Ekonomi

Klientelizmi: Një marrëdhënie toksike miqësie biznes-qeveri

Kur rregullat e qeverisë favorizojnë firma të caktuara në kurriz të konkurrencës, ne të gjithë humbasim.

Nga Neera K. Badhwar – Tregjet e lira janë të papajtueshme me kapitalizmin klientelist — praktika e bizneseve që ushtrojnë presion mbi qeveritë, dhe qeveritë që u “falen” atyre; favore të veçanta në formën e monopoleve, subvencioneve, kredive me interesa të ulta, ose rregullore që parandalojnë firmat e reja të hyrjnë në treg dhe të konkurojnë me bizneset e favorizuara. Progresistët dhe konservatorët ndonjëherë kundërshtojnë kapitalizmin klientelist mbi bazën e të cilit industri ose firma të caktuara po favoriohen. Si rregull i përgjithshëm, Progresistët aprovojnë favorizime për çdo gjë të gjelbër, konservatorët për çdo gjë ushtarake. Të dy palët i pëlqejnë favoret “për familjet e fermerëve” – megjithëse pothuajse e gjithë ndihma në fermë u shkon fermerëve të mëdhenj. Vetëm libertarianët, në parim kundërshtojnë favorizimet e qeverisë.

Shkaqet dhe efektet e klientelizmit

Kapitalizmi klientelist prevalon si në nivel federal, ashtu dhe në atë shtetëror, ku licencat profesionale krijojnë monopol virtual të bizneseve të afirmuara duke kërkuar procedura të shtrenjta të licencimit për bizneset e reja. Klientelizmi  është pra, sa i padrejtë, aq edhe shkatërrues. Duke rritur fitimet e disa industrive ose firmave në kurriz të industrive ose firmave të tjera, qeveria shkel detyrimin e saj për të trajtuar të gjithë në mënyrë të paanshme, dhe dëmton në këtë mënyrë industritë ose firmat e tjera që janë jashtë vëmendjes së saj. Dhe nga momenti që qeveria luan lojën e  të preferuarve duke dëmtuar arkën e shtetit, ajo dëmton gjithashtu taksapaguesit. Praktika socializon kostot teksa privatizon përfitimet. Kapitalizmi klientelist gjithashtu krijon korrupsion si në biznes ashtu edhe në qeveri, sepse në këmbim të favorizimeve të qeverisë, firmat shpenzojnë para për fushatat e politikanëve që i kanë favorizuar. Nga  fundi, por jo e fundit, praktika i kushton gjithashtu miliarda dollarë zhvillimit të shoqërisë që me këtë sjellje nuk është realizuar duke dëmtuar konkurentët e firmave të privilegjuara ose duke stepur konkurrentët e mundshëm.

Në fund të fundit, në fjalët e Matthew Mitchell, klientelizmi është një “forcë jashtëzakonisht shkatërruese”. (Mattheë Mitchell, Patologjia e privilegjit). Biznesi i madh zakonisht vlerësohet si fajtori më i madh dhe më i keq në këtë drejtim. Por disa studiues tregojnë se të paktën aktualisht, biznesi i madh nuk ka shumë ndikim në qeverinë federale, kjo referuar të dhënave  të shumave që harxhohen për lobim: 3 miliardë dollarë në vit, përkundrejt 300 miliardë dollarëve të shpenzuar për reklama. (Tyler Coëen, Biznes i madh: Një Letër Dashurie, 170-71). Por shumë që biznesi i madh shpenzon për lobim mund të mos jetë një treguesi i mirë i ndikimit të saj në politikën e qeverisë. Ndoshta shpenzon relativisht pak në lobim sepse nuk ka nevojë të shpenzojë më shumë për të marrë atë që dëshiron. Edhe sikur të jetë ky rasti, mund të jetë ende e vërtetë që shumica e bizneve më të mëdha, të privilegjuara nuk kanë shumë ndikim në qeveri, sepse ne jetojmë në një epokë të përparimeve të shpejta teknologjike. Siç pohon një raport nga analistët e Credit Suisse, “Mosha mesatare e një kompanie të regjistruar në S&P 500 ka rënë nga gati 60 vjeç në vitet 1950 në më pak se 20 vjet aktualisht.” (“Teknologjia shkatërron korporatën e Amerikës: Jetëgjatësia mesatare e kompanive nën 20 vjet”)

Sidoqoftë, në nivelin shtetëror dhe të qytetit, përpjekjet e bizneseve të krijuara për të mbajtur jashtë konkurrentët e rinj kanë çuar në zgjerimin e licencimit profesional. Ndërsa në vitet ’50, vetëm 5% e punëtorëve duhej të licencoheshin për të ushtruar profesionin e tyre, tani e bëjnë gati 33% e tyre. (Liçensa për të punuar: Botimi i Parë, Përmbledhja Ekzekutive) Dhe shumë nga kërkesat e licencimit nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e konsumatorit.

