Tani që Rexhep Tajip Erdogan është rizgjedhur si president, a mund të themi se Turqia do të shndërrohet në një komb që “sundohet” nga një njeri i vetëm, siç paralajmëroi kryetari i opozitës Muharrem Inç dhe mediat ndërkombëtarë? Jo kaq shpejt.
Erdogan ka dominuar politikën turke për 15 vjet. Ai u bë Kryeministër në vitin 2003 dhe kandidoi për president në vitin 2014. Ai fitoi dhe më pas shpalli një referendum për t’i deleguar presidencës të tjera fuqi të rëndësishme. Në korrik të vitit 2016, Erdogan i mbijetoi një grushti shteti dhe që atëherë ka përdorur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është ende në fuqi, për të spastruar ushtrinë, policinë, gjykatat dhe armiqtë, e vërtetë ose imagjinar. Qeveria e tij ka arrestuar rreth 160,000 persona, ka mbyllur një sërë gazetash dhe stacione televizive të pavarura, ka bllokuar dhjetëra mijëra faqe internetit dhe ka mbyllur qindra organizata të shoqërisë civile.
Në prill të vitit 2017, Erdogan fitoi bindshëm në referendumin. Por për të shijuar fuqitë e tij të reja, ai duhej një fitore në zgjedhjet e tjera presidenciale, të mbajtura në 24 qershor të këtij viti. Erdogan mund të nxjerrë tanimë dekrete me forcën e ligjit dhe të shkarkojë të gjithë gjyqtarët jo-besnikë. As posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më.
Por partia e Erdoganit (AKP) nuk arriti të fitonte shumicën parlamentare. Për të formuar një qeveri, AKP-së i është dashur të bashkohet me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), e cila kërkon që qeveria të shpenzojë më shumë para për të mbajtur nën kontroll kurdët brenda dhe jashtë Turqisë dhe për të ndjekur një politikë të jashtme agresive, e cila do ta bënte Turqinë më aktive në Siri dhe më pak miqësore ndaj aleatëve të NATO-s në Evropë dhe SHBA-së. Ky është një lajm i keq për presidentin, ekonominë e Turqisë, sigurinë e brendshme dhe politikën e saj të jashtme.
Kjo është hera e parë që Erdogan dhe AKP-ja janë detyruar të bashkëpunojnë me një parti për të formuar koalicionin qeveritar, por nuk është hera e parë që AKP-ja nuk ia ka dalë të fitojë shumicën. Në zgjedhjet e mëparshme, në qershor të vitit 2015, Erdogan formoi shumicën parlamentaare pesë muaj pas votimeve. Ekonomia e Turqisë po përkeqësohet, inflacioni është i lartë dhe lira turke mbetet e paqëndrueshme. AKP-ja ka fituar vetëm 42.5% të votave dhe është ra me 7 pikë në krahasim me zgjedhjet e fundit.
Për pesë vjet, Erdogan do të ketë nevojë për mbështetjen e fuqishme të nacionalistit Devlet Bahceli, udhëheqës i MHP-së, për të kaluar buxhetin, për të ndryshuar legjislacionin dhe për të shmangur veton parlamentare ndaj dekreteve të tij. Bahceli e kupton forcën e pozitës së tij. Ai do të këmbëngulë për një qasje pa kompromis ndaj separatistëve kurdë dhe aleatëve të tyre civilë, të cilët mund të intensifikojnë konfliktin në rajonet kurde, si në Siri dhe Irak dhe të provokojnë sulme në qytetet turke. Ai gjithashtu do të donte që Erdogan të rriste kritikat ndaj BE-së dhe SHBA-së, pa marrë përgjegjësi për koston politike të kësaj qasjeje të politikës së jashtme. Dhe në një kohë kur ekonomia e Turqisë është e pasigurt, Bahceli do t’ia bëjë më të vështirë Erdoganit që të ketë më pak shpenzime shtetërore.
Erdogan tani ka më shumë fuqi se çdo udhëheqës tjetër turk që nga themeluesi modern i kombit. Megjithatë, edhe pse ai dhe partia e tij tashmë kontrollojnë shumicën e mediave, (Inca pati më pak se një të dhjetën e kohës së transmetimit) Presidenti arriti vetëm 52.5% të votave. Nuk do të jetë e lehtë për presidentin të ndërtojë një sistem autoritar në një shoqëri aq të përçarë. Varësia nga aleatët do të vijë me një kosto të mëdha politike. Dobësimi i ekonomisë do të ketë gjithashtu kosto politike. Do të ketë protesta dhe përgjigja e qeverisë do të ndihmojë në përcaktimin e stabilitetit të Turqisë. Fuqitë e reja të Presidentit nuk do ta lirojnë nga të gjitha pengesat që priten të vijnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.