Ushqim

7 truqe për ta mbajtur ushqimin tuaj të freskët kur ju ikin dritat

Një ndërprerje e energjisë mund të jetë mjaft e pakëndshme pasi ndër të tjera, frigoriferi fiket, duke bërë që ushqimi juaj të prishet më shpejt. Prandaj duhet një plan se çfarë të bësh për të ruajtur ushqimet tuaja në rast ndërprerje energjie.

FDA (Food and drug Administration), e cila është një agjenci federale e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka treguar disa mënyra të thjeshta dhe praktike se si mund të veprojmë në atë rast.

Mbani një termometër në frigoriferin tuaj

Termometrat do t’ju ndihmojnë të kontrolloni temperaturën e ushqimit në frigorifer kur nuk ka energji. Sigurohuni që temperatura në ngrirje të jetë në ose nën 0°C. Kjo është temperaturë që siguron ushqimin tuaj.

Mbani të mbyllura dyert e frigoriferit

Gjatë ndërprerjes së energjisë, sigurohuni që dyert e frigoriferit të qëndrojnë të mbyllura sa më shumë. Dyert e mbyllura do të ndihmojnë që ushqimi brenda të qëndrojë i ftohtë më gjatë. Nëse i mbani dyert të mbyllura, ushqimi në frigorifer mund të qëndrojë i freskët deri në 4 orë.

Ngrirja e shisheve të ujit dhe përdorimi i tyre për të ftohur ushqimin në frigorifer

Imazh ilustrues

Duhet gjithmonë të lini disa shishe uji në grirje dhe ti përdorni ato për ta mbajtur ushqimin të freskët për një kohë më të gjatë nëse nuk keni energji.

Mendoni të blini akull

Një ftohës mund të jetë gjithmonë një ide e mirë. Përveç se freskon pijet më shpejt, ajo mund të jetë një ndihmë e madhe në rast se ndërpritet energjia. Ajo ju ndihmon të freskoni ushqime që mund të prishen më shpejt.

Gruponi ushqimet në frigorifer

Imazh ilustrues

Është e rëndësishme të gruponi ushqime në një cep pasi kështu do të jetë më e vështirë të shkrijë akulli apo dhe të ngrohen ushqimet.

Ngrini ushqimin

Mendoni të zhvendosni ushqimet që mund të mos ju duhen menjëherë në ngrirje për t’i mbajtur të sigurta për më gjatë. Këto mund të përfshijnë ushqime gjysmë të konsumuara, mish të freskët dhe qumësht.

Zgjedh se cilat ushqime mund të mbash dhe cilat ushqime duhet të hedhësh

Pavarësisht se sa përpiqesh të mbash temperaturën e duhur në frigorifer, nëse ndërprerja e energjisë zgjat shumë, është e pamundur të “shpëtosh” të gjitha ushqimet prandaj është mirë të dish se cilat ushqime mund ti mbani dhe cilat është më mirë t’i hidhni pasi të mbahen për më shumë se dy orë në një temperaturë konstante.

Mund të mbani: djathëra të fortë dhe të përpunuar, gjalpë dhe margarinë, fruta dhe perime të freskëta të paprera, fruta të thata, gjalpë kikiriku, salcë, mustardë, ketchup, ullinj dhe turshi. Ju gjithashtu mund të mbani bukë, pite, kërpudha të freskëta dhe erëza.

Ju duhet të hidhni: mish të gatuar ose të papjekur, ushqim deti, djathëra të butë ose me pak yndyrë, qumësht, makarona, oriz dhe patate të gatuara, fruta dhe perime të prera, perime të gatuara.

Burimi: Food and Drug Administration. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë