“Ndryshimi i kufijve”. Kjo duket se do të jetë kryefjala e këtij viti në Ballkan, pas skenarit të shumë përfolur të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë fundjavës, media dhe zyrtarë të ndryshëm në Prishtinë kanë publikuar dy drafte të hartuar njëri në 2010-ën dhe tjetri përgjatë muajve të fundit, të cilët hedhin dritë mbi marrëveshjeje e ardhshme që mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Një material i publikuar nga mediat në Prishtinë të shtynën përcakton se Mistrovica dhe Bujanoci do marrin statuse të veçanta dhe se kufiri mes Serbisë dhe Kosovës do të vija gjatësore e liqenit të Ujmanit.
Publikimi këtij drafti u prit me bujë të jashtëzakonshme në Prishtinë e Beograd, por askush nuk pranoi të merrte përsipër autorësinë e tij. Megjithatë, një ditë më vonë qeveria Haradinaj do të kundërpërgjigjej me një draft-marrëveshje të dytë.
Një nga aleatët më të mëdhenj të Haradinajt, zëvëndës-ministri i Forcave të Armatosura të Armatosura, Burim Ramadani ka bërë publik një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave të vitint2010, ku duket se ishte folur për herë të parë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Zyrtari i AAK-së thotë se ideja për korrigjim të kufijve ka ardhur nga akademikët serb, ashtu edhe siç është deklaruar vazhdimisht, ka për qëllim vetëm e vetëm ndarjen e Kosovës.
“Viti 2010: Kush paralajmëroi rregullimin e kufijve dhe ideja e kujt është? Një prej paralajmërimeve më serioze të shkëmbimit të territoreve është bërë nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) më 26 gusht të vitit 2010”, shkruan Ramadani.
“Është ide krejtësisht serbe. Megjithëse qëllimi është ndarja, termi është zëvendësuar në rregullim kufijsh” shton ai.
Sipas raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave thuhet se Serbia nuk është e gatshme që të vendosë raporte diplomatike me Kosovën në kufijtë e saj të 17 shkurtit, duke e parë kështu idenë e korrigjimit të kufijve si zgjidhjen e vetme. Sipas GNK-së, në 2010-ën, se liderët e shtetit të Republikës së Kosovës do të hezitonin për të folur rreth një ideje të tillë, duke provuar që përmes rrugëve tjera të integrojnë veriun e Kosovës.
Por tani që kanë kaluar 11 vjet pas pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka konsideruar korrigjimin e kufijve si mundësinë e vetme për arritjen e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Ai e ka bërë të qartë se nuk është ideatori i saj, duke deklaruar se për një zgjidhje e tillë i është prezantuar nga ish-presidenti Rugova, Lufti Haziri e Nexhat Daci.
Por çfarë përcaktojnë të dyja këto drafte, dhe cili është dallimi i paktit fillestar të hedhur në tavolinë në 2010, dhe atij të publikuar nga mediat në Prishtinë 9 vite më vonë?
Drafti i 2010-ës
Sipas draftit të 2010-ës, Serbia synon që të marrë Veriun, dhe më pas të njohë Kosovën si shtet.
“Shumica e diskutimeve në Serbi bëhen rreth shkëmbimit të territoreve. Nuk ekziston gatishmëri që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën në kufijtë e saj të tanishëm. Zgjidhja e preferuar e Beogradit është ndarja, ku Veriu do t’i kthehej (apo nga këndvështrimi i Beogradit, t’i mbetej) Serbisë, e cila do ta pranonte pjesën tjetër të Kosovës si shtet të pavarur”, shkruhet në faqen e pesëmbëdhjetë të këtij raporit ë Grupit Ndërkombëtar të Krizave
Megjithatë drafti thotë se serbët janë të vetëdijshëm që ndarja e Kosovës do të ishte e papranueshme, kështu që fjalën ndarje ta zëvendësonin me ‘rregullim të brendshëm të kufijve administrative”
“Kosova do ta refuzonte ndarjen e territorit të saj. I vetëdijshëm për këtë, Beogradi, edhe pse ende jo publikisht, ka filluar të luajë me idenë e shkëmbimit të një pjese të madhe të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, proces ky që do të përcillej me njohje të ndërsjellë. Zyrtarë të lartë mendojnë se nuk është e arsyeshme të lejohet që një pjesë e territorit, e banuar kryesisht me shqiptarët, të fundosë arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”, thotë raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Ai gjithashtu përcakton se edhe nëse do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia për shkëmbim të Veriut me Luginën e Preshevës, Beogradi ka disa vija të kuqe se deri ku mund të shkojë shkëmbimi i territorit.
“Linjat e kuqe të Serbisë në Luginë janë: baza ushtarake Jug në Cepotinë, në jug të qytetit të Bujanocit, autostrada drejt Selanikut e cila kalon përmes Preshevës e Bujanocit, si dhe komuna e Medvegjës”, thekson raporti.
“Liderët e Kosovës nuk e diskutojnë publikisht mundësinë e ndryshimeve territoriale, duke dashur që të provojnë edhe një herë gjetjen e një rruge të dyrë për integrimin e serbëve të Veriut. Mirëpo një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të lartë në nivelin ministror dhe parlamentar, janë të gatshëm ta shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të Veriut për një pjesë të Luginës”, shkruhen në faqen 16 të raportit.
Drafti i 2019-ës
Një portal nga Presheva publikoi të shtuën, pa cituar burime, 22 pika, për të cilat thotë se janë pikat kyçe të draftmarrëveshjes së propozuar të “Traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, Rusisë dhe Francës.
Ky material, fake neës” është pritur me shumë bujë si në Kosovë ashtu edhe Beograd dhe përakton pikat kryesore të marrëveshjes.
“Kufiri perëndimor mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman (Gazivodë). Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual”, përcakton drafti, i cili përcaktim edhe për Mitrovicën.
“Mitrovica bashkohet, merr statusin ‘FREE CITY’ me afat kohor prej 35 vitesh, jo më shumë se 99-vjeçare, e përfshin rrethin me kufinjtë Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori apo kryetari i qytetit është me presidium: një serb, një shqiptar dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5-vjeçar. Qyteti ka edhe Kuvendin e tij me 50 deputetë të ndarë përgjysmë, si dhe 5 të huaj të caktuar nga administratori i huaj”, thuhet në këtë material.
Sipas tij, Bujanoci merr statusin “Special District” për 35 vite, jo më shumë se 99 vite, dhe statusin “FREE TAX ZONE”. Presheva hyn tërësisht në Kosovë, Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me disa fshatra.
Më e rëndësishmja, ai përcakton se Minisera e Trepces merr status special me krijimin e konsorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan-francez-rus-kinez për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për buxhetin e Kosovës”.
“Ujmani (Gazivoda) bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite”, thuhet në këtë draft.
Sipas portalit nga Presheva, Serbia merr statusin shtet anëtar i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030. Serbia përfiton një plan “Marshall” me investime prej 3.5 miliardë eurosh për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike, ndërsa Kosova përfiton nga ky plan investime prej 1.2 miliardë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.