Analize

Pas Greqisë, refugjatët mund t’i rikthehen Shqipërisë dhe rrugës së re ballkanike

Ndërkohë që mijëra refugjatë janë mbledhur në kufirin greko-turk në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, edhe Shqipëria rrezikon të përballet me një valë të pashembullt emigrantësh. Pasi hynë në Greqi, dhe u shpëtojnë syrit të autoriteteve greke, këta refugjatë zgjedhin të kalojnë zakonisht nga kufiri shqiptar, për të vazhduar më pas drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.

Pas krizës humanitare në kufijtë grekë, qeveria shqiptare mësohet se po përgatitet për strehimin e 30 mijë refugjatëve të mbledhur në vendin fqinj, duke ngritur qendra të posaçme  në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.  Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga qeveria, gjasat që Shqipëria të mos preket nga kriza e refugjatëve në Greqi janë të vogla.

Rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar. Më parë, kjo rrugë kalonte nga Bullgaria, në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, për të shkuar me pas drejt Gjermanisë ose Austrisë.

Refugjatët në kufirin shqiptar, Gazeta Si, 2020

Megjithatë, Hungaria ka arritur të mbyllë kufijtë nëpërmjet mbikëqyrjes dhe brutalitetit të policisë kundër emigrantëve. Tanimë rruga është zhvendosur në drejtim të jugut, duke kaluar nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Duke qënë se pjesa më me e madhe e refugjatëve kalojnë nëpër shtigjet e pjerrëta dhe kodrat e gjelbëruara në kufi me Greqinë, një ekip i rojeve kufitare europiane, FRONTEX,  po e ndihmon Shqipërinë prej gati një viti të bllokojë në kufi emigrantët.

Pasi kapen duke kaluar kufirin e gjelbër, emigrantët dërgohen në qëndrën e azilkërkuesve në Babrru. Pak kërkojnë azil, shumica zgjedhin të kthehen në Greqi, ndërsa të tjerët përpiqen të shkojnë në vendet e Europës perëndimore. Pjësa më e madhe e këtyre refugjatëve vijnë nga Turqia. Ata kalojnë ilegalisht në kufirin grek, dhe nisen më pas drejt kufijve shqiptar, ku përpiqen t’i shpëtojnë “syrit” të policisë shqiptare.

FRONTEX në kufijtë shqiptaro-grek, Gazeta Si, 2020

Çfarë rruge ndjekin refugjatët?

Një grup gazetarësh italianë të “Rai 3”  kanë udhëtuar disa muaj më parë me emigrantët qe vijnë në Shqipëria nëpërmjet Rrugës së re Ballkanike, duke kaluar nga Janina, duke zbuluar edhe itinerarin e tyre. Kufiri shqiptar është vetëm një orë larg, prandaj të gjithë emigrantët që duan të udhëtojnë nga Greqia për në Ballkan, e fillojnë udhëtimin e tyre nga këtu. Për shkak të Rregullores së Tretë të Dublinit, e cila i detyron emigrantët të marrin azil në vendin e parë të BE-së, ku hyjnë, ata nuk duan të regjistrohen në sistemin zyrtar Greqisë, pasi kjo do t’i parandalonte të kërkonin azil në vendet e tjera europiane.

Numri i emigrantëve që vijnë në Greqi ra ndjeshëm pas miratimit të marrëveshjes BE-Turqi, në mars të vitit 2016. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Europian i premtoi Turqisë 6 miliardë euro ndihma financiare për të ndaluar emigrantët që të mos kalonin detin drejt Greqisë dhe të hynin në Europën Perëndimore. Megjithatë, tani që Turqia shkeli marrëveshjen dhe hapi kufijtë, mijëra njerëz po përpiqen të kalojnë kufirin, ndërkohë që sirianët, afganët, pakistanezët, afrikanët e veriut dhe irakianët janë grupet më të mëdha. Para se të kalojmë në Shqipëri në Kakavi, ata ndalën fillimisht në Kalpaki, një qytezë njëzet e shtatë kilometra larg kufirit.

Rruga e re dhe rruga e vjeter Ballkanike

“Shohim njerëz që ecin drejt kufirit çdo ditë. Edhe familje me fëmijë të vegjël” tregon Katerina për gazetarët francezë, një banakiere që punon në qytetin e vogël grek. Policia nuk mund të bëjë asgjë, dhe autoritetet greke janë të lumtur që refugjatët po largohen nga vendi. Në kufi, gazetarët bisedojnë me një oficer doganor shqiptar, duke i thënë se po hetojmë kalimin e paligjshëm të refugjatëve nga Greqia në Shqipëri. Ai u tregon me gisht një kodër të vogël afër kufirit. “A e shihni atë kodër? Këtu fillojnë të gjitha rrugët që të çojnë në Shqipëri”, u tregon ai. Gazetarët ndjekim këshillën e tij dhe disa minuta më vonë e gjejnë veten në një shteg të vogël kodrinor

Pas ecjes për njëzet minuta, ata arritën në Shqipëri. Tirana është shtëpia e qendrës së vetme të azilkërkuesve.  Nëse emigrantët në Shqipëri nuk kanë status ligjor, ata nuk mund të udhëtojnë as me autobus as me taksi. Nëse policia zbulon emigrantë në zonën kufitare, i dërgon mbrapsh në kufirin grek, por nëse i gjen brenda territorit kombëtar, i dërgon në qendrën e azilkërkuesve në rrethinat e Tiranës.

Ali Sulejmani, një refugjat nga Iraku që jeton prej më shumë se një viti në qendrën e azilkërkuesve në Babrru rrëfen se kishte paguar 500 € për të shkuar në Turqi dhe 1,500 euro për të hipur në një anije nga Turqia për në Greqi.

Refugjatët në kufirin grek, Gazeta Si, 2020

“Unë qëndrova në Greqi një vit e pesë muaj dhe dje erdha në Shqipëri. Unë dua të shkoj në Gjermani, Gjermania është shumë mirë, motra ime jeton atje” tha Sulejman për Reuters.

“Policia na solli në Tiranë”, thotë Mohamedi, një tjetër emigrant i strehuar në qendrën pritëse për refugjatët- Disa marrin një taksi nga Kakavia. Kushton shumë, por të paktën këtu ke një vend ku mund të pushosh para se të shkosh drejt Malit të Zi “.

Në fakt, pjesa dërrmuese duan të ndjekin itinerarin e Mohamedit, duke shkuar drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe më pas Kroacisë.

“Do të qëndrojmë këtu për dy ditë dhe pastaj do të udhëtojmë drejt Malit të Zi- shpjegon një tjetër mysafir në qendrën e azilkërkuesve- Ne largohemi nga Tirana ketë pasdite, për të shkuar drejt Hanit të Hotit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.  Aty policia është shumë e përpiktë. Ata kontrollojnë çdo vrimë dhe ndarje të mundshme në makinë.”

Refugjatët në kufirin grek, Gazeta Si, 2020

Emigrantët nuk shqetësohen nëse i regjistrojnë në Shqipëri apo Malin e Zi, pasi që marrëveshja “Dublin III” nuk zbatohet jashtë Bashkimit Europian, kështu që regjistrimi në shtetet ballkanike nuk i pengon që të kërkojnë azil në BE.

I pyetur si arriti në Shqipëri, Shaidi, një refugjat 18 vjeçar nga Maroku thotë se: “Ecëm nga kufiri grek në atë shqiptar dhe morën një autobus drejt Tiranës. Më pas nga kapi një furgon policie dhe na solli këtu”. Ai thotë se do të pushojë për disa ditë në kryeqytetin shqiptar dhe se pastaj do të vazhdojë udhëtimin drejt Bosnjes. “Mëngjesin e ardhshëm jemi gati të udhëtojmë për në Bihac, një qytet në Bosnjën verilindore” rrëfen ai, duke theksuar se atje kufiri kroat është vetëm dhjetë kilometra larg. Emigrantët mblidhen në Bihac për një arsye të thjeshtë: Sllovenia është më afër, dhe rruga drejt Triestes  duket më e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë