Para

78mln dollarë vetëm në një javë. Firmat e kriptomonedhave po hedhin pa fund para për zgjedhjet në SHBA

Kompanitë e kriptomonedhave kanë rritur ndjeshëm dhurimet ndaj politikanëve amerikanë ndërkohë që Uashingtoni ashpërson masat ndaj tregut digjital.

Kompanitë si Coinbase, Circle dhe a16z, po hedhin para paraprakishit për zgjedhjet  e ardhshme, me qëllim zgjedhjen e ligjvënësve pro-kripto në Kongres. Edhe kompani të tjera të profilit të lartë kanë nisur financimin e politikanëve.

Vetëm këtë javë, Coinbase, Circle dhe a16z kanë investuar 78 mln dollar në Fairshakre, një “pako” federale që mund të pranojë pafundësisht para për mbështetjen e liderëve pro-kripto.

“Ne do të bëjmë çdo gjë për depolitizuar kriptomonedhat” tha Faryar Shirzad, shef I politikës në  Coinbase. “Ne do të krijojmë hapësirë për një debat publik mbi meritat e vërteta të kriptomonedhave e jo të përdoret si futboll politik për demagogët që nuk kuptojnë të mirat sociale të teknologjisë”.

Pakoja është një hap me rëndësi i industrisë që ka shpenzuar pak para në politikë kohët e shkuara. Sipas faturave publike, Coinbase do të shpenzojnë 4 mln dollar për lobim këtë vit nga 760 mijë që shpenzoi në 2021-shin.

Por “humori” i Uashingtonit dominohet nga kundërshtarët e kriptomonedhave, sidomos Elizabeth Warren, senatorja demokrate. Në tetor ajo dhe rreth 100 ligjvënës të tjerë I dërguan një letër Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Thesarit për të ndaluar të gjitha operacionet ilegale në kripto pasi po financonin grupet militante në Lindje.

“Asetet digjitale janë një rrezik për sigurinë kombëtare” tha Warren në një intervistë në FT.

Kritika nga politika për kriptot është zgjeruar muajt e fundit pasi Sam Bankman-Fried, kreu i FTX, ish-platforma më e madhe e kriptove u burgos për mashtrom dhe rivali, kompania Binance pranoi se nuk ka marra masa kundër pastrimit të parave.

Fairshake tha se krijimi i tij ishte pjesërisht një “përgjigje ndaj dështimit të anëtarëve kryesorë të Kongresit për të miratuar një kuadër të qartë rregullator dhe ligjor” për kriptomonedhat.

Gjobat e vendosura ndaj kompanive si Binance këtë vit përfshinin shkelje të ligjeve ekzistuese federale të letrave me vlerë dhe pastrimit të parave. Rregullat e mundshme të specialistëve të kriptove që nuk kanë bërë përparim të rëndësishëm përfshijnë ato që mbulojnë monedhat e qëndrueshme (mbështeten në dollar).

Skandalet e fundit të kriptove nxjerrin në pah sfidën me të cilën përballet industria dhe madje kanë bashkuar kundërshtarët tipikë si Ëarren dhe industrinë bankare.

Dhjetorin e kaluar, Warren propozoi një projekt-ligj të krijuar për të njohur industrinë e kriptove me detyrimet kundër pastrimit të parave që zbatohen për pjesën tjetër të financave kryesore.

“Nëse ata nuk janë mashtrues apo kriminelë, ata nuk duhet të shqetësohen për këtë,” tha senatori Roger Marshall, një bashkë-sponsor republikan i projektligjit. “Për ne, të njëjtat standarde zbatohen për kriptovalutat si për bankat.”

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e senatorit Warren me sektorin financiar për të luftuar financimin e paligjshëm në të gjitha format e tij,” tha Gregg Rozansky, këshilltar i lartë i përgjithshëm në Institutin e Politikave të Bankës.

Në një seancë dëgjimore të Senatit këtë muaj, Warren i bëri Jamie Dimon, CEO me ndikim të JPMorgan, një pyetje në lidhje me kriptomat, i cili përsëriti mospëlqimin e tij për sektorin: “Po të isha qeveria, do ta mbyllja atë,” tha ai.

“Fakti që ai e tha kaq troç në një skenë kaq të profilit më tregoi se nuk ka asnjë anë negative. Ai nuk ka frikë nga industria e kriptove”, tha një person që mbron firmat e kriptove në Uashington DC. “Industria po kalon një kohë mjaft të vështirë,” shtoi personi.

Megjithatë, zgjedhjet e nëntorit kanë filluar të luajnë një rol të madh në llogaritjet e mbledhjes së fondeve.

“Nëse demokratët fitojnë zgjedhjet presidenciale dhe, në veçanti, fitojnë Kongresin, atëherë pothuajse me siguri do të ketë sfida të rëndësishme nga perspektiva rregullatore në vitet e ardhshme”, tha Orlando Cosme, themelues dhe avokat menaxhues në firmën ligjore OC Advisory.

“Kjo është arsyeja pse unë i shoh përpjekjet e shtuara të lobimit si një përpjekje për të ndikuar në këto zgjedhje dhe për të siguruar që kandidatët pro-kriptove nga të dyja palët të zgjidhen, sesa një përgjigje ndaj veprimeve dhe padive të fundit të zbatimit,” shtoi ai./FT


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë