Sociale

7 të vdekur, 474 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të prekur nga Covid-19,3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Në këtë interval kohe Ministria njofton se janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Më tej thuhet se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier 1961
Shkodër 1378
Durrës 1446
Lezhë 1016
Vlorë 1049
Korçë 880
Elbasan 1045
Berat 821
Dibër 532
Gjirokastër 478
Kukës 392


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë