Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 223 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave. Siç njofton IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.
Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.
Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081. /REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




