Më shumë se 409.6 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e përkthyer ndryshe në 5.3 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku më së shumti është aplikuar një dozë e vetme.
Pas një viti hulumtimi marramendës në më shumë se 230 kandidatë për prodhimin me vaksina, tani janë në përdorim shtatë vaksina për koronavirusin. Deri më tani Izraeli ka qenë vendi më i shpejti për vaksinimin e popullatës. Më shumë se gjysma e popullsisë atje, kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe më shumë se një e treta kanë marrë të dyja dozat.
Ndër vendet e para në hartën e realizuar nga revista “Financial Time” janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Maldivet dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.