Analize

Turqia: Nëse Greqia zgjerohet me 12 milje, do të ketë luftë!

Turqia ka kërcënuar Greqinë të mendohet dy herë përpara se të zgjerojë sovranitetin detar, duke u druajtur se Athina zyrtare mund të shtrihet jo vetëm në Jon por edhe në Egje.

“Nëse Greqia zgjeron kufijtë e saj detarë në Detin Egje, do të ndërmarrë një precedent për shpallje lufte”, paralajmëroi së fundmi ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.   Deklarata erdhi vetëm një ditë pasi vendet anëtare të BE vendosën të sanksionojnë Turqinë në rast se Ankaraja nuk tërheq forcat e saj detare nga Mesdheu Lindor.

 Turqia ka reaguar me zemërim pasi Greqia deklaroi se zgjerojë më 12 milje ujërat e saj territoriale perëndimore në detin Jon, e parashikuar në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, të cilën Ankaraja nuk e ka nënshkruar. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjithashtu la derën hapur për një lëvizje të ngjashme në anën lindore me Turqinë.

Shtrija në Jon ka alarmuar Turqinë, e cila raportohet se po e ka ngritur këtë cështje në nivelet më të larta euriopiane.

“Në Egje, Greqia nuk mund të zgjerojë kufijtë e saj me 12 milje. Ky do të përbëntë një shkak për luftë (casus belli). Ne nuk do ta lejojmë Greqinë të shtrijë ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 milje. Besoj se jam shumë i qartë”, tha Çavuşoğlu.

Situata në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme që kur u zbuluan burime të mëdha gazi. Më 10 gusht, Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruç Reis të shoqëruar nga anije luftarake në ujërat greke, të cilave Greqia iu përgjigj duke dërguar anijet e saj luftarake për të gjurmuar anijet turke.

Në një takim jozyrtar të ministrit të jashtëm të BE në Berlin javën e kaluar, vendet anëtare të BE ranë dakord mbi një listë sanksionesh kundër Ankarasë në rast se Turqia nuk de-përshkallëzon tensionet në rajon.

Përplasjet mbi kufijtë detarë dhe rezervat e gazit natyror e ka vënë Turqinë kundër Greqisë dhe pjesës tjetër të BE-së, duke ndarë edhe vendet e  BE-së.

“Ne vendet anëtare të BE jemi të qartë dhe të vendosur në mbrojtjen e interesave dhe solidaritetit të Bashkimit Europian me Greqinë dhe Qipron. Turqia duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Ky është një element themelor për të lejuar përparimin e dialogut, “tha diplomati i lartë i BE Josep Borrell.

Ai gjithashtu nënvizoi se “gjëja më e ngutshme dhe urgjente është të zgjidhet çështja e shpimeve dhe prania e anijeve turke në ujërat greke dhe qipriote, e cila është diçka e rrezikshme”.

Sidoqoftë, Çavuşoğlu  sfidoni BE-në të shtunën kur tha se Oruç Reis do të qëndronte në rajon për tre muaj të tjerë.

Zyrtarët e BE në Berlin shprehën shqetësimin e tyre për situatën, duke thënë se duke marrë parasysh numrin e lartë të anijeve luftarake në rajon nuk mund të përjashtohet një incident ushtarak.

Athina ngriti çështjen e “casus belli” të Turqisë në takimin e punëve të jashtme, duke thënë se asnjë dialog nuk mund të zhvillohet për sa kohë që kërcënimi i luftës është në tryezë. Borrell sulmoi Turqisë, duke thënë se së bashku me Kinën dhe Rusinë, synojnë të “ringjallin kujtesën e perandorive të mëdha të së kaluarës”.

Sanksionet e BE kundër Turqisë do të zbatohen në faza. Në praktikë, Turqia ka një muaj kohë për të de-përshkallëzuar tensionet deri në samitin e ardhshëm të BE në 24-25 Shtator, kur do të vendoset faza e parë e sanksioneve, që synojnë sektorin e energjisë të Turqisë.

Nëse Ankaraja nuk pajtohet, atëherë sanksione të mëtejshme do të vendosen në sektorin financiar të Turqisë, me mundësinë për të shkurtuar fondet e BE-së ose për një ndalim udhëtimi.

Gjermania, Italia dhe Malta janë më të kujdesshme për goditjen me sanksioneve të Turqisë, sipas burimeve diplomatike. Këto vende thuhet se shprehën frikën se Turqia mund të hakmerret duke lëshuar drejt Europës katër milion migrantët që mbahen aktualisht në tokën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë