Zibby Owens ishte në terapi disa muaj më parë, në momentin kur telefoni i saj filloi të kishte shumë njoftime. Ishin tekste nga Amazon që konfirmonin se blerjet e saj ishin konfirmuar.
“Njoftimet ishin njëri pas tjetrit,” tha Owens e cila është një pedagoge në universitetin e Nju Jork.
Ajo tha që i kishte lejuar djalit të saj në moshën 4 vjeç, të përdorte telefonin e saj ndërsa po përgatitet për në punë. Ajo kishte aplikacionin Amazon për blerjet në telefon dhe djali i vogël nëpërmjet ndihmësit të Amazon, Alexa, kishte porositur një sërë lodrash për vete që tashmë ishin rrugës për në shtëpi, por e gjitha kjo kishte ndodhur pa dijeninë e Owens.
Amazon ka një sërë sendesh, si për të mëdhenj dhe të vegjël dhe komunikimi me ndihmësin Alexa, krijon më shumë lehtësira që njerëzit të porosisin online nga kudo ndodhen. Për fëmijët dhe adoleshentët, Alexa është një zgjidhje shumë e mirë, ndërsa prindërit po futen në kaos.
Në kohën kur Owens shqyrtoi të gjitha porositë, ishte shumë vonë për t’i anuluar ato.
“Mbërritën dhuratat, mbërritën dhuratat. Im bir ishte duke kërcyer shumë i entuziazmuar për të gjitha gjërat që kishte porosit, ndërkohë që “portofoli im” nuk ishte edhe aq,” shprehet ajo.
Owens, e la të birin të merrte lodrën që pëlqente më shumë dhe disa të tjera i mbajti për t’ia bërë dhuratë fëmijëve të të afërmve, ndërsa shumë të tjera u detyrua t’i kthente përsëri mbrapsht dhe nisi të fshinte aplikacioni e blerjeve nga telefoni i saj.
Për fëmijët dhe adoleshentët, porositja në aplikacione është një gjë e thjeshtë, sepse ata porosisin sikur të jenë në një dyqan fizik.
Aplikacionet e blerjeve përgjithësisht kanë një kod konfirmimi për blerjet që vendoset nga vetë ata, por jo çdo herë funksionon. Kështu që shumë prindër nuk mbajnë aplikacione blerjesh në telefonat e tyre.
Por Owens nuk është e vetmja që ka përjetuar një moment të tillë blerjesh. Gjithashtu, edhe Allison Slater Tate, me profesion mësuese në Nju Jork tregon se një fundjavë, kur ajo shkoi me pushime me burrin e saj dhe vajzën 6 vjeçare e la në shtëpi me mamanë e saj, pësoi një “krizë ekonomike”. Vajza e saj kishte porositur shumë gjëra në aplikacionet e blerjeve që, Tate kishte në telefon (të cilin e kishte lënë në shtëpi).
“Ne menduam se ajo o të lexonte libra dhe do të luante me lodrat që kishte në shtëpi, nuk mendoja kurrë se do të klikonte aplikacionet e blerjeve në telefonin tim,” shprehet Tate.
Kur Tate dhe burri i saj u kthyen në shtëpi, në telefonin e saj kishte një sërë njoftimesh për konfirmimin e blerjeve, që ishin lodra me vlerë 300 dollarë dhe shumë shporta me ushqime. Nuk kishte asnjë mundësi që produktet të ktheheshin mbrapsht kështu që u detyruan t’i mbanin të gjitha në shtëpi. Ndërkohë, Tate tregon se kur e pyeti vajzën e saj se pse i kishte blerë të gjitha këto gjëra, përgjigja e saj kishte qenë: “mendova se të gjitha ishin falas dhe mund të merrja çfarë të doja”/The Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.