Nisma për krijimin e minishengenit ballkanik, po shkakton përplasje të forta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Prishtina zyrtare e ka bojkotuar nismën e ndërmarrë nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pasi cilësohet si krijimi i një Serbi e të madhe, apo një Federate të re Jugosllave. Gjithashtu lidershipi politik i Kosovës thekson se nuk mund të ketë “nënshtrim” ndaj Serbisë, në një kohë kur nuk e njeh pavarësinë e shtetit më të ri të Ballkanit, si dhe kjo bëhet për të neutralizuar taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.
Edward P Joseph, një ekspert amerikan, që ka shërbyer për më shumë se 12 vite në Ballkan në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës në “Bugajksi Hour”, të analist Janus Bugajski ka folur me tone tejet kritike sa i takon nismës së minishengenit ballkanik dhe se kjo sipas tij dëmton më shumë Kosovën. Joseph në këtë intervistë ka deklaruar se unë e kuptoj Vuçiç me nismën e tij, por atë që nuk e kuptoj është kryeministrin Rama. Sipas tij, Vuçic është shumë i qartë dhe se kjo realizohet për izolimin e Kosovës. Gazeta “Si” po publikon një pjesë të intervistës së transmetuar më 17 dhjetor në Televizionin e Kosovës. “Vuçiç nuk mund të krahasohet me Josif Titon dhe se Përendimi duhet të reagojë ndaj politikave të tij”, thekson Josepf. Sipas tij, nisma të tillë mund të mirëpriten, por nuk mund të jenë përjashtuese.
Duke iu prapë Ballkanit, kundërshtimi i Macronit, i cili u ndoq edhe nga 2-3 vende të tjera mendoj holandezët dhe danezët për Shqipërinë. A keni parë ju planin francez për procesin e rishikimit të anëtarësimit në BE dhe cili është mendimi juaj?
Nuk e kam parë planin, kam parë titujsh gazetash për të, por nuk e di planin, nuk e di nëse ka dalë i tëri. Ende kam ca shqetësime në këtë drejtim, sepse nuk e besoj se motivi i vërtetë i bllokimit francez ishte që të rregullohej a korrigjohej procesi i integrimit. Pse e them këtë? Sepse e kemi tashmë shembullin e Kroacisë. E dimë që me Bullgarinë e Rumaninë, pati një zhgënjim, e edhe zhgëjim të merituar madje. E kjo do të ishte periudha, për Francën e të tjerë që të brengoseshin për atë proces që kishte marrë brenda Bullgarinë dhe Rumaninë, shtetet që nuk kishin përforcuar sundimin e shtetit të së drejtës, si shembull i posaçëm. Vendin të radhës, Kroacisë iu vunë standarde tejet më të larta. Kjo nuk do të thotë se Kroacia është e përkryer, por nuk është se po dëgjojmë shumë ankesa? Ku janë këto ankesa? Kur është ankuar Macroni për Kroacinë? Nëse do të ishte e vërtetë ajo që ka thënë, që ka probleme të tmerrshme me procesin e zgjerimit, atëherë, Kroacia duhet të ishte një shembull. Por, jo! Në anën tjetër, Kroacia që muajin e ardhshëm do të marrë përsipër kryesimin e BE-së! Për shembull, kur Serbia kishte marrë përsipër kryesimin e OSBE-së, pati shumë shqetësime. Nuk kam dëgjuar ndonjë shqetësim të tillë për Kroacinë. Tani të presim dhe të shohim në maj të 2020, kur të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Pra besoj më shumë se ky është një problem i fabrikuar, që Macroni e ka përdorur për qëllime oportuniste të jashtme, por edhe në lidhje me garën e brendshme me opozitën.
Këtë doja të thosha. Cili është elementi i brendshëm këtu, a ka të bëjë me antimigrim, apo ndonjë ksenofobi, islamofobi, Albanofobi?
Përgjigja është qartësisht po, si dhe ky moment kur politika e Macronit kalon nga të qenit e papërgjegjshme në të qenit e turpshme. Mendojeni çfarë do të thotë të përdoret termi ksenofobi për europianët! Kjo është e turpshme! Shqiptarët e maqedonasit, pra term ky që mund të përdoret edhe si shtetas të shteteve përkatëse, ose edhe si shqiptarë etnikë apo maqedonë etnikë, këta janë europianë! Është e turpshme të mendohet për ta në ndonjë kuptim “ksenofobik”. Kjo është braktisje e përgjegjësisë nga europianët, pra duke e bërë qesharakë Francën dhe Europën, pra të paafta të adresojnë çështjet si duhet. Ballkani ka qenë thembra e Akilit të Europës që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Mbajmë mend deklaratën e famshme “Ka rënë ora e Europës”, nga Zhak Prus, ministri i Luksemburgut. Pra Europa ka dështuar plotësisht në Ballkan, si dhe e shohim, edhe unë edhe ti, veteranë të këtij rajoni, tashmë, në vitin 2019, Europa virtualisht, apo gati krejtësisht, është e paaftë të përballet me problemet e veta. Pra askush nuk pret që Europa të zgjidhë problemet e veta, askush nuk pret që Europa të zgjidhë kontestin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, askush nuk pret, së paku jo pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
T’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënie e herë pas hershme e Vuçiç me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?
Besoj që kjo pyetje zgjon më shumë interes kur bëhet në raport me Edi Ramën, sesa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiçi është e qartë: Të izolojë Kosovën! Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën, si dhe Kosova nuk është pjesë e këtij ekuacioni, ne kemi një izolim të Kosovës.
Nuk ka nevojë të njihet ajo
Po pra. Nga këndvështrimi i Beogradit, është taktikë krejtësisht e qartë. Pyetja reale është pse e bën Rama këtë, si dhe si strukturat politike në Shqipëri e lejojnë Ramën që të veprojë në atë mënyrë që dëmton interesat e Kosovës. Kjo është pyetjet e duhur.
Atëherë si e shihni ju këtë? Pse po i bën Rama këto bisedime, prapaskenë, ai madje edhe ka folur për këmbimet territoriale e të tjera. Çfarë po ndodh?
Përgjigja ime e shkurtër do të ishte: Nuk e di. Nuk e di, por besoj se isha i qartë në formulimin e përgjigjes sime. Edhe këtu pyetjen do ta ndaja edhe më tutje. Pyetja është se çfarë loje po luan Rama, këtu është vetëm një pjesë e pyetjes, pyetje tejet interesante gjithsesi, por një pjesë tjetër është edhe pyetja se si dinamika politike në Tiranës, klasa politike në Shqipëri, e lejon Ramën të bëjë kështu veprimesh, të cilat rezultojnë me dëmtim të Kosovës. Të jemi të qartë: Në parim është mirë që Tirana dhe Beogradi flasin mes tyre. Duhet të jem tejet i qartë, është shumë mirë kjo, që Serbia dhe Shqipëria të kenë raporte të mira mes tyre, e liderët të flasin mes tyre, e në këtë kuptim, Vuçic e Rama duhen përgëzuar. Por, kjo nuk mund të bëhet në dëm të një shteti tjetër, që është Kosova.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.