Futboll

Anglezët në Kupat e Evropës

Pas 17 viteve në mungesë të një trofeu madhor, Ange Postecoglou udhëhoqi Tottenham Hotspur drejt suksesit në “UEFA Europa League 2024-25” kur mundi rivalët nga Premier League, Manchester United në Bilbao më 21 Maj 2024. Ishte prej vitit 1984 që Spurs kishin fituar në Evropë, Kupën UEFA nën drejtimin e Keith Burkinshaw, 40 vjet e 363 ditë përpara triumfit ndaj Man Utd. Një javë më vonë, Chelsea triumfoi në Conference League, duke përmbysur Real Betis 4-1.

Bob Paisley dhe Sir Alex Ferguson

Ishte trofeu i parë evropian për blutë e Londrës në 4 vitet e fundit. Të dyja skuadrat i dhanë fund agjërimit në periudha të ndryshme por sa trofe kontinentalë kanë fituar dhe ku renditen mes skuadrave angleze më të suksesshme në Evropë?

Trofe evropianë të fituar nga skuadrat angleze
13: Liverpool
9: Chelsea
6: Manchester United
4: Tottenham Hotspur
3: Nottingham Forest
2: Arsenal, Aston Villa, Leeds United, Manchester City, West Ham
1: Newcastle United, Ipswich Town, Everton


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë