Analize

Tangoja Putin-Lukashenko

Nga Dmitry Oreshkin* – Pas dekadash ruajtjeje të një martese gjeopolitike pa dashuri, presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin po përpiqen të kuptojnë se si, secili mund ta përdorë tjetrin. Por, me Lukashenkon që përballet me protesta të vazhdueshme masive, Kremlini ka shumë më tepër për të fituar nga ndërkëmbimi.

Deklaratat publike të Presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me protestat masive në Bjellorusi kanë qenë të forta dhe në të njëjtën kohë,  të paqarta. Për shembull, ai thotë se është përgatitur një forcë “rezervë e zbatimit të ligjit” për angazhim të mundshëm në Bjellorusi. Por kjo mund të nënkuptojë personel, duke nisur nga policët e trafikut dhe policia që thyejnë demonstratat deri te Shërbimi Federal i Sigurisë (pasardhësi kryesor i KGB-së së epokës Sovjetike) dhe njësitë ushtarake të armatosura rëndë si Rosgvardia (Garda Ruse).

Dhe cilat rrethana do ta shtynin Rusinë të ndërhynte? Putin thotë se “rezerva” nuk “do të përdoret derisa situata të nisë të dalë jashtë kontrollit”. Por kush e vendos atë? Nëse varet nga diktatori i rrethuar  i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, Putini mund të thotë se Kremlini do të veprojë vetëm “me kërkesë të presidentit të republikës të zgjedhur ligjërisht”. Në fund të fundit, kjo është mënyra se si Bashkimi Sovjetik inkuadroi ndërhyrjet e tij ushtarake në Hungari më 1956-n  dhe Çekosllovaki më 1968-n.

Por Putini nuk ka thënë asgjë rreth kësaj. Në fakt, deklaratat e tij publike sugjerojnë që ai mendon se ai, jo Lukashenko, duhet të jetë në krye të procesit politik në Bjellorusi. Kjo e ka lënë Lukashenkon të mbështjellë nga një paradoks: Do të ishte më mirë të rrezikosh të rrëzohesh sesa t’i drejtohesh Putinit për mbështetje ushtarake.

Protesta në Minsk, Bjellorusi kundër presidentit Lukashenko, 16 gusht 2020.

Lukashenko e kupton se për aq sa pushteti në Bjellorusi mbështetet në forcë, ai qëndron me këdo që komandon më shumë bajoneta. Nëse një numër i konsiderueshëm bajonetash besnike ndaj dikujt tjetër do të shfaqeshin, Lukashenko mund të shndërrohej në një buratin  Putini dhe të hiqej për pasojë nga pushteti. Kjo do të funksiononte mirë për Kremlinin, por jo për Lukashenkon. Nga perspektiva e tij, protestuesit paqësorë paraqesin një kërcënim më të vogël sesa trupat e armatosura ruse.

Lukashenko ka shumë të ngjarë të mbështetet në strategjinë e tij të provuar dhe të vërtetë të ujdisë  me Rusinë. Ai do të sinjalizojë qëllimin e tij për të qëndruar i lidhur ngushtë me fqinjin e tij lindor, duke theksuar lidhjen e tyre shekullore gjeopolitike (edhe pse kjo marrëdhënie ka kohë që ka kaluar datën e skadimit). Pastaj, ai do të kërkojë mbështetje politike dhe financiare në këmbim të deklarimit të këtyre angazhimeve.

Tashmë, Kremlini ka njoftuar gatishmërinë e tij për të ristrukturuar borxhin e gjatë të naftës dhe gazit,  të Lukashenkos. Por zerimi i borxheve të vjetra nuk do të thotë fonde të reja, për të cilat ka nevojë Lukashenko. Prandaj, ai ndoshta shpreson të stabilizojë disi situatën e brendshme në mënyrë që të mund të shantazhojë Kremlinin. Në vend që të kërkonte ripagimin, ai mund  të argumentojë se, Kremlini duhet t’i dërgojë atij më shumë fonde për të mbështetur rolin e Bjellorusisë si një mbrojtës strategjik,  kundër NATO-s.