Për të qenë e qartë, jo të gjitha lobimet e biznesit të qeverisë janë për hir të privilegjeve të veçanta. Disa prej tyre janë për të parandaluar ose ndryshuar rregullore të dëmshme ose të padrejta. Epiteti “klientelizëm” vlen vetëm për atë të parin. Përsëri, jo të gjitha bizneset që përfshihen në klientelizëm janë njësoj fajtorë. Dhe disa mund të mos jenë aspak fajtorë. Konsideroni një biznes që kërkon një kredi ose subvencion thjesht mbrojtës, domethënë vetëm sepse nuk mund të konkurrojë ndaj bizneseve që marrin kredi ose subvencione. Asnjë biznes apo person nuk ka detyrim të bëjë atë që normalisht do të ishte i detyrueshëm në një sistem apo situatë të korruptuar, nëse një veprim i tillë do të thotë të dëmtojë, ose edhe të shkatërrojë veten. Duke moskërkuar të njëjtin trajtim të favorshëm si konkurrentët e tij në këtë situatë, do të ishte sikur të luhej sipas rregullave në një lojë ku të gjithë të tjerët po mashtrojnë. Një biznes që kërkon një kredi tatimore ose subvencion për tu mbrojtur në treg, megjithatë, nuk do ti kërkojë më kur nuk do të ketë nevojë për to. Në të kundërt, bashkohet me listën e gjatë të firmave që kërkojnë favore vetëm për të fituar një avantazh ndaj konkurrencës së tyre. Është e pavend të thuhet, që një biznes që tashmë po lulëzon, nuk ka asnjë justifikim që të marrë kredi tatimore ose subvencione. Kjo është ajo që i bën përpjekjet e fundit të Amazon  të suksesshme për të ndërtuar selinë e dytë të saj.

Disa libertarianë hedhin poshtë idenë se kërkimi i kredisë tatimore (rimbursimi i TVSH-së, pash) është klientelizëm, sepse ata pretendojnë që shteti kurrë nuk ka pasur të drejtë të vendosë taksat në radhë të parë. Cilado qoftë merita e këtij pretendimi për taksat, argumenti dëshmon shumë. Nëse është dakord të kërkohet kredi tatimore, është mirë gjithashtu të kërkohen subvencione, sepse, në fund të fundit, subvencionet merren nga të njëjtat tatime që shteti gjoja nuk kanë pasur të drejtë t’ju imponojë taksapaguesëve. Në mënyrë të ngjashme, nëse është në rregull të kërkohet kredi tatimore, është mirë të kërkohet kredi me interes të ulët ose të garantuar nga qeveria, sepse ato gjithashtu marrin taksat që shteti gjoja nuk ka pasur të drejtë tu imponojë taksapaguesëve. Pra, nëse kërkimi i kredive tatimore nuk është klientelizëm, as ai i  subvencioneve ose kredive të garantuara nga qeveria nuk është, pikëpamje që liberalët, natyrisht, e refuzojnë.

Është e rëndësishme të theksohet se një biznes që nuk merr ndihmë nga qeveria kur rivalët e tij nuk duhet të bëjnë gjithmonë më keq sesa rivalët e tij. Ndonjëherë e kundërta është e vërtetë. Për shembull, J.J. Hekurudha e Madhe Veriore e Hill ishte e vetmja hekurudhë transkontinentale e ndërtuar dhe funksiononte pa ndonjë ndihmë të qeverisë. Ishte gjithashtu më e suksesshmja. Të dy faktet janë të lidhura. Për shkak se ajo nuk ishte e subvencionuar, Hill ndërtoi rrugën vetëm atje ku ai priste që njerëzit ta përdornin hekurudhën, ndërsa konkurrentët e tij të subvencionuar nga shteti vendosën rrugën e paqartë, pasi Kongresi po i paguante ata për çdo milje. (Folsom, Miti i Barones së Grabit.) Hill i edukoi fermerët-klientët e tij për teknologjinë dhe metodat e fundit bujqësore, sepse ai mund të përparonte vetëm nëse ata do të ishin të ditur dhe të njohur me të rejat e teknologjisë në fushën e tyre. Shumica e hekurudhave të subvencionuara falimentuan në panikun e vitit 1873. Hekurudha e Madhe Veriore e Hillit jo vetëm që mbijetoi, por ishte, sipas biografit, Michael P. Malone, “më e mira e konstruktuar dhe më e dobishmja nga të gjitha hekurudhat kryesore në botë”, pasi tarifat e ngarkuara nga Hill ranë në mënyrë të qëndrueshme me një efikasitet më të madh. (“Hekurudhat, Barones hajdutë dhe Kapitalizmi i Pandërprerë”)

Në mënyrë të ngjashme, biznesi i anijeve me avull të Commodore Vanderbilt lulëzoi pa ndonjë ndihmë të qeverisë, ndërsa rivalët e tij, të dhjamosur nga subvencionet, u fundosën nën peshën e paaftësisë dhe kotësisë së tyre. (Folsom, Myth of The Barons Robber) Në vitet 1830, Vanderbilt ndërtoi rrugë në të gjithë verilindjen, duke ofruar shërbimin që ishte më i lirë dhe më i shpejtë se ai i konkurrentëve të tij. Kudo që shkoi, ai uli tarifat përgjithmonë, duke mposhtur Robert Fulton, të cilit i ishte dhënë një monopol nga legjislatura e shtetit të Neë York për tridhjetë vjet. Për shkak se Vanderbilt kishte vetëm zgjuarsinë e tij për ta ndihmuar, me atë të garonte kundër rivalëve të tij të subvencionuar, dhe arriti në atë pikë sa duhet të gjente mënyrat e shkurtimit të kostove. Ai gjithashtu konkurroi me një anije me avulltë subvencionuar trans-Atlantik të drejtuar nga Edward Collins, i cili mori subvencione të majme që ishin shpenzuar për anije luksoze dhe joefikase ekonomikisht (6-8). Vanderbilt deklaroi se prosperiteti i tij ishte “rezultati i drejtpërdrejtë i tregtisë së pandërprerë dhe konkurrencës së pakufizuar”, dhe se ishte dëshira e tij që ata që erdhën pas tij të gjenin një fushë të hapur (7-9).

Kush duhet të fajësohet?

Siç është e qartë, klientelizmi është edhe i dëmshëm dhe i padrejtë. Kush është kryesisht përgjegjës për të? Kush është lëvizësi kryesor: biznesi që lobon për subvencione, kredi tatimore, tarifa, kredi me interes të ulët, ose rregullore për të parandaluar konkurrencën, apo qeveria që i jep këto favorizime? Një linjë e gjatë ekonomistësh, nga Adam Smith në shekullin e 18-të deri në Milton Friedman në të 20-in, kanë kritikuar biznesin për kërkimin e favorizimeve. Këto ditë, libertarianët dhe të tjerët që mbrojnë tregjet e lira kanë tendencë të fajësojnë qeverinë, ndërsa progresistët, kur fajësojnë ndokënd, priren të fajësojnë biznesin.

Një arsye që shumica e libertarianëve ia faturojnë pjesën më të madhe të fajit qeverisë është se qeveria shkel detyrimin e saj për të qenë e paanshme duke vënë në lojë preferencat. Kjo është sigurisht e vërtetë. Por a nuk ka biznesi një detyrim moral të konkurrojë në mënyrë të drejtë në treg, në vend që të kërkojë trajtim të veçantë? Disa libertarianë argumentojnë se detyrimi i vetëm i biznesit është të maksimizojë vlerën e aksionarëve pa hile ose mashtrim. Por shmangia e hileve ose mashtrimit nuk është e mjaftueshme. Siç thekson Milton Friedman, një biznes duhet të rrisë fitimet e tij brenda “rregullave të lojës”, dhe rregullat jo vetëm që ndalojnë mashtrimet, por ato gjithashtu kërkojnë “konkurrencë të hapur dhe të lirë”. Kapitalizmi klientelist është antiteza e konkurrencës së hapur dhe të lirë.

