Sociale

Tjetër rënie e rasteve të reja me Covid, 375 të infektuar dhe 9 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë të prekur nga Covid-19. Bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti, 1 nga Berati dhe 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë.  Është përcaktuat se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.  Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13195

Fier 1602

Shkodër 1345

Durrës 1271

Vlorë 1070

Korçë 960

Elbasan 892

Berat 880

Lezhë 877

Gjirokastër 510

Kukës 447

Dibër 382


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë