Analize

Covid-19, masat mund të zhvlerësojnë 30 vjet punë në luftën kundër varfërisë

Ndërsa disa nga vendet më të pasura në botë u bënë qendra të pandemisë së koronavirusit, politikanët dhe popullatat përkohësisht takuan me sy humnerën. Duke sulmuar njëkohësisht shëndetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar të ardhurat e tyre, përhapja e sëmundjes paraqiti një sfidë të paparë për shoqëritë në të cilat stabiliteti ekonomik ishte marrë si i mirëqenë. Rrjetet e sigurisë duhej të shpikeshin brenda natës për të mbrojtur individët dhe bizneset drejt mbylljes, ndërsa kapaciteti i shërbimit shëndetësor u rrit menjëherë. Në Londër, Uashington, Berlin dhe Paris, masat që kushtojnë miliarda paund u nënshkruan me të drejtë nga qeveritë me një mendim të dytë.

Ajo që vendet e zhvilluara bënë për ekonomitë e tyre, tani kërkohet dëshpërimisht për kombet më të varfra të botës. Ndërsa virusi përhapet në Afrikën Sub-Sahariane, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, të njëjtat kërcënime për jetën dhe jetesën tani përballen nga shtetet borxhmëdha me sisteme të kujdesit shëndetësor të pakonsiderueshëm fare, me burime nënpotencial. Por lloji i stimulit financiar të ndërmarrë në perëndim është i pamundur atje. Pa ndihmë të konsiderueshme dhe të menjëhershme nga komuniteti global, pasojat e Covid-19 në vendet e varfra mund të jenë katastrofike.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se Afrika së shpejti mund të përballet me “një pik” të lart të infektimeve me koronavirus. Jemeni, ku sistemi shëndetësor është rrënuar nga pesë vjet luftë, njoftoi rastin e tij të parë të Premten. Në shumë prej vendeve që tani bllokohen prej parashikimeve më pesimiste, të kufizuar në ujë të pastër dhe kushte të tjera bazike komunale të jetesës do të pengojnë betejën kundër përhapjes së virusit. Ekzistojnë mungesa akute të pajisjeve të testimit dhe ventilatorëve. Në ekonomitë rurale të mbyllura, furnizimet ushqimore mund të rrezikohen.

Rënia globale e çmimeve të mallrave ka goditur tashmë Afrikën Sub-Sahariane, duke ngadalësuar eksportet dhe duke privuar vendet nga monedha e fortë jetike. largimi i kapitalit drejt dollarit, pasi investitorët kërkojnë një strehë të sigurt gjatë krizës, ka ekspozuar më tej ekonomitë e brishta. Teksa tabloja sa vjen e bëhet më mbytëse, Banka Botërore ka parashikuar recesionin e parë të rajonit në 25 vjet. Një studim i Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se masat e marra për të luftuar pandeminë mund të anulojnë 30 vjet përparim në luftën kundër varfërisë.

Këtë javë, ministrat e financave të G20, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mund të koordinojnë veprimet e nevojshme kur do të bisedojnë në konferencat e pranverës në internet. Më shumë se 80 vende të varfëra dhe me të ardhura të mesme i kanë shkruar FMN-së duke kërkuar ndihmë urgjente financiare. Deri më tani, huatë shtesë janë dhënë në dispozicion të qeverive që kanë nevoja të mëdha për të rritur kapacitetin e kujdesit shëndetësor.

Duhet shumë më tepër. Duhet të ketë një moratorium për shlyerjen e borxheve nga kombet më të varfëra në vendet huadhënëse, institucionet multilaterale dhe kreditorët privatë (rreth 44 mld dollarë janë vetëm nga Afrikës). Këto para duhet të qëndrojnë aty ku do të nevojiten për të siguruar mbështetje të të ardhurave dhe për të shpëtuar jetë. Edhe më e rëndësishmja, FMN duhet të ketë fonde për të financuar shpenzimet shëndetësore dhe një stimul ekonomik në një shkallë të gjerë sepse do të kërkohet. FMN vlerësoi muajin e kaluar se nevoja për financim të ekonomive emergjente dhe në gjendje të vështirë do të jetë së paku 2.5trilion dollarë. Shtetet e saj anëtare duhet të bien dakord të lejojnë fondin të vërë para në dispozicion përmes të drejtave shtesë të tërheqjes speciale, mekanizmi i krijuar pas krizës së vitit 2008 për të rritur likuiditetin ndërkombëtar.

Ndërsa shpaloset kriza e koronavirusit, deri më tani ka pasur një mungesë të vajtueshme të udhëheqjes globale. Historia do t’i gjykojë ashpër kombet më të zhvilluara nëse ata nuk veprojnë me vendosmëri për të ndihmuar të varfërit e botës në këtë  moment nevoje./theguardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë