Fansat e Bitcoin parashikojnë që kriptomonedha do të zëvëndësojë floririn, ndonëse kjo duket ende teori. Sipas tyre mediat kanë dezinformuar publikun mbi karakteristikat e Bitcoin dhe kanë listuar 7 teori të gabuara për kriptomonedhën.
-Bitcoin është spekulativ
Përdoruesit e Bitcoin bëjnë rreth 10 miliardë dollarë transaksione në ditë dhe shumë nga këto shërbejnë si remitanca, pagesa apo investime. Ndërkohë në Rusi dhe Bjellorusi kriptomonedha ka shërbyer për të financuar organizatat anti-korrupsion.
-Bitcoin shpenzon shumë energji
Kjo energji që shpenzohet mund të jetë gjeotermike ose hidroelektrike. Mbi 39% është energji e ripërtëritshme. Bitcoin shton masën e karbonit në mjedis, por kjo mund të përmirësohet dhe jo domosdo të hiqet dorë nga prodhimi i tij.
-Vlera e Bitcoin është shumë e luhatshme dhe nuk mund të ketë një vlerë fikse
Mbështetur në histori kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Në vitet 1970, e njëjta situatë ndodhte me vlerën e arit që u rrit me 10 herë dhe më pas ra drastikisht. Në këto momente edhe Bitcoin është në vendin e arit të 70-ës, “po gjen cmimin e vet”.
-Qeveritë “do ta vrasin” Bitcoin-in
Disa qeveri nuk e mbështesin kriptomonedhën, por disa të tjerë në perëndim si SHBA-ja e mbështesin dhe po përshtasin strukturat për pagesat dhe përdorimin e parasë në linjë. Arbitraritetet dhe kufizimet mund ta dëmtojnë më shumë qëndrueshmërinë e kriptomonedhës.
-Kriptomonedhat tjera kanë janë “të pavlera” para Bitcoin
Që nga viti 2009 kur Bitcoin doli në treg, dolën dhe kriptomonedha të tjera, por pa ndikuar tek vlera e tij. Investitorët tregojnë se mund të jenë para digjitale, por nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën domosdoshmërisht dhe nuk ndikohen nga vlera e Bitcoin.
-Bankat Qendrore do të shtypin Bitcoin-in me monedhat e tyre digjitale
Një ndër vendet që ka në plan të digjitalizojë monedhën vendase është Kina, por kjo nuk do të ndikojë negativisht tek vlera e Bitcoin, madje do ta ndihmojë atë. Njerëzit do të përshtaten me asetet digjitale dhe do ta “përqafojnë” më shumë atë.
-“Paratë e lehta” po krijojnë flluskën e Bitcoin
Të gjitha aktivet e rrezikut kanë përfituar nga politika e lehtë e normës së interesit dhe rritja e yield-eve të obligacioneve.
Bitcoin mund të përfitojë nga një shtrëngim i politikës monetare, nëse sinjalizon përshpejtimin e inflacionit, sepse shumë investitorë e shohin Bitcoin si një mbrojtje kundër rritjes së çmimeve të konsumit.
Burimi: Fortune
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




