Futboll

90’ nga fundi – shpëton Teuta, Partizani jashtë ‘Final4’

5 gola dhe 2 barazime në 5 ndeshje, mgjs njëra prej tyre u mbyll me rrjeta të paprekura. Kjo ishte java e parafundit në Kategorinë Superiore ku Teuta siguroi edhe matematikisht mbijetesën (41 pikë). Diçka që nuk mund ta themi për vendin e 4 që do të diskutohet në raundin e fundit me Partizanit dhe AF Elbasani. Kjo pas barazimit që kjo e fundit arriti në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Kombinuar me humbjen e Partizanit në Ballsh, verdheblutë u ngjitën në vendin e 4, por me pikë të barabarta (50) me të kuqtë. Bylis u ngjit në vendin e shtatë (39 pikë) por javën e fundit do të luajë mbijetesën në Korçë, përballë vendasve që barazuan në Rrogozhinë dhe tani kanë 38 pikë. Pas barazimit pa gola, Egnatia rrezikon ende ta humbasë titullin e sezonit të rregullt.

Tirana dhe Laçi (36 pikë secila) janë më të rrezikuarat për të zbritur në Kategorinë e 1-rë. Bardheblutë u mundën në shtëpi nga djemtë e detit. Rezultat që i dha mundësi kurbinasve ti arrijë me pikë pas suksesit ndaj Dinamo City-t. Por duket se edhe koha punon kundër tyre këtë fund sezoni, kur në fakt vetëm kohë nuk ka më. Java e 36 do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë