Pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj nuk ngurroi të përshëndeste punën e policisë, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.
Grabitjet e armatosura në aeroport janë të rralla në vendet perëndimor, por gjithmonë të bujshme. Në fakt banda shqiptare duket të jetë frymëzuar nga kartelet meksikane, të cilat vetëm pesë ditë më parë grabitën 2.4 milionë dollarë në një sulm spektakolar në Aeroportin e Guanajuatos.
Banda e armatosur, e cila besohet të jetë pjesë e grupeve mafioze, grabiti thasë të tëra me para nga një kamion i blinduar që do të ngarkonte paratë në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar.
Tetë persona të maskuar mbërritën në pistë me në një kamion me një logo të rreme të një kompanie ajrore ku i ndërprenë rrugën mjetit të blinduar që ishte në proces të dërgimit të parave në avion.
Ata morën 18 çantat me para, duke i drejtuar armën një roje të panarmatosur dhe dy punonjësve të aeroportit që shoqëroin makinë me një automjet të transportit të bagazheve.
Hajdutët paratë në kamionin e tyre, sharruan hekurat që rrethonin perimetrin e sigurisë së aeroportit dhe u arratisën.
Menjëherë pas incidentit, policia gjeti kamionin që ishte përdorur në grabitje dhe dy nga çantat e vjedhura, në një rrugicë në afërsi të aeroportit. Policia Federale dhe ushtria kanë nisur një operacion të përbashkët kërkimi, por deri më tani nuk ka pasur arrestime.
Guanajuato është një nga qendrat më të rëndësishme industriale në Meksikë, ku ndodhen qendrat e disa prodhuesve të mëdhenj ndërkombëtarë të makinave, avionëve dhe industrisë së rëndë. Këto aktivitete kanë tërhequr vëmendjen e organizatave kriminale, të cilat grabitin shpesh herë kompanitë.
Një grabitje më dramatike ka ndodhur në shtetin afrikan të Liberisë, ku në aeroportin e vetëm të vendit janë zhdukur miliona para të Bankës Kombëtare. Liberia po heton prej një muaji zhdukjen e më shumë se 100 milionë dollarë kartëmonedhash të sapo printuara për bankën qendrore në aeroportin ndërkombëtar dhe portit më të madh të vendit.
Shuma e parave të vjedhura përbën 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit të varfër afrikan.
Në një deklaratë, Ministria e drejtësisë tha se po hetonte zhdukjen e kontejnerëve në port dhe çantave me parave në aeroport. Ajo theksoi se paratë kishin mbërritur në Liberi nëntorin e kaluar gjatë administrimit së ish-presidentesh.
Ajo ka ndaluar disa ish-zyrtarë të largohen nga vendi, përfshirë edhe ish-guvernatorin e bankës qendrore, dhe djalin e ish-presidentes. Qeveria tha se ngjarja kishte rrezikuar sigurinë kombëtare".
Edhe pse të rralla, grabitjet e armatosura në aeroport duket se ndodhin kryesisht në vendet afrikane. Për shembull, në vitin 2017, disa grabitës të veshur si policë vodhën 15 milionë dollarë kesh në Aeroporti Ndërkombëtar të Tambos, në Johanesburg.
Vjedhja ndodhi kur banda e veshur si policisë ndaloi personelin e aeroportit teksa po vendoste çantat me para në një avion cargo, në orët e vona të natës.
Furgoni me 'policë' dhe urdhëroi rojet që të ndalonin dhe të largoheshin nga avioni. Ata nisën të kontrollonin çantat, të cilat u futën në mjetin e tyre, ndërkohë që rojet vëzhgonin pa e kuptuar se çfarë po ndodhte.
Banda hyri dhe doli nga aeroporti pa asnjë problem. Pasi morën çantat, ata u zhdukën brenda pak minutash. Paratë ishin në shumë valuta të huaja dhe po transportoheshin drejt Singaporit, nga banka më e madhe private në vend.
Aeroporti i Johanesburgut është në fakt ndër aeroportet më të pasigurta në botë përsa i përket transportit të parave.
Në vitin 2006, rreth 100 milion euro u grabitën në një skenar të denjë për filmin e njohur “Oceans Eleven”, pasi një bandë e armatosur u përplas me tre punonjës të aeroportit dhe grabiti miliona euro. Paratë ishin vendosur në një avion pasagjerësh dhe i përkisnin “Standard Bank”.
Po ashtu, në tetor të vitit 2014, grabitësit të armatosur me pushkë gjysmë automatike, sulmuan makinën e Shërbimeve të Brendshme që sapo doli nga aeroporti. Besohet se paratë, që përfshinin dollarë, euro dhe pound, sapo kishin mbërritur në Johanesburg.
Por grabitja më e madhe në aeroport nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet e Afrikë, por në Holandë, në vitin 2005. Tre persona të armatosur grabitën 72 milionë dollarësh në Aeroportin Schiphol në Amsterdam.
Të maskuar si punonjës të një kompanie ajrore, ata morën një çantë me diamante dhe bizhuteri, të cilat do të niseshin për në Antëerp. Ata u arratisën në një kamion të vjedhur me logon e kompanisë duke u zhdukur pa lënë gjurmë, për t’u arrestuar vetëm në janar të këtij viti.
Po ashtu në vitin 2017, 28 thasë me para secila me peshe 408 kilogramë u grabitën nga aeroporti britanik i Heathrow të destinuara për në bankën e Irlandës. Atë ditë, 7 milion paund u zhdukën në atë që konsiderohet si grabitja më e madhe në historinë e Britanisë së Madhe. Paratë i përkisnin një banke zvicerane. Sipas prokurorëve të çështjes, kjo grabitje ishte e mirëorganizuar nga persona të brendshëm. Të dy autorët janë dënuar me nga 23 vjet burg, por asnjë cent nuk është gjetur nga paratë e grabitura.
Një tjetër grabitje e famshme ka ndodhur në aeroportin e Santiagos në Kili ku një grup prej tetë personash të armatosur arritën të marrin plot 10 milion dollarë më 13 gusht të vitit 2014. Grabitja ndodhi në momentin kur banda kriminale bllokoi rojet e sigurisë së aeroportit. Paratë i përkisnin kompanisë amerikane të sigurimeve “Brinks”, ndërsa pamjet televizive tregonin grabitësit të veshur si punonjës të aeroportit. Pasi grabitën shumën e majme, grabitësit u larguan me dy kamionë në drejtime të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.