Pandemia e koronavirusit po provohet të jetë një shkatërrim për bizneset e vogla e të mesme të Europës, e veçanërisht për ato në jug e në lindje të bllokut europian e fqinjeve të tyre që nuk janë pjese e BE-së.
Shumica e vendeve kanë marrë një formë mase për ti mbrojtur bizneset e tyre nga kriza e koronavirusit.
Masa më shpesh e përdorur është ajo e shtyrjes apo reduktimit të taksave dhe kontributeve shoqërore.
Por aplikimi ekzakt i këtyre masave varion, siç do të demontrohet në artikulli, sipas shteteve të ndryshme si Hungaria, Bullgaria dhe Bosnje Hercegovina.
Situata në Bosnjë
Qyteti Lopare është i lokalizuar në veri të Bosnjë – Hercegovinës
Qyteti i vogël ka lidhje të këqija rruge me pjesën tjetër të Bosnjës dhe pozicioni i tij gjeografik e bën të vështirë për kompanitë eksportuese që të mund të menaxhojnë logjistikën e tyre.
Rreth 5,000 njerëz nga Lopare kanë emigruar në Europën Perëndimore për të punuar dhe ka një ndjenjë frikë në vend që nëse ekonomia përkeqësohet akoma e më shumë banorë të qytetit do të vendosin për të emigruar.
Nëse kriza ekonomike e ardhur nga koronavirusi shkatërron strukturën ekonomike të qytetit që ka një popullsi prej 10,000 individësh shumë shpejt vendi mund të kthehet në një qytet-fantazmë.
Rreth 1,300 njerëz të qytetit punojnë në kompani të vogla e të mesme. Gjysma e tyre janë të riskuar të humbasin pozicionet e punës.
Shumica e këtyre kompanive varen më së shumti nga eksportimi. Ato prodhojnë pajisje zyrash si tavolina, karrige, rafte etj për vende si Franca, Austria, Zvicra, Gjermania dhe Hollanda.
Lopare si qytet njihet më së shumti për prodhimin e jahteve, tekstileve, radiatorëve dhe sistemeve të ngrohjes.
Kryetari i bashkisë së Lopares Rado Saviç ishte një nga të parët që thërriti shtetitn për të ndërhyre në ekonominë e vendit. Bashkia ka një buxhet tejet modest dhe nuk mundet që ta ndihmoje ekonominë e qytetit përmes injeksioneve financiare.
Ekipi i tij kërkon ndihmë për sektorin e biznesit si garanci rrogash për të punësuarit gjatë kohës së krizës.
Por nëse qeveria nuk ndërhyn bashkia është e gatshme të veprojë për ti shpëtuar pozicionet e punës së punonjësve përmes marrjes së një kredie dhe ristrukturimit të buxhetit lokal.
“Shtetit i duhet që të ndërhyjë e të krijojë një fond të ardhurash për punëdhënësit e që këta më pas të mund të ndihmojnë punonjësit e tyre” shprehet Saviç.
Me 90% te ekonomisë së Lopares të orientuar ndaj eksportit ajo varet shumë nga lënda e parë që importon si dhe nga eksportimi i produkteve të prodhuar.
Zvjezdan Maksimovic dhe gruaja e tij janë të shqetësuar nëse do të jenë në gjendje ta paguajnë kredinë të cilën e kanë marrë hua vitin e kaluar për të blerë apartamentin e tyre në Lopare. Për dy vite rresht 34 vjeçari Zvjezdan punoi në një firmë që merrej me prodhimin e sistemeve të ngrohjes. Por si rrjedhojë e krizës së koronavirusit ai u pushua nga puna.
Ai shprehet se tani e ka të pamundur të gjejë punë. Rroga e tij ishte e vetmja e ardhur që kishte dhe nëse kriza vazhdon zgjedhja e vetme për të mbetet të gjejë punë bujqësie.
“ Tani më duhet të regjistrohem në byronë e papunësisë e nuk e di nëse do të marr ndonjë pagesë nga ata si asistencë shtetërore. Gruaja ime është duke punuar e po merr rrogë kështu që shpresoj me këto të ardhura të mund të mbulojmë shpenzimet bazike”, shprehet Maksimoviç
Autoritetet lokale kanë premtuar një skemë emergjence që iu mundëson 150-200 euro në muaj punëmarrësve përmes benefiteve të papunësisë.
