edhe për dhunim të ligjeve financiare të fushatës. Me Robert Mueller që ende investigonte bashkëpunimin me Rusinë, një pyetje e thjeshtë mbeste e “ngulur” në ajër: a qëndron presidenti mbi ligjin?

8 qershor 2019: Armët e shkatërrimit në masë

Statusi i Amerikës si superfuqi të sjellë në mendje imazhe aeroplanëve të mëdhenj luftarakë. Por administrata Trump solli në shtëpi qasjen se si duhej të ishte sipas tij ekonomia e vendit. Duke kërcënuar me tarifa, duke imponuar sanksione dhe lista të zeza, Trump tregoi se si roli i Amerikës si nerv qendror i ekonomisë botërore duhej të shfrytëzohej.

29 tetor 2020: Pse duhet të jetë Joe Biden

Kopertina e The Economist, në javën përpara zgjedhjeve të nëntorit, mbajti anën e Joe Biden. Por prezenca e Trump ishte e paevitueshme. Imazhi i tij zuri hapësirën negative. Dhe rekordi i tij në zyrë gjendej në fletët e votimit. “Vendi që zgjodhi Donald Trump në 2016 ishte i palumtur dhe I ndarë,” shkruante asokohe The Economist. “Vendi të cilit po I kërkon ta rizgjedhë, është më shumë i palumtur dhe më shumë i përçarë.”

9 janar 2021: Trashëgimia e Trump

Me largimin e Trump nga Zyra Ovale vetëm dy javë larg, pushtimi i ndërtesës së Capitol nga mbështetësit e tij, fshikulluar nga tërbimi i Trump për të ndaluar një “vjedhje” fiktive të zgjedhjeve, vulosi trashëgiminë e tij. Për republikanët, The Economist shkroi, “kostoja e marrëveshjes së mallkuar që partia e tyre bëri me Trump nuk kishte qenë kurrë më e qartë”.

16 janar 2021: Llogaria e Presidentit në ikje

Pas kryengritjes në Capitol, Trump u bë presidenti i parë që u fajësua dy herë dhe u ndalua nga platformat e tij të preferuara të medieve sociale. Ai përballet me mundësinë e gjykimit në Senat edhe pas largimit nga detyra, duke mos folur për kërcënime të tjera të shumta ligjore. Një llogari e bërë./The Economist/Përgatiti Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë