Financa Personale

90% e shqiptarëve nuk dinë asgjë për heqjen e roaming në vendet e Ballkanit

Nga Gazeta “SI”- Sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal RCC, vetëm 13% e shqiptarëve nga 6.000 të ankeuar, janë të informuar mbi Roam Like at Home (Fol si n’shpi) dhe përfitimet që ato kanë në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas marrëveshjes së vitit të kaluar mbi reduktimin e tarifave celulare.

49% nuk kanë asnjë lloj informacioni mbi Roaming dhe 38% thonë se nuk e kanë dëgjuar kurrë këtë term.

Qytetarët e anketuar nga pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë më shumë të informuar mbi mënyrën se si funksionon Roaming në rajon. 34% e qytetarve të anketuar në Bosnjë, 37% e atyre në Kosovë, 36% në Maqedoninë e Veriut, 475 në Mal të Zi dhe 42% në Serbi.

Ndërkohë, 45% e shqiptarëve që janë pyetur nga RCC vazhdojnë të fikin lidhjen e internetit celular (mobile data) sa herë lëvizin në vendet brenda rajonit edhe pse me Roaming kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo ndodh edhe me qytetarët e vendeve fqinje. 28% e të pyeturëve nga Bosnjë Hercegovina vazhdojnë të mos përdorin mobile data pasi dalin nga shteti i tyre. Këtë e bëjnë edhe 58% e qytetarëve nga Kosova, 34% e atyre nga Maqedonia e Veriut, 20% e qytetarëve nga Mali i Zi dhe 20% atyre në Serbi.

31% e shqiptarëve të pyetur presin që rrjeti dhe teknologjia 5G t’i ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën e tyre dhe 17% besojnë se 5G do të sjellë zhvillime të reja teknologjike në vend. 14% e tyre nuk e dinë nëse 5G mund të ndikojë në jetët e tyre, 22% thonë se nuk do të ndikojë në jetët e tyre, ndërsa 16% janë përgjigjur se nuk e dinë çfarë është 5G.

Në rajon, vendet e tjera përgjithësisht nuk presin ndikim të madh të 5G-së në jetët e tyre. Ndryshim presin 14% e qytetarëve të anketuar në Bosnjë Hercegovinë, 24% e atyre në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. 15% e të anketuarëve në Mal të Zi dhe 12% e të anketuarëve në Serbi.

Që nga 1 korriku i 2021-shit, vendet e Ballkanit nuk përdorin më Roaming. Shtetet Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, që janë pjesë e marrëveshjes, komunikojnë pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa kombëtare, me sloganin “Roam like at home”.

Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte lehtësimi i komunikimit për turistët dhe individët në marrëdhënie pune brenda rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë