Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë të prekur nga Covid-19. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç. Gjithashtu, janë kryer 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.
Më tej Ministria ka përcaktuar se sot është dita kur do të hyjnë në fuqi masat e reja të përcaktuara për frenimin e Covid-19.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar,” shpjegon më tej Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13089
Fier 1597
Shkodër 1313
Durrës 1288
Vlorë 1062
Korçë 964
Elbasan 925
Berat 886
Lezhë 878
Gjirokastër 506
Kukës 488
Dibër 430
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




