Futboll

Historia e pazakontë e Breitner, një gjerman maoist

Paul Breitner lindi në Kolbermoor dhe u rrit në Freilassing, ku filloi të luante futboll, i rritur me imazhin e Bavarisë nga babai i tij. Paul menjëherë tregon aftësi intelektuale që nuk janë normale për mjedisin e sportit. Ai përqafon ideologjinë që buron nga Libri i Kuq i Kinës revolucionare, duke fituar pseudonimin Maoist.

Mjekra është e brishtë dhe si shkurre, aq sa mbart shumë teori rreth tij. Koka e tij është më e hollë se një glob, dhe flokët e tij të trashë i japin atij një tjetër pseudonim: Der Afro, që vjen nga Bavaria e ngurtë dhe rigoroze. Vetëm sytë ruajnë një shikim fiks dhe akullnajor drejt një objektivi që ende nuk është zbuluar. Në vitin 1970, pa mbushur nëntëmbëdhjetë vjec, ai aktivizohet me Bayern Munchen, ku për katër vjet është titullari i një prej ekipeve më të mira të të gjitha kohërave, ku edhe ata që e kanë inat, ja njohin meritat, dhe udhëheq ekipin së bashku me Beckenbauer, Maier dhe Müller.

Në vitin 1974, si kampion bote, ai u ble nga Real Madridi. Të shohësh Maoistin duke luajtur me uniformën e ekipit të Mbretit të Spanjës, të jep një ndjesi të vecantë. Reali i viteve shtatëdhjetë është një ekip i mbështetur nga Francisco Franco, diktatori i fundit në Europën që po ndryshonte. Ata që mendojnë ndryshe nga ai duan ta dëbojnë nga “grupi”, por Paul Breitner luan futboll dhe kjo është detyra e tij kryesore. Gruaja në vitin 1977 e bind atë që të largohet nga Madridi për t’u kthyer në Gjermani. Bayern e rikthen në shtëpi, por nuk është më e njëjta skuadër kur ai u largua, pasi renditet në mesin e tabelës. Është një ekip që po rindërtohet, pas lamtumirës së lojtarëve më të mirë të saj. Vetëm disa vite pritje dhe prej punës së bërë nga Maoisti, Bayern rikthehet në vendin që i takon.

Ndeshjen e fundit të rëndësishme, Paul e zhvilloi në verën e vitit 1982 në Madrid. Kupa e Botës: Italia-Gjermania Perëndimore. Maoisti njeh një humbje tjetër: 3-1 për ekipin e Bearzot dhe Paolo Rossit. Dhe golin e vetëm për gjermanët e shënon pikërisht ai, dhe me nderimet që i rezervohen vetëm kampionëve, mbyll një karrierë që koleksionon: pesë kampionate gjermane, dy kampionate spanjolle, dy kupa të gjermanisë, një Kupë Spanjolle, një Champions League, Kampionat Botëror dhe Kampionat Europian. Në mesin e fitoreve, ai luan edhe në disa filma, sepse pamja e tij nuk mund të kalojë  pa u vënë re. Filmi Potato Fritz do të mbahet mend gjithmonë sepse mbi një kalë, duke vepruar si kauboj, ndodhet Paul Breitner, i cili gjithashtu do të botonte një libër në 1982, të titulluar Kopfball.

Por romani i tij më i madh është vetë jeta e tij, plot me rastësi, ulje dhe ngritje, mbushur me anekdota. Ashtu si kur në vitin 1974, në Kupën e Botës ku fitoi Gjermania, ai shënoi golin vendimtar kundër Kilit të një diktatori tjetër, Pinochet. Ashtu si atëherë kur nuk pranon të marrë pjesë në botërorin 1978 në Argjentinë, për shkak se ishte kundër udhëheqësit të regjimit, Videla i Desaparecidos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë