Skuadrat e mbetura në “UEFA Europa League” do të zbresin sot në fushë për aktin e parë të rrugës drejt Bilbaos. Dy çifte interesante përfaqësojnë përballjet e ½ finaleve, Tottenham-Bodø/Glimt dhe Athletic Club-Manchester United.
Tottenham vs Bodø/Glimt
Gjelat e Londrës gjetën kohën perfekte për performacën impresionuese këtë fund sezoni pas fitores 1-0 ndaj fituesve gjermanë të vitit 2022, Eintracht Frankfurt. 11 metërshi i Dominic Solanke-s mjaftoi për kualifikimin nga ¼ finalet me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Ndërsa Bodø është një nga historitë më të bukura në Evropë këtë sezon pas kualifikimit dramatik ndaj Lazio-s në Romë.

Ajo u shndërruar në të parën skuadër norvegjeze që arrin ½ finalet e një kompeticioni UEFA. Bodø ka fituar 8 nga 10 përballjet e fundit me dy takime dhe nuk ka shënuar në 2 nga 26 ndeshjet e fundit europiane në shtëpi. Formacionet e mundshme:
Tottenham Hotspur: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Bergvall, Bentancur, Maddison; Kulusevski, Solanke, Tel.
Bodo/Glimt: Haikin; Sjovold, Nielsen, Gundersen, Bjork; Fet, Auklend, Saltnes; Blomberg, Hauge, Hog
Athletic Club vs Manchester United
Duket se nga fillimi i sezonit, fati ka udhëhequr Athletic në këtë kompeticion ku ata provojnë të ecin në gjurmët e suksesit të “Copa del Rey” me një trofe të dytë në shtëpi që do të bënte të shpërthente festa në qytet. Për të prishur festën e Athletic do të provojë Manchester United që kreu një nga përmbysjet më dramatike në historinë e ¼ finaleve evropiane ndaj Lyon në kohën shtesë duke shënuar në 114’, 120’ dhe 121’ në “Old Trafford”.

Për të fundit herë këto skuadra u takuan në sezonin 2011/12 në raundin e 16 më të mirëve në Europa League. Athletic fitonte 5-3 pas 180 minutave duke mbërritur deri në Finale. Formacionet e mundshme:
Athletic Bilbao: Simon; Gorosabel, Vivian, Alvarez, Berchiche; Ruiz de Galarreta, Jauregizar; I. Williams, Berenguer, N. Williams; Guruzeta.
Manchester United: Onana; Yoro, Maguire, Shaë; Mazraoui, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Fernandes, Garnacho; Hojlund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.