Motosport

Nga Gazeta Si – Lando Norris befasoi me një “pole position” spektakolar në Provat Zyrtare për “Çmimin e Madh të Qytetit të Meksikos”, ku britaniku udhëhoqi përpara binomit të Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ndërsa shoku i tij i skuadrës te McLaren, Oscar Piastri, e mbylli sesionin në vendin e tetë.

Pasi vendosi xhiron më të shpejtë në sesionin e dytë, Norris dukej se do ta kishte të vështirë në atë pasardhës, kur Leclerc vendosi “pole position”-in provizor në xhiron e parë.

Por 25-vjeçari u tregua në formë të shkëlqyer në përpjekjen e tij të dytë, duke regjistruar kohën 1’15”586 – ose 0.262 sekonda më të shpejtë se përpjekja e fundit e Leclerc.

Rradha e nisjes në “Mexico City GP”

Hamilton kontribuoi në një paraqitje positive për Ferrari-n me vendin e tretë, i ndjekur nga George Russell i Mercedes në vendin e 4 dhe Max Verstappen i Red Bull në të 5.

Ndërkohë, makina tjetër Mercedes, e drejtuar nga Kimi Antonelli, zuri vendin e 6 përpara Carlos Sainz-it të Williams.

Megjithëse spanjolli u penalizua me pesë pozicione në nisje për shkak të ndëshkimit që mori në garën e kaluar në Austin.

Për Piastri-n ishte një tjetër sesion i vështirë pasi australiani ishte pothuaje tetë të dhjetat më i ngadalshtë se shoku i tij i skuadrës, duke u renditur në vendin e tetë.

Ndërsa Isack Hadjar te Racing Bulls dhe Ollie Bearman te Haas, plotësuan dhjetëshen e parë. “Mexico City GP” do të zhvillohet sot në orën 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë