Editorial

Një shkollë digjitale në Shqipëri edhe kur pandemia të zhduket

Virusi vrasës Covid-19 dhe pandemia që ai shkaktoi duke gjunjëzuar në makth botën, mund të na bëjë një shërbim të vyer ne shqiptarëve e të na zgjidhë ca probleme të cilat me kohë nuk kemi ditur se si.
Mënyra se si mund të arsimohemi më mirë dhe gjithë efektet e tjera që lidhen më të, është një prej këtyre përfitimeve.
Qeveria është shprehur se po punon për ndërtimin e një plaftome online që mund të përdoret nga nxënësit në rast se numrat e të infektuarve rriten aq shumë sa të fusin në krizë sistemin arsimor dhe shëndetësor dhe kërcënojnë rëndë jetën e njerëzve. Megjithëse lindi si një zgjidhje e diktuar nga pandemia dhe që mund të jetë e vlefshme për sa kohë zgjat kjo situatë, ne mund ta përdorim atë përtej këtyre kufijve dhe mund të jetë shumë e vlefshme nëse mendohet si një zgjidhje afatgjatë mbështetëse për arsimin dhe jo thjesht si një instument i momentit.
Platforma online e mësimit nuk do të zëvendësojë mësimin dhe përftimet e maksimalizuara që merren prej tij, por mund të na japë disa opsione shtesë që më parë ose nuk i kishim menduar, ose do të duhej të vinte një kohë tjetër më e largët në të ardhmen. Nëse e mendojmë dhe punojmë seriozisht, ajo mund të na shërbejë edhe për të lehtësuar disa plagë të sistemit dhe, nëse guxojmë, pse jo, edhe për ta kuruar atë.
Mendojmë se për sa kohë një mësues mund të ketë akses te të gjithë nxënësit e Shqipërisë, shumë më shumë se sa nxënësit e një klase në një orë mësimi apo një ditë mësimore, ne mund të krjijojmë mundësinë që të gjithë nxënësit pavarësisht se në cilën shkollë janë, të mund të arsimohen nga mësuesit më të mirë të vendit. Nuk kemi pse të mos përfitojmë nga interneti ashtu siç përfiton një biznes nga shitjet online pavarësisht metrave katrorë të dyqanit fizik që ka në dispozicion.
Mësuesit më të mirë mund të jenë edhe fare pak; pikërisht këtu qëndron e bukura ndërkohë që të gjithë fëmijët pa dëllim mund të përfitojnë nga cilësitë e mësuesit të mirë, pavarësisht se ku është ai. Arrijmë një nga synimet më madhore: akses pa dallim dhe mundësi të barbarta.
Mos harroni kurset private. Shpesh prindërit për shkak të numrit të madh në klasat publike, përgatitjes profesionale të cunguar të mësuseve, lëndëve me probleme apo hileve të mësuesve që i detyrojnë prindërit të regjistrojnë fëmijët në kurse, do të duhet të harxhojnë para shtesë dhe kohë për mësime shtesë. Platfroma me mësuesit më të mirë nga të gjitha lëndët do të tentonte potencialisht të kursente këto dy të mira të limituara për çdokënd dhe minimizonte korrupsionin “intelektual” të dijes përmes kurseve.
Mësuesit e mirë për shkak të një angazhimi shtesë do të duhet të paguhen më shtrenjtë. Besojmë se ekonomia jonë i ka apo mund t’i gjenerojë aq para sa të paguajë shumë më mirë më të mirët kur bëhet fjalë për një investim afatgjatë me përfitme që vijnë tek fëmijët, familja dhe ekonomia e përbashkët në të ardhmen. Arsimi e ka këtë dhunti. Ndoshta edhe paratë e kursyera nga kurset mund të gjenerojnë para përmes abonimit të fëmijëve në këtë paltformë në të ardhmen. Por edhe sikur kjo të mos jetë e bëshme dhe efektive, të mendojmë një tjetër zgjidhje. Përshembull të rregjistrojmë që tani video-audio mësimet në klasa dhe t’i arkivojmë për të krijuar shkollën e parë online shqiptare. Ku të gjithë të kenë akses në çdo kohë, për çdo lëndë, me mësuesit më të mirë.
Shkolla online apo digjitale, quajeni si të doni, mund të jetë një ndihmë për fëmijët në zonat e thella ku shkolla është larg, ku udhëtimi drejt saj veçanërisht në dimër është torturë në kushte të vështira të motit, ku klasat janë të cunguara dhe ku një mësues i jep të gjitha lëndët e të tjera. Shkollat le të mbyllen siç po ndodh në fshatrat e braktisura, por mësimi mund të vazhdojë. Do pyesni: Po ku ta gjejnë internetin dhe pajisjet? Le ta nisim njëherë. Përvoja ka treguar që një nismë pozitive dhe me interes krijon efekte pozitive zinxhir tek të tjera fusha dhe përfshin shumë grupe të interesuara që kanë para. Ndoshta përmes lehtësive apo nxitësve, qeveritë mund ta bëjnë të interesuar biznesin privat ta shpëndajë internetin, i cili do të përdoret jo vetëm që fëmijët të aksesojnë shkollën digjitale, por edhe për shërbime të tjera që sot nuk i kemi. Prania e internetit rrit tregjet dhe aksesin te shërbimet private dhe publike e kjo jep efekt muliplikativ pozitiv për të gjithë zonat, ku nesër mund të zhvillohen biznese të tjera, ekonomi të tjera.
Plaftorma online mund të jetë një ndihmë serioze dhe me vlerë për prindërit. Shpesh edhe për shkak të pavëmendjes së fëmijës, apo njohurive të mangëta orë pas ore, prindërit duhet të shpenzojnë kohë me fëmijët. Mësuesi i mirë digjital në shtëpi në çdo kohë është një opsion që i lejon si fëmijët dhe prindërit të futen dhe rikujtojnë apo përvetësojnë më mirë dijet. Ja le të hamendësojmë se fëmija juaj nuk ka arritur që gjatë një ore mësimi të ketë përvetësuar mirë shpjegimet e mësuesit në klasë dhe e ka të vështirë të realizojë detyrat edhe sikur të jetë munduar të mësojë mirë në shtëpi. Por ama përmes një kodi fëmija apo prindërit rifuten në shkollën digjitale dhe mund të ridëgjojnë mësuesin, shpjegimi i të iclit është arkivuar aty. Jepini fantazisë dhe kujtoni nevojat. Përmes internetit dhe botës digjitale ne mund të gjejmë zgjidhje të mira, të cilat pandemia na i solli si një detyrim dhe angazhim që duhet të ndodhë shpejt. Një shkollë digjitale online nuk është një guxim i tepruar tani, ca më shumë për këtë brez që e ka më të lehtë të thotë se të tregojë dhjetëra miliona emra njerëzish të famshëm në Tik-Tok sesa të tregojë ku është Tirana në hartën fizike të varur në dërrasën e zezë të klasës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë