Gazeta Si – Çdo detaj mund të bëjë diferencën në këtë fund të kampionatit në Itali. Luhen të dielën 90 minutat finale, që do të dekretojnë skuadrën kampione. Janë 90 minuta të zjarrta në temperetura të larta dhe një tension që sa vjen dhe rrritet.
Milani ka avantazhin që në fushën e Sasuolos i mjafton edhe barazimi. Interit nuk i mjafton fitorja të dielën ndaj Sampdorias, por së pari duhet të sigurojë atë dhe të shpresojë në humbjen e kushërinjve.
Liga e Serisë A ka vendsour që dy ndeshjet vendimtare të Rexhio Emilias dhe Milanos të luhen të dielën, në orën 18:00. Më parë ishte programuar që këto dy ndeshje të zhvilloheshin në orën 15:00, por tashmë janë spostuar pak orë.

Një vendim që vjen për faktin se në fundjavë janë parashikuar temperatura shumë të larta, deri në 33-34 gradë gjatë pasdites. Një detaj ky, që mund të ndikojë në gjendjen fizike të dy skuadrave.
Për të mos pasur ankesa, është bërë ky spostim i orarit të dy ndeshjeve më të rëndësishme. Me shpresën që në orën 18:00 të jetë freksuar sadopak. Tensioni dhe ankthi gjithsesi mbetet i lartë në të dy kampet, sepse në lojë është titulli kampion.
Në orar të njëjtë do të luhen edhe sfidat e mbijetesës në Serinë A, Salernitana-Udineze dhe Venecia-Kaljari. Këto dy ndeshje do të luhen të dielën në mbrëmje, në orën 21:00.
Nuk ka orar të njëjtë për skuadrat që janë në garë për një vend në Ligën e Europës. Roma, për shkak të finales së Ligës së Konferencës, do të luajë të premten ndaj Torinos. Ndeshjet e tjera, Atalanta-Empoli, Fiorentina-Juventus dhe Lacio-Verona janë programuar për të shtunën, në orën 20.45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




