Versace, Gucci dhe Prada janë bashkuar të gjithë me lëvizjen kundër gëzofit në vitet e fundit por ndoshta goditja më e madhe në industri u dha para pak ditësh ku një studim zbuloi se nuselala ka një mutacion të Covid-19 çka e komplikon shumë përpjekjen për të kontrolluar virusin.
Danimarka ka urdhëruar shfarosjen e tërë nuselalave në të gjithë vendin çka mendohet se janë me miliona.
Diçka e tillë ndikon shumë në industrinë e modës pasi Danimarka është ndër prodhuesit më të mëdhenj të leshit.
Ndërsa ideja që nuselalat ndikojnë negativisht në luftën kundër pandemisë fillon të rritet, e ardhmja e industrisë së gëzofit të Europës duket më pak e sigurt se kurrë.
Shumë shtete të tjera po mendojnë mënyra se si mund të shpëtojnë nga kjo krizë që pritet ndërkohë që Danimarka po shfaros të gjitha nuselalat.
“Ne jemi të alarmuar nga lajmet e Danimarkës por deri tani mendoj se bëhet fjalë për supozime të shkencëtarëve dhe asgjë më shumë.” tha Nadezhda Zubkova, drejtoreshë ekzekutive për Shoqatën Kombëtare të Rusëve për prodhimin e leshit.
Në Suedi, autoritetet thonë se kanë nën kontroll transmetimin e virusit nga nuselalat por afërsisht një e katërta e fermave suedeze të nuselalave kanë pasur shpërthime të mutacionit të virusit dhe këto janë gjëra që nuk mund të injorohen.
Industria luksoze
Ndryshimi i vërtetë mund të vijë nga vetë industria luksoze. Diana Verde Nieto, bashkëthemeluese e “Pozitive Luxury”, e cila vlerëson ndikimin social dhe mjedisor të markave të nivelit të lartë, thotë se “përhapja e virusit në mesin e popullatës së nuselalave në Danimarkë ka të ngjarë të jetë një tjetër thirrje zgjimi”.
“Bota në tërësi duhet të rimendojë marrëdhëniet tona me natyrën,” tha ajo.
LVMH e cila është një korporatë shumëkombëshe e specializuar në mallra luksoze vitin e kaluar ka deklaruar se synimi i tyre është që të mbrojë biodiversitetin por gjithsesi i lejon markat e saj të zgjedhin vetë nëse duan të përdorin leshin në rrobat e tyre apo jo. Në këto kushte pritet që të ketë vështirësi në gjetjen e gëzofit në fermat e shumimit.
Edhe para se nuselala të shihej si një rrezik, industria po përballej me një të ardhme të zymtë. Prodhimi global i gëzofit ka rënë në rreth 45 milion copa, pothuajse gjysma e nivelit të lartë të të gjitha kohërave prej 87 milion në 2014, sipas “Fur Europe”, një organizatë lobimi për industrinë në Bruksel.
Një stuhi perfekte
Organizata ka mbrojtur industrinë dhe thotë se tregtia e gëzofit nuk ka luajtur “asnjë rol të rëndësishëm” në përhapjen e sëmundjes dhe se fermerët kanë rritur kontrollin që kur filloi pandemia në pranverë si dhe argumenton se ka ende vend në botë për gëzof.
“Kërkesa themelore për gëzof është e fortë dhe çelësi janë produktet e rinovueshme, në vend që të vazhdojmë me “kulturën e sotme blej dhe flak “.”
Gjithsesi, organizata thotë se industria e gëzofit është e përgatitur mirë për të luftuar fushatat negative por shkenca mund të jetë e vështirë të injorohet.
Burimi: Bloomberg. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.