Mode

Çfarë do të ndodhë me të gjitha rrobat e pashitura

Markat po gjejnë mënyra të reja për të pastruar koleksionet e tyre pas gjithë rrobave që nuk u shitën për shkak të izolimit Covid-19.
Markat e modës në të gjithë botën po përballen me të njëjtën situatë: çfarë duhet të bëjnë ata me të gjitha koleksionet e tyre të pashitura të pranverës?
Dyqanet u mbyllën për muaj me radhë në mes të krizës më të rëndë shëndetësore në kohët moderne, shitjet e veshjeve kanë rënë 66% në Amerikë që nga Marsi dhe shitësit me pakicë në nivel global kanë anuluar porositë për mbrojtur veten financiarisht nga pasojat.
“Është një situatë shkatërruese financiarisht,” thotë Amy Smilovic, drejtoresha e markës “Tibi”.
“Ne kemi mallra në vlerë prej miliona dollarësh dhe thjesht janë të gjitha në depon e kompanisë në Nju Jork dhe tani ne duhet të përpiqemi ti heqim qafe. Në këtë pikë kemi arritur” thotë Smilovic.
Smilovic tregon se ka kontaktuar me më shumë se 15 marka dhe shitës me pakicë dhe asnjë nuk pranon të bashkëpunojë me të. Sipas saj, industria e modës e ka problem të pranojë atë që është e tepërt.
Por kjo ndodh dhe në një shkallë më të gjerë. Shitësit me pakicë priren të mbajnë shumë porosi në blerjet sezonale, duke shitur vetëm rreth gjysmën me çmim të plotë, pjesa tjetër shitet me gjysëm çmimi si mënyrë për të tërhequr klientë, një metodë që shumë marka të njohura nuk e mbështesin dhe madje ka marka që çdo gjë që nuk shitet i djegin për të mbrojtur imazhin e një marke dhe integritetin e çmimeve.
Burberry është deri tani e vetmja markë kryesore që ka një strategji për të hequr nga magazinat të gjitha rrobat e pashitura. Ajo do t’ju jepet stafit të dyqaneve, do dhurohet për bamirësi dhe riciklim. Marka britanike u vu nën presionin e medias dhe njerëzve kur në raportin vjetor të 2018 raportoi se dogji 28.6£ mallra të pashitura. Disa muaj më vonë, pas një proteste, ajo njoftoi se do ta ndalojë këtë praktikën.
Por ndërsa markat më të mëdha mund të bëjnë manovrime të tilla, marka e vogla duhet ta marrin situatën më ndryshe.
“Petar Petrov” një dyqan në Britani kishte vetëm një mënyrë. Të organizonte ngjarje që të mund të shiste të paktën disa nga produktet me ulje çmimi. Ai bëri dy organizime dhe tani i kanë mbetur vetëm 400 artikuj në depo.

Sidoqoftë, shitësit me pakicë po ofrojnë zbritje drastike. Një bluzë me lule “Rosie Assoulin” nga “Sars” është shitur me 334 dollarë ku çmimi i saj fillestar i shitjes me pakicë ishte 1.395 dollarë.
“Net-a-Porter” po i shet produktet 70% më lirë. “Moda” ka ulur çmimet deri në 80%
Një mënyrë tjetër janë dhe shitjet online edhe pse “shitjet online janë “logjikisht të komplikuara”, thotë Nikole DeSantis, drejtoreshë e “Shrimps”, pasi markat duhet të pranojnë kthime të produkteve por bashkëpunimi me klientë që nuk mund të bëjnë blerje në dyqan është një mënyrë për të hequr sado pak produkte.
Biznesi po lulëzon gjithashtu për “MadaLuxe Group”, një kompani në Nju Jork që blen produkte që janë jashtë sezoni dhe i shet në dyqanet që zotëron në të gjithë botën.
“Biznesi ynë ka planifikuar deri 25% më shumë blerje nga sa ishte parashikimi ynë për këtë vit,” thotë shefi ekzekutiv Adam Freed. Kompania blen “pako” nga markat që me vlerë të plotë me pakicë mund të përfshijnë diku nga 1 milion deri në 400 milion dollarë.

Nga ana tjetër, shumë marka po e shohin dhurimi si një mënyrë për të bërë reklamë.
Dizajneri italian Brunello Cucinelli thotë se ai do të dhurojë veshje me vlerë 30 milion€ për “bamirësi të ndryshme në të gjithë botën”.
Shumë marka të tjera dhuruan rroba për mjekët dhe infermierët.
“Çdo organizatë ka për detyrë të ketë një përgjegjësi bashkëpunuese dhe sociale,” thotë Fionnuala Shannon, drejtore ekzekutive e organizatës së bamirësisë “Dress for Success”, e cila u jep veshje të përshtatshme për punën që bëjnë grave me vështirësi ekonomike.
“Net-a-Porter” është një nga partnerët e saj më të mëdhenj ku sezonin e kaluar, ajo dhuroi 800 veshje dhe 2.500 artikuj kozmetikë.
Shannon është duke shpresuar se disa nga tepricat e tanishme do të shkojnë drejt organizatës saj.
“Ka mjaft rroba të mbetura në botë për të veshur gjithë popullsia e botës dhe është një turp që kërkojnë çdo mënyrë për ta shitur apo dhe e djegin pa menduar se mund të ndihmojnë dikë.”thotë ajo.

Burimi:Financial Times\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë