Të gjithë e dimë se spinaqi dhe karota, njihen se janë të pasura me vitaminë A, fibra dhe kalium, por kjo nuk do të thotë se ato kanë të njëjtin efekt për të gjithë, për sa i përket mikrobiomat që ndodhen në zorrët e njerëzve. Mikrobiomat janë një ekosistem i mikrobeve (organizmave mikroskopike). Këto mikrobe, prej të cilave vetëm 500 specie janë të njohura, përbëhen kryesisht nga bakteret. Çdo person mbart rreth 10-100 trilion mikrobe brenda trupit, kryesisht brenda traktit të tretjes, edhe pse mikrobioma mund të gjendet në pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë hundën dhe gojën.
Gjatë gjithë kohës, njerëzit synojnë të hanë shëndetshëm. Kjo gjë nënkupton që ata të marrin të gjitha vlerat ushqyese përmes piramidës ushqimore, fruta, perime, mish, qumësht e kështu me radhë.
Por, një studim i fundit, ka bërë që të gjithë studiuesit të mendohen përsëri për përcaktimin e piramidës ushqimore, pasi llojet e veçanta mikrobeve të zorrëve mund të ndikohen nga ushqimet që konsumojmë. Për shembull, zarzavatet, lakra jeshile dhe spinaqi mund të ndikojë pozitivisht tek një baktere, ndërsa karota mund të stimulojë të njëjtin bakter për të dhëne efekte negativeve në organizëm, edhe pse këto perime janë në të njëjtën kategori në piramidën e ushqimit.
Studiuesit nga universitetin i Minesotës, thanë se studimi tregon se nuk mjafton të shohësh vetëm etiketat e ushqimeve kur i blen, por të jesh i informuar për gjithçka që nuk i bën mirë trupit tënd. Në studimin e botuar në revistën “Cell Host & Microbe”, morën pjesë 34 persona të cilët regjistruan gjithçka që konsuamuan për një periudhë prej 17 ditësh, ndërkohë që studiuesit mblodhën të dhëna se si kishin ndryshuar mikrobiomat e tyre nga dita në ditë.
“Etiketat e ushqimeve nuk janë të mjaftueshme. Duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të përcaktuar se cilat ushqime na bëjnë dëm,” tha Dan Knights, profesor në departamentin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë në Universitetin e Minesotës.
Hulumtuesit zbuluan se ushqimet kishin efekte të ndryshme në mibrobiomat e zorrëve, kur ndanë ushqimet në nënkategori, përveç tre kategorive të mëdha që ishin proteinat, mishi dhe qumështi. Në mënyrë intuitive, hulumtuesit menduan se dy njerëz në të njëjtën dietë do të kishin të njëjta mikrobioma. Studiuesit zbuluan se edhe mikrobiomat e pjesëmarrësve ndryshonin nga dita në ditë, duke treguar që një dietë e përsëritur nuk mund të stabilizojë bakteret e zorrëve.
“Nga ajo që vëzhguam ishte shumë ndryshe nga ajo që prisnim. Na u desh të fshinim përgjithmonë idenë se piramida ushqimore do të na ndihmonte për një ushqyerje të shëndetshme,” tha Knights në një njoftim për shtyp.
Ekipi shpjegoi se gjetjet kanë treguar se mjekët duhet të përcaktojnë dietat në varësi të imunitetit të pacientit.
“Mikrobiomi është i lidhur ngushtë më gjendjen e njeriut , duke përfshirë çrregullimet metabolike, infeksionet dhe shumë sëmundje të tjera, kështu që ky është një motivim shumë i fortë për të gjetur dietën e duhur, që na përshtatet me trupin tonë,” shtoi Knights./Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.