Një arsye e dytë që libertarianët e konsiderojnë qeverinë kryesisht përgjegjëse për klientelizmin është se nëse qeveria nuk do të kishte fuqinë e ndërhyrjes në ekonomi, biznesi nuk mund të lobonte për të dhe si rrjedhojë ti kërkonte favore. Rrënja e problemit, thonë ata, është se qeveria ka përvetësuar fuqinë për të ndërhyrë në ekonomi. Ky konstatim është gjithashtu i vërtetë. Por, a e ka përvetësuar qeveria këtë fuqi krejt, pa ndonjë inkurajim nga biznesi? Kjo duket e dyshimtë, vetëm nëse agjentët e qeverisë dhe biznesmenët kanë të njëjtët stimuj për të rritur fuqinë e ndërhyrjes së qeverisë. Secili dëshiron diçka nga tjetri, dhe secili është i gatshëm të tregtojë favorizime për ta marrë atë që do.

Një arsye e tretë përse libertarianët i drejtohen qeverisë si fajtori kryesor është se sidoqoftë, pasi është shfaqur kjo gjendje e pakënaqshme, qeveria mbetet dhe vetëm qeveria, që ka fuqinë ta ndryshojë atë duke ndryshuar ligjet që lejojnë atë vetë të ndërhyjë në ekonomi. Kjo është e pamohueshme. Por ata që duan të ndryshojnë këto ligje nuk mund të bëhen agjentë të qeverisë pa mbështetjen e votuesve. Fatkeqësisht, libertarianët duket se janë i vetmi grup që mbështesin individë reformatorë me një mendësi të tillë. Shumë biznese mbështesin politikanë që do të miratojnë rregullore që do t’i mbrojnë ata nga konkurrenca. Dhe shumë votues, jo biznesmenë mendojnë se të gjitha rregulloret mbrojnë konsumatorët nga dëmtimi, ose përndryshe ato i shërbejnë drejtësisë sociale. Filozofia e tyre udhëzuese duket se është “të sigurohen këto rregullore, që qeveritë të themelohen midis burrave”; pa këto rregullore do të ishim si fëmijë të pafuqishëm në duart e biznesit. Siç e dinë libertarianët dhe mbrojtësit e tjerë të tregjeve të lira, megjithatë, nga shumica e rregulloreve federale përfitojnë bizneset e mëdha në kurriz të bizneseve të vogla ose të reja, dhe licencimi i profesionistëve në nivel shtetëror dhe lokal shpesh mbron bizneset e krijuara në kurriz të ndërmarrjeve të reja. Mjerisht, edhe rregulloret më të qarta dhe kërkesat për licencim janë mirëpritur krahëhapur nga shumë votues.

Duket se nuk ka asnjë fajtor kryesor në këtë tablo. Qeveria, biznesi, përparimtarët dhe konservatorët janë të gjithë njësoj të padiskutueshëm. Qeveria ka më shumë faj kur merr iniciativën për të ofruar subvencione, kredi tatimore ose kredi për një biznes apo industri. Kjo mund të jetë rasti me industrinë e makinave elektrike. Një biznes apo industri e veçantë ka më shumë faj kur merr iniciativën të lobojë për favorizime. Konservatorët kanë më shumë faj kur kërkojnë subvencione për prodhuesit e pajisjeve ushtarake. Dhe progresistët kanë më shumë faj kur kërkojnë më shumë rregullime të bizneseve.

Mënyra për të Hapur, Tregjet Konkurruese

A ka ndonjë rrugëdalje? Michael Munger dhe Mario Villarreal-Diaz janë pesimistë (“Rruga drejt kapitalizmit të klientelizmit”). Ata thonë se biznesmenët duhet të veprojnë në mënyrë racionale dhe do të ishte e paarsyeshme që ata të linin dollarë në tryezë (f. 341). Po kështu edhe politikanët përballë votave. Por, ajo që është racionale ose joracionale varet nga qëllimi juaj. Nëse qëllimi juaj është të bëni para në çfarëdo mënyre — ose të zgjidheni në ndonjë mënyrë —, atëherë Munger dhe Villarreal-Diaz kanë të drejtë që racionaliteti kërkon që biznesmenët dhe politikanët të vazhdojnë të luajnë lojën e klientelizmit. Megjithatë, siç kemi parë, ka pasur dhe ka akoma disa biznesmenë (p.sh., themeluesi i Ëhole Foods John Mackey dhe ish-drejtori i BB & T John Allison) qëllimi i të cilit është të fitosh para vetëm në konkurrencë të lirë dhe të ndershme. Dhe ka politikanë, qëllimi i të cilëve është t’i trajtojnë të gjithë me drejtësi (p.sh., Justin Amash). Për të gjithë ata, klientelizmi është joracional.

Por, si e shohin shumica e politikanëve dhe biznesmenëve klienetlizmin? Me sa kam dijeni, nuk ka pasur studime mbi pikëpamjet e politikanëve për këtë çështje. Por Mattheë Mitchell et al. kanë realizuar një studim të rëndësishëm të besimeve të njerëzve të biznesit në lidhje me klientelzimin (Një Kulturë e Favoritizmit: Privilegji i Korporatave dhe Besimet Për Tregjet dhe Qeverinë). Në një anketim që u është drejtuar 500 drejtuesve të biznesit të firmave të mëdha, 61% raportuan se firma e tyre përfitonte të paktën një formë favorizmi, zakonisht kredi tatimore (f. 6). Por 70% e të gjithë CEO-ve gjithashtu menduan se qeveria nuk duhet të favorizojë firma ose industri specifike (37). Megjithatë, kjo përgjigje ishte shumë më e ulët në mesin e atyre që mendonin se firmat e tyre po favorizoheshin (61.1%) sesa në mesin e atyre që mendonin se firma e tyre nuk po favorizohej (83.8%) (f. 36-38). Udhëheqësit e biznesit të madh  që janë përfituesit e favoreve të qeverisë janë të prirur të besojnë se ata po bëjnë gjënë e duhur për bizneset dhe shoqërinë e tyre që po përfitojnë. Është e vështirë të thuash nëse ky besim në favor të klientelizmit është efekti i klientelzimit të tyre, apo shkakut të tij, ose të dyve bashkë. Për fat të mirë, midis drejtuesve të biznesit dhe publikut të gjerë, 76% kundërshtojnë favorizimin. (““Fifty Years of Rent-Seeking: A Q&A ëith Mattheë Mitchell,” in The Bridge, July 24, 2019..)

Pra, detyra për të ndryshuar mendjen e atyre që mendojnë se favorizimi është i mirë për ekonominë dhe shoqërinë, megjithëse është e vështirë, nuk është e pamundur. Një arsye tjetër për shpresë është se të paktën dy studiues të njohur të së majtës kanë pranuar që rregullimi shpesh ndihmon biznesin e madh në kurriz të biznesit të vogël. Historiani i krahut të majtë, Gabriel Kolko, shkruan për dështimin e Progresistëve për të parë që rregullimi federal i ekonomisë që ata promovonin, po përfitonte në të vërtetë biznesi i madh. (Triumfi i Konservatorizmit, Një Riinterpretim i Historisë Amerikane, 1900-1916.) Më 1973, avokati aktivist pro-qeveritar Ralph Nader bashkëautor i një artikulli me Mark Green për mënyrën se si rregullimi qeveritar i ekonomisë përfundimisht përfundon duke përfituar firmat e mëdha në kurriz të të vegjëlve, duke minuar konkurrencën dhe duke vendosur monopole (“Rregullimi Ekonomik kundër Konkurrencës: Xhaxhai Sam, Man Monopoly”). Kjo çoi në një varg derregullimesh (të pjesshme) të disa industrive të mëdha, duke përfshirë linjat ajrore. A nuk mund të ndodhë kjo përsëri?

Sa i përket licencimit profesional, i cili tani mbulon rreth 33% të punëtorëve të Amerikës, mund të shpresojmë nga fakti se në vitet 1950 ajo mbulonte vetëm 5%. Përpjekjet e Institutit për Drejtësi kanë çuar në reforma në disa shtete. A nuk është e mundur që licencimi profesional do të vazhdojë të zvogëlohet?

Asnjëherë nuk mund të ketë një ndarje të plotë midis shtetit dhe ekonomisë, edhe nëse kemi vetëm një shtet minimal, sepse shteti duhet të mbështetet tek ndërmarrja private për të përmbushur funksionet e tij minimale: duke na mbrojtur nga kriminelët dhe armiqtë e huaj. Janë sipërmarrjet private që duhet të ndërtojnë rrugët, ndërtesat, automjetet ushtarake dhe armët që i duhen shtetit për të kryer funksionet e tij. Prandaj, potenciali për klientelizëm do të jetë gjithmonë aty, dhe kështu do të jetë edhe nevoja për vigjilencë./ libertarianism.org/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë