Nga Gazeta Si – Lojtarët, ekipet dhe historitë për t’u ndjekur teksa faza e ligës në “UEFA Conference League” vazhdon.
Strasbourg dhe Crystal Palace po kërkojnë ta çojnë suksesin vendas në një nivel tjetër, ndërsa sulmuesi i Celje, Franko Kovačević, po shënon me efikasitet të jashtëzakonshëm në prag të javës së dytë të ndeshjeve në “UEFA Conference League”.
E Enjte 23 Tetor 2025
– 18:45
AEK Athens vs Aberdeen
Häcken vs Rayo Vallecano
Breidablik vs KuPS Kuopio
Shakhtar Donetsk vs Legia Warszawa
Drita vs Omonoia
Rijeka vs Sparta Praha
Shkëndija vs Shelbourne
Strasbourg vs Jagiellonia Białystok
SK Rapid vs Fiorentina
– 21:00
Mainz vs Zrinjski
AZ Alkmaar vs Slovan Bratislava
Crystal Palace vs AEK Larnaca
Hamrun Spartans vs Lausanne-Sport
Lincoln Red Imps vs Lech Poznań
Samsunspor vs Dynamo Kyiv
Shamrock Rovers vs Celje
Sigma Olomouc vs Raków
Universitatea Craiova vs Noah
Strasbourg kthehet në “business”
Herën e fundit që Strasbourg mori pjesë në fazën e ligës së një edicioni të UEFA-s ishte në sezonin 2005/06, dhe shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë.
Këtë javë, ata presin Jagiellonia-n me synimin për të vazhduar aty ku e lanë me fitoren 2-1 ndaj Slovan Bratislava në javën e parë, një paraqitje që i tregoi trajnerit Rosenior si pikat e forta, ashtu edhe kufizimet e ekipit të tij.
Vlen të mbani një sy te grupi i lojtarëve të rinj dhe të talentuar të klubit, përfshirë Valentin Barco, Guela Doué, Emanuel Emegha, Diego Moreira, Abdoul Ouattara dhe Kendry Páez.
Palace është gati për të parën në Londër
“Selhurst Park” do të jetë skena e ndeshjes së parë të fazës së Ligës që zhvillohet në jug të Londrës, kur AEK Larnaca të vizitojë Crystal Palace.
Fitorja 2-0 ndaj Dynamo Kyiv në javën e parë zgjati serinë e pathyeshmërisë së Palace në 19 ndeshje, një rekord për klubin.
Megjithëse ekipi i Oliver Glasner pësoi humbje në ndeshjen e rradhës të “Premier League”, ata mbeten një forcë serioze në futbollin anglez këtë sezon.
Shumica e klubeve të mëdha londineze ndodhen në veri të lumit Tamiz. Përpara rikthimit të Palace në Evropë këtë sezon përmes play-off-it të “Conference League”, vetëm dy ndeshje nga Kupat e Evropës ishin zhvilluar më parë në jug të lumit të famshëm.
Humbja 2-0 e Palace ndaj Samsunspor në “UEFA Intertoto Cup 1998” dhe barazimi 1-1 i Millwall me Ferencváros në rrethin e parë të “UEFA Cup 2004/05”.
‘GOLačević’ – Leader’i Celje-s
Trajneri spanjoll Albert Riera u shpreh i shqetësuar që skuadra e tij, Celje, ishte disi e pamatur në fitoren 3-1 ndaj AEK Athens në ndeshjen e parë të fazës së Ligës.
Ndërkohë, kroati Franko Kovačević, i quajtur nga tifozët “GOLačević”, po shijon një fillim të jashtëzakonshëm sezoni.
26-vjeçari u rikthye në Evropë këtë verë pas një periudhe në Korenë e Jugut, dhe tripleta e tij ndaj AEK e çoi në 20 gola këtë sezon –dy më shumë se Harry Kane i Bayern Munich në këtë fazë të sezonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



