Prindërit e rinj kanë probleme me gjumin, deri në gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Sipas një studimi të fundit nga studiuesit e Universitetit McGill, nënat duket se bëjnë shumë më shumë punë gjatë natës sesa baballarët.
Gjithsej u studiuan 111 prindër për mënyrën se si flenë, për dy javë pak pasi kanë lindur foshnjat e tyre për të kuptuar se si kjo ndryshon gjumi nga prindi në prind.
Çuditërisht, ata zbuluan se nënat që po rrisin fëmijën e tyre të parë kanë më shumë gjasa të kenë gjumë më të mirë se nënat që kanë fëmijën e tyre të dytë ose të tretë.
Nënat me një fëmijë raportuan se kishin më pak mungesë gjumi dhe me cilësi më të mirë se nënat me më shumë se një fëmijë për t’u kujdesur, tregon studimi.
Sasia totale e gjumit nuk ndryshonte në varësi të numrit të fëmijëve. Asnjë ndryshim nuk u vërejt në gjumin e baballarëve, duke treguar që baballarët flenë të njëjtin gjumë nëse është fëmija i tyre i parë, i dytë apo i tretë.
Prishja e orarit të gjumit shpesh është për shkak të foshnjave që zakonisht flenë në periudha të shkurtra prej tre deri në katër orë edhe pse disa mund të fillojnë të flenë gjithë natën për gjashtë muaj.
Marie-Hélène Pennestri, autore e studimit, tha se nënat me përvojë e perceptojnë se do të kenë ndërprerje gjumi ndryshe nga nënat e reja.
“Gjithashtu duket se rritet edhe tensioni në marrëdhëniet martesore,nëse kujdesi për fëmijët është i njëanshëm dhe nuk diskutohet,” paralajmëroi Pennestri.
Gjumi shtesë i raportuar nga baballarët në krahasim me partnerët e tyre mund të jetë për shkak të faktit se 96 përqind e baballarëve në studim po punonin gjatë periudhës së hulumtimit.
“Kështu, çiftet mund të kenë vendosur që nënat, në vend të baballarëve, të zgjoheshin gjatë natës për t’u kujdesur për foshnjën,” tha studiuesja.
Studiuesit thonë se ndërhyrjet e zhvilluara nga ofruesit e kujdesit shëndetësor që synojnë një shpërndarje të barabartë të detyrave të kujdesit për fëmijët gjatë ditës dhe natës mund të jenë të dobishme. Këto ndërhyrje duhet t’i përshtaten secilit anëtar të familjes, në varësi të situatës së tyre duke marrë parasysh angazhime të tjera, përfshirë kujdesin për fëmijët dhe punën.
Studimi u botua në Journal of Sleep Research.
Burimi: Daily Mail/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.