Nga Gazeta Si – Sigurisht që nuk do të mbetej jashtë vëmendjes së evropianëve sfida e Leskovcit në Serbi.
Portali zviceran “NZZ.ch” i ka kushtuar një reportazh të gjatë ku analizon atë cka ndodhi në Tetorin e 11 viteve më parë dhe sjell në vëmendje masat shtrënguese të organizatorëve për mbrëmjen e sotme.
Dicka që konfirmohet edhe nga burime të Gazeta Si në Leskovc.
Delegacioni shqiptar i shoqëruar nga gazetarë dhe operatorë të TV tona ka qënë ditën e sotme në shtetrrethim.
Serbët janë të frikësuar nga incidentet e mundshme dhe kanë nisur një gjueti shtrigash për shqiptarët që mund të kenë siguruar bileta për ndeshjen e sotme.
Sipas këtij portali, kjo e sotmja është sfida më delikate e këtyre eleminatoreve
Zyrtarisht asnjë biletë nuk ka qënë në dispozicion të tifozërisë kuqezi, por vendasit janë të bindur se disa prej tyre i kanë siguruar ato.
Gjithnjë sipas zvicernaes NZZ.ch, përvec qindra oficerëve të policisë që i kemi raportuar që pasditen e djeshme, snajperistë, oficerë civilë dhe specialistë të ndalimit të dronëve janë të përfshirë në operacionin e mbarëvajtjes së sfidës.
Kjo pasi organizatorët dhe UEFA duan të parandalojnë me cdo kusht ndonjë skenar të mundshëm për përsëritjen e skandalit të Tetorit 2014.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