Por ndryshe nga vendet si Gjermania ku shteti nisi ti paguajë bizneset e vogla e të mëdha menjëherë në Bosnjë Hercegovinë nuk ka ndonjë plan funksional se si të implementohet skema.
Vendi ka disa nivele administrative ku secili prej tyre premton diçka e nuk bën gjë.
Në veri autoritetet e “Republika Srpska” u shprehën se do të financonin rreth 250 milionë euro për qytetin Lopare por akoma nuk i kanë në dorë paratë.
Në gjysmën tjetër të vendit nuk është zbatuar diçka konkrete ndonëse autoritetet kanë premtuar ristrukturimin e buxhetit dhe emetimin prej 125 milionë eurosh për të mbështetur aktivitetin ekonomik.
Ndërsa në nivelin shtetëror nuk është vendosur akoma nëse detyrimet e TVSH-së duhet të shtyhen në fund të muajit apo jo.
Për momentin gjëja e vetme konkrete e aplikuar është shtyrja e pagesave të kredisë për të paktën 3 muaj si për individët ashtu dhe për kompanitë.
Bashkimi Europian ka premtuar më shumë se 80 milionë euro për Bosnjën si pjesë e paketës së ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë totale prej 410 milionë euro. Këto para do të injektohen në ekonomi përmes agjencive të ndryshme internacionale si Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara i cili do të shpenzojë 7 milionë për sistemin shëndetësor dhe 73 milionë për sektorin ekonomik.
Situata në Hungari
Kohë të ftohta kanë ardhur për fabrikat e Audit, Mercedes, Opel dhe Suzuki në Hungari. Të tëra këto kompani i kanë reduktuar ndjeshëm operacionet e tyre.
Prodhimi i makinave zë 20% të prodhimit industrial të Hungarisë dhe rreth 4% të GDP-së.
Uzinat e Mercedesit në Hungari për momentin i kanë ndaluar operacionet e tyre të brendshme por 4,000 punonjësit e tyre vazhdojnë ti marrin pagat.
Shumë prej kompanive që prodhojnë makina apo pjesë makinash në Hungari varen shumë e nga punonjësit e përkohshëm të cilët nuk janë me kontratat afatgjata e punë të përditshme me trune 8 orëshe.
Suzuki psh ka thërritur punonjësit e tyre të turnit të tretë të Premtes e iu ka thënë që nuk i nevojiteshin më të Hënën. Në këtë mënyrë kompania përmes reduktimit të punës për punonjësit e përkohshëm mund të ulë e shpenzimet për rrogat e punonjësve.
Ndërsa kompani të tjera si Opel dhe Audi kanë reduktuar oraret e punës së punonjësve të tyre duke ulur kështu ndjeshëm kostot e tyre.
Situata në Bullgari
Bullgaria është një nga vendet anëtare më të varfra të BE-së. Thuajse të gjithë punëdhënësit janë detyruar që ti prezantojnë punonjësit e tyre me teleworking (punimi përmes thirrjeve me video) si rezultat i pandemisë të Covid-19
E në ato ambiente pune ku kjo gjë nuk është e mundur punëdhënësit kanë marrë masa të rrepta mbi higjenën dhe distancimin social.
Boyan Banov është një nga 10 punonjësit që punon për një kompani marketimi. Zakonisht ekipi i tij merret me vendosjen e reklamave. Por kompanitë internacionale të cilat punojnë me kompaninë me të cilën punon zoti Boyan kanë ulur ndjeshëm shpenzimet për marketim e madje shumë prej tyre e i kanë ndërprerë përkohësisht fushatat e marketingut.
Por Kompania e zoti Boyan po mundohet që ti mbajë punonjësit duke negociuar me bashkitë e qyteteve për qira më të ulta për vendet në të cilat kompania vendos reklamat.
Një ligj është kaluar në Bullgari në të cilin thuhet se qeveria do të mbulojë 60% të rrogave të punonjësve dhe 40% tjetër do të mbulohet nga punëdhënësit. Por është akoma e paqartë se cilat kompani apo sektorë ekonomikë do ta marrin këtë ndihmë.
Burimi: Euronews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.