Treshes më të frikshme në futbollin evropian iu deshën tre vite dhe 150 milionë dollarë për t’u bashkuar. Yjet u blene një nga një nga Liverpuli. I pari ishte braziliani Roberto Firminio, ne vitin 2015, për t’u ndjekur më pas nga Sadio Mané i Senegalit. Dhe së fundmi, qershorin e kaluar u bashkua edhe egjiptiani Mohamed Salah. Bashkimi tre yjeve të futbollit ka rezultuar me 88 gola këtë sezon, duke bërë udhëheqësit e Liverpulit të duken si rekrutuesit më mendjeprehtë në kampionat. Por, siç pranon edhe trajneri i Liverpulit, Jürgen Klopp, bukuria e vërtetë e kësaj treshjeje të pandalshme është se askush nuk mund ta parashikonte se sa mirë do të funksiononte.
Në mënyrë që Salah, Firminio dhe Mané të “pushtonin” finalen e Ligës së Kampionëve, Klopp duhej të bënte më shumë se sa të gjente një sistem që t’u përshtatej të treve. Ai duhej të shikonte thellë brenda secilit prej lojërëve dhe të imagjinonte dimensione të reja loje për ta. Duke vendosur Manén, si sulmues qendror gjatë gjithë sezonit të kaluar, ai zbuloi se lojtari ishte një pasues i shkëlqyër. Duke vëzhguar Firminon, dikur një lojtar i pashpresë, ai zbuloi një gjeni të vërtetë futbolli. Dhe duke vëzhguar Salah, dikur lojtar i Chelseas, ai zbuloi një nga yjet më të shëndritshëm futbollit anglez.
“Askush nuk mund ta dinte- tha Klopp, duke iu referuar 43 golave të Salah -Por ne u përmirësuam hap pas hapi.”
Salah është ylli më i zjarrtë i këtij sezoni. Rekordeve të tij me 32 gola në Premier Ligën angleze, iu shtuan edhe 10 golat në 12 ndeshjet e Ligës e Kampionëve. Kundërshtari i tij i vetëm në finalen e madhe, Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, ka shënuar gjithashtu shumë gola në Evropë. Por ritmi , paparashikueshmëria dhe pasioni për të luajtur futboll, kanë rritur mundësinë që Salah të bëhet fitues i Topit të Artë, duke iu bashkuar dy kampionëve të dekadës, Ronaldos dhe Messit.
Të gjithë e kujtojnë se çfarë ndodh kur Salah nuk vendoset në pozicionin që duhet. Gjatë një viti e gjysmë në Chelsean e Jose Mourinho, ylli dukej më shumë si një lojtar mediokër. Kur klubi e shiti në Itali, askënd nuk e mori malli për Salah. Megjithatë, duke e rrethuar me Manën dhe Firminion, Salah duket se nxori në pah gjenialitetin e tij. Kjo na çon drejt një tjetër zbulimi kyç në treshen fantastike të Liverpoolit: aftësitë sulmuese të Firminios. Klopp kërkon që lojtarët e tij posedojnë fushën, duke mbajtur nën presionin mbrojtësit e skuadrës kundërshtare, përpara se të shënojnë. Kjo bën që Klopp të përçajë rezistencën e kundërshtarëve. Megjithatë, kjo është gjithashtu një strategji mjaft sfiduese dhe rezulton të jetë e vetmja gjë për të Salah nuk është i zoti. I vetmi drejtim në të cilin ai urren të vrapojë është prapa. Edhe kur e bën, është jashtëzakonisht i ngathët në përpjekje për të marrë topin.
Firminio nga ana tjetër, jo vëtëm që ndjek topin por arrin ta zotërojë gjatë gjithë kohës. Ai madje udhëhoqi të gjitha ndeshjet e Premier Ligës këtë vit, duke u kthyer në lojtarin ideal të Jurgen Klopp: një lojtar i shkathët që zotëron topin dhe që gatshëm të bëjë gjithçka për të shënuar. Asgjë nuk e ilustroi më mirë aftësinë e Firmionios sesa goli me Manchester Cityn në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Firminio hyri në rrëmbimthi në fushën e Manchester City-it dhe pak çaste më vonë, shënoi. Asnjë strategji kompleke, as edhe një pasim. Nuk është rastësi që Firminio ka mbuluar më shumë terren se çdo qëndërsulmues tjetër në Ligën e Kampionëve. Sapo Mané shkel në fushë, duket se ritmi i lojës bëhet edhe më i ashpër. Duke e lënë sulmues në te majtë, Klopp i ka dhënë një mundësi të mirë për gjuajtur drejtpërsëdrejti në zona të rrezikshme.
Sulmet me tre lojtarë janë kthyer në “modë” në futbollin europian gjatë vite të fundit, por askush nuk kanë qenë më të suksseshëm se sa treshja e Barcelonës Messi-Luis Suarez-Neymar dhe ajo e Real Madridit, Karim Benzema-Gareth Bale-Ronaldo. Megjithatë, versioni i Liverpulit është paksa i ndryshëm. Firmino, Salah dhe Mane kanë dominuar Ligën e Kampioneve këtë vit me 10, 10 dhe 9 gola. Lojtarët e Liverpoolit u blenë më lirë se ata të Realit apo Barcelonës.
Dhe mënyra se si lojtarët bashkëpunuan me njëri-tjetrin tregon për një evolucion më të madh në blerjen e lojtarëve të rinjt brenda klubit. Kur John Henry bleu për herë të parë klubin në vitin 2010, ai ëndërronte të zbatonte strategjinë që kishte parë në bejsboll. Por, mes analizave të pazhvilluara të futbollit dhe një sërë faktorësh të paparashikueshëm, Liverpooli u përpoq ta përshtatej me aq sa mundi. Rezultati ishte një sërë gabimesh në tregun e transferimit. Që nga ardhja e Klopp në vitin 2015, klubi është bërë i njohur për blerjen e lojtarëve që do t’i mund përshtateshin sistemit të tij, edhe nëse do të duhej të përmirësonte mënyrën se si ata luanin në fushë. Plus, Liverpuli ishte i gatshëm të shpenzonte shumë për t’i marrë. Ai ofroi 42 milionë euro për Salah, por nëse do ta shiste këtë verë, gjë të cilën nuk ka në plan, Salah do të vlente tre herë më shumë.
Zbulimi i treshes së sulmuesve nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet e Liverpoolit. Ekipi ka dobësi të mëdha në mbrojte, por kur sulmuesit shpërthejnë në gola, siç bënë në ndeshjen më Manchester City në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, kjo duket se nuk ka rëndësi.
“Unë mendoj se gjysma e parë e lojës së Manchester City-n dhe ndoshta 60 minutat e para të lojës me Romën ishin futbolli më i fuqishëm që kam parë ndonjëherë pjesë- tha Klopp- Ne ishim gjatë gjithë kohës në sulm dhe gjatë gjithë lojës u përpoqëm të sulmonim. Kështu duhet të jetë futbolli “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.