Protesta në Bjellorusi, kundër presidentit Lukashenko

E megjithatë, kërcënimi i agresionit të NATO-s po bëhet  gjithnjë e më shumë një blof  dhe si Lukashenko, ashtu  edhe Putin e dinë. Një numër gjithnjë në rritje i qytetarëve, veçanërisht përdoruesit e internetit nën 50 vjeç, nuk janë  aq të gatshëm sa  gjeneratat e mëparshme për ta besuar Lukashenkon  kur  pretendon se  “trupat e NATO-s po lënë gjurmët e tyre në portat tona dhe se ekziston një grumbullim i fuqisë ushtarake në kufijtë perëndimorë të vendit tonë”.

Sidoqoftë, një  retorikë  e tillë çon para si interesat e Putinit, ashtu edhe të  Lukashenkos. Kërcënimi i supozuar perëndimor i lejon ata të justifikojnë sundimin e tyre të zgjatur. Motivimi i Putinit është transparent. Gjatë karrierës së tij të gjatë politike, ai ka gëzuar tre lulëzime  të popullaritetit, secila pas fushatave të vogla ushtarake, në dukje fituese – në Çeçeni më 2000, në Gjeorgji më 2008 dhe në Ukrainë më 2014. Duke pasur parasysh këtë histori, nuk është për t’u habitur që ai do të përpiqej të luante të njëjtën lojë në Bjellorusi, duke u ofruar rusëve edhe një objekt tjetër shndritës,  që tregon madhështinë e Rusisë.

Për më tepër, Putini padyshim që kërkon shpagim pas refuzimit publik të Lukashenkos,  vitin e kaluar,  për të konsideruar integrimin më të thellë me Rusinë. Në atë kohë, Putini ishte i shqetësuar për kufirin e tij të mandatit në vitin 2024 dhe shpresonte të rikthente  orën duke bashkuar Bjellorusinë dhe Rusinë në një vend “të ri” (natyrisht me atë në krye). Por Lukashenko është tepër  xheloz për pushtetin e  tij, që të kryejë një sakrificë të tillë.

Me atë rast, Putini mbajti një “votë popullore”  këtë vit për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të siguruar sundimin e tij të vazhdueshëm të paktën deri në 2036. Dhe, për shkak se  plebishiti doli të ishte më i mundimshëm, i kushtueshëm dhe  më i debatueshëm sesa pritej, Kremlini është tani i etur për të poshtëruar dhe ndëshkuar Lukashenkon, edhe nëse do të t’i duhet t’i  falë  borxhin.

Presidenti bjellorus Lukashenko dhe ai rus,Putin

Lukashenko, ndërkohë, gjithashtu është përpjekur të anojë situatën në favor të tij. Ai dhe politikëbërësit në Europë nuk ishin të vetmit që analizuan vërejtjet e Putinit për  gatishmërinë r një “rezerve” të zbatimit të ligjit. Protestuesit në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera bjelloruse përballen me rrezikun e dobësimit të një diktatori vetëm për ta zëvendësuar atë me një më të fortë, më të largët. Dhe nëse ngjarjet marrin një kthesë për më keq, bjellorusët mund edhe të përfundojnë me një konflikt ushtarak që kërcënon kufijtë e tij.

Por skenari më i mundshëm është se forcat e sigurisë bjelloruse do të vijojnë të përpiqen për të shtypur demonstratat dhe Lukashenko do t’i rezistojë uverturës së Putinit për të dërguar “të gjelbrit burra të vegjël”, siç bëri në pushtimin e më pas aneksimin e Krimesë, më 2014-n.   

Putin di si të mos i ngacmojë  negociatat me Lukashenkon, vetëm nëse ka një shkop në dorë dhe një karotë në xhep. Për shkak se Kremlini ëstë thuajse i sigurt e ka edhe  disa karta të forta ekonomike  nën mëngë , ndërhyrja ruse në Bjellorusi do të mbetet thjesht verbale, të paktën për tani.

*Project Syndicate


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë