Nga Gazeta ‘SI’ – Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin mars 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 21.9%, duke e çuar në 86.839 numrin e vizitorëve, si vendas, ashtu edhe të huaj. Vizitorët rezidentë u rritën me 13.9%, ndërsa ata të huaj me 27.3%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 30.8%.

Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet në afërsi të tyre, të cilat kanë shënuar një rritje prej 27.6%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, me 61,618 vizitorë gjatë muajit shkurt. Pas tij renditet rajoni verior me 13.250 vizitorë ndërsa rajoni jugor ka arritur në 11,971 vizitorë gjatë këtij muaji duke qënë më pak I frekuentuari për këtë muaj.
Sipas origjinws sw vizitorwve, Italia zuri vendin e parë me 23% të vizitorëve, duke shënuar një rritje edhe krahasuar me muajin e kaluar. Pas Italisë, renditen Kosova me 15%, Gjermania me 10%, si dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 3% dhe 7% të turistëve në këtë periudhë.
Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4%, duke shënuar një rritje të lehtë nga 17.3% në mars 